Connect with Us

SHBA sulmojnë degën afgane të milicisë xhihadiste, IS

Bota

SHBA sulmojnë degën afgane të milicisë xhihadiste, IS

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme

Si reagim pas sulmit të përgjakshëm me shumë viktima në aeroportin e Kabulit, SHBA ka sulmuar me drone degën rajonale të IS-it në Afganistan. Rrezik serioz për sulme të tjera në Kabul.

Sulmi me drone në provincën Nangahar iu drejtua degës rajonale të milicisë xhihadistë, “Shteti Islamik Provinca Khorasan”, IS-K, bëri të ditur një zëdhënës i komandës amerikane Centcom. “Sipas shenjave të para e kemi eliminuar objektivin. Nuk kemi dijeni për viktima civile.”

Presidenti amerikan, Joe Biden pas sulmeve në Kabul, ku humbën jetën 13 ushtarë amerikanë dhe rreth 180 civilë afganë, u betua se SHBA do të kundërsulmonin. “Ne nuk do të falim. Ne nuk do të harrojmë. Ne do t’iu ndjekim dhe do ta paguani këtë”, tha Biden pas sulmit. Zëdhënësja e presidentit, Jen Pseki përforcoi edhe një herë vendosmërinë e presidentit. „Ai e ka bërë të qartë, që nuk do që ata të jetojnë më mbi dhe.” Psaki iu përgjigj me këtë pyetjes, nëse Biden do të urdhërojë vrasjen e tyre apo do t’i nxjerrë para gjyqit. Sulmin në Kabul para dy ditësh e mori përsipër dega afgane e IS-it, IS-K.

LEXO EDHE:  I vetmi vend në botë që ISIS e ka frikë/ Nuk është SHBA-ja

USA I Washington I Psaki Jen Psaki

Rreziku për sulme të reja

Ambasada amerikane në Kabul u bëri thirrje amerikanëve “menjëherë” të largohen nga portat e aeroportit. Qytetarët amerikanë që ndodhen për momentin tek Porta Abbey, ajo Veriore apo e Ministrisë së re të Punëve të Brendshme duhet të largohen menjëherë”, bëri të ditur ambasada në një publikin të fundit. Edhe të enjten ambasada amerikane kishte publikuar një paralajmërim të tillë.

Afghanistan | Nach dem Anschlag in KabulPas sulmit në Kabul

Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby bëri fjalë për „kërcënime konkrete të besueshme” në aeroportin e Kabulit. Ditët e ardhshme janë „më të rrezikshmet e misionit”, tha zëdhënësja e presidentit, Jen Psaki. Megjithatë fluturimet e evakuimit do të kryhen deri në momentin e fundit, bëri të ditur gjenerali, Hank Taylor./DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kosova & Rajoni

Kryeministri grek bën dozën e tretë të vaksinës/ Iu bën thirrje qytetarëve të pavaksinuar

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka marrë dozën e tretë të vaksinës antiCovid.

Krahas kësaj Mitsotakis iu ka bërë thirrje qytetarëve të vaksinohen. Kjo thirrje më shumë ishte për qytetarët grekë që ende nuk kanë marrë asnjë dozë,



“Le të dëgjojmë deri në fund shkencëtarët. Le të shohim të dhënat e vërteta. Le të nxitojmë të gjithë dhe të vaksinohemi në mënyrë që të rrisim më tej normat e vaksinimit në vendin tonë në tërësi. Sapo kam përfunduar dozën e tretë të vaksinës Covid-19, duke ndjekur udhëzimet e ekspertëve. Do t’i kërkoja të gjithëve të bëjnë të njëjtën gjë, si për dozën e tretë, por në veçanti për ata që nuk janë vaksinuar ende. Sepse tanimë të dhënat janë të qarta dhe përtej çdo dyshimi sa i përket efektivitetit dhe sigurisë së vaksinës”, ka thënë ai.

LEXO EDHE:  SHBA në pritje të publikimit të raportit për UFO-t

LEXO EDHE:  Dhuna në Kongres/ Disa zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë japin dorëheqjen

Kujtojmë se Misotakis ka marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer-BioNTech në më 27 Dhjetor të 2020-s dhe të dytën më 18 Janar./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Tërmet i fuqishëm, në vendin fqinj/ “Shkundet” ishulli I Kretës

Publikuar

-

Nga

Një tjetër tërmet godet Greqinë/ Ja ku ishte epiqendra

Ishulli i Kretës, është tronditur sot nga lëkundje të forta sizmike.

Një tërmet me magnitudë 6.3 i shkallës Rihter është regjistruar në jugun e Kretës, para pak çastesh.

Epiqendra u regjistrua 30 kilometra në juglindje të Zakros.



Thellësia, raportohet të ketë qenë pesë kilometra duke shkaktuar lëkundje të forta.

Nuk raportohet për të lënduar apo për dëme materiale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Treni përplas makinën në Kosovë/ Plagosen 6 persona

Publikuar

-

Nga

cna lajme rajon

Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti në Klinë të Kosovës, ku një tren është përplasur me një makinë.

Sipas asaj që raportohet, lajmi është konfirmuar nga autoritetet policore, të cilat kanë nënvizuar se të 6 të lënduarit po marrin trajtim mjekësor në spital.



“Sot me datë 11.10.2021, rreth orës 18:00, Policia është informuar për një aksident trafiku në mes trenit të udhëtarëve dhe një veture, si pasojë e këtij aksidenti 6 persona kanë pësuar lendime trupore të njejtit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë”, thuhej në njoftim./ CNA.al

LEXO TE PLOTE