LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Plagosi me armë gjahu 72-vjeçarin në Shkodër/ Policia zbardh ngjarjen

28 Gusht 2021, 15:12, Kronika CNA
Plagosi me armë gjahu 72-vjeçarin në Shkodër/ Policia

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga 31-vjeçarin, me inicilae F.K, i cili goditi me armë gjahu mëngjesin e sotëm, shtetasin Z.P, 72-vjeç. Ngjarja u shënua në fshatin Hot i Ri.

Ky shtetas dyshohet se fillimisht ka përplasur me automjet shtetasin Z. P., 72 vjeç dhe më pas e ka plagosur me armë gjahu çifte.

Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti pronësie, për një burim uji në fshatin Shllak.

Në momentin e arrestimit, shërbimet e Policisë, kanë gjetur dhe sekuestruar dhe armën e gjahut të cilën e kishte me leje dhe dyshohet se me të ka kryer plagosjen e 72-vjeçarit, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme për veprën penale ?Plagosje e rëndë me dashje?./ CNA.al

Lajmet e fundit nga