Connect with Us

MSH nxjerr shifrat/ Rriten rastet me Covid-19, tre persona humbin jetën

Shëndeti

MSH nxjerr shifrat/ Rriten rastet me Covid-19, tre persona humbin jetën

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 4063 testime, kanë rezultuar pozitivë 905  qytetarë, ndërsa kanë humbur jetën 3 shtetas.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 200 raste në Tiranë, 158 në Shkodër, 43 në Durrës, 39 në Korçë, 36 në Kavajë, nga 33 raste në Vau i Dejës, Vlorë, nga 26 raste në Sarandë, Krujë, 25 në Fier, 22 në Elbasan, 19 në Kurbin, nga 17 raste në Malësi e Madhe, Lezhë, Kamëz, 16 në Lushnje, nga 14 raste në Berat, Kolonjë, 10 në Bulqizë, nga 9 raste në Prrenjas, Peqin, Himarë, nga 7 raste në Pukë, Mat, Divjakë, nga 6 raste në Gramsh, Cerrik, Dimal, Gjirokastër, Tropojë, nga 5 raste në Mallakastër, Memaliaj, Pogradec, nga 4 raste në Këlcyrë, Selenicë, Rrogozhinë, Kukës, nga 3 raste në Has, Mirditë, Shijak, Dibër, Patos, Kuçovë, nga 2 raste në Librazhd, Belsh, Skrapar, Devoll, Vorë, nga 1 rast në Fushë Arrëz, Përmet, Maliq.

LEXO EDHE:  Situata nga Covid/ Mbi 500 raste të reja, ja sa kanë humbur jetën

Aktualisht janë 8866 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 96 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me Covid19 tre qytetarë: dy qytetarë nga Tirana të moshave 58-67 vjeç dhe një qytetar 81 vjeç nga Elbasani. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 347 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 132,723 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (28 Gusht 2021)

Raste të reja ditore         905

Të shëruar në 24 orë       347

Të shtruar në spitale       96

Humbje jete në 24 orë     3

Testime ditore                 4063

Testime totale            1,030,132

Raste pozitive             144,079

Raste të shëruara         132,723

Raste Aktive                    8866

Humbje jete                     2,490

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             3244

Shkodër          1597

Vlorë               791

Fier                  685

Durrës             651

Lezhë              441

Elbasan           414

Berat               296

Gjirokastër       254

Korçë               221

Kukës              137

Dibër                 135…/ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Shëndeti

Mutacioni i ri shqetësoi OBSH-në/ Alimehmeti qetëson qytetarët: S’ka vend për panik

Publikuar

-

Nga

cna, lajme, aktuale

Organizata Botërore e Shëndetësisë, OBSH, e ka klasifikuar si “shqetësues” variantin e ri të Covid (Omicron) të shfaqur në pjesën jugore të Afrikës.

Sipas OBSH ky variant është më ngjitës ose shkakton ecuri të rëndë të sëmundjes Covid-19, ndërsa u bëri thirrje shtetev të kufizojnë lëvizjen.

Lidhur me këtë ka reaguar dhe mjeku epidemiolog Ilri Alimehmeti.

Në një reagim në rrjetet sociale, ai shprehet se ‘alarmi’ i ngritur nga OBSH është I tepër, pasi deri tani janë vetëm 156 raste në të gjithë botën.

LEXO EDHE:  Skandal në Fiks Fare/ 50 euro certifikata e vaksinimit COVID-19, pa e bërë vaksinën

LEXO EDHE:  E ndoqi gjatë infektimit me Covid/ Ambasadori falenderon publikisht Tritan Kalon

“Deri tani vetëm 156 raste me Omicron në të gjithë botën!



Të gjitha raste asimptomatike ose të lehta!

Akoma nuk e kuptoj pse u “shqetësua” brenda 48 orëve OBSH-ja!

Presim… pa panik!”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

A do shtrëngohen masat anti-Covid?/ Bino: Rrezikohemi nga shfaqja e varianteve të reja

Publikuar

-

Nga

Efekte anësore nga vaksinimi masiv?/ Silva Bino zbulon sa raste janë raportuar

Shefja e Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino, ka folur për situatën e pandemisë në vendin tonë.

Në një intervistë për ABC neës, ajo është shprehur që qytetarët nuk po i zbatojnë masat anti-Covid.

Ajo u bëri thirrje organeve ligjzbatuese të jenë më të vëmendshëm ndaj qytetarëve që nuk zbatojnë masat.

Mosbatimi i masave dhe mosvaksinimi sipas Binos mund të sjellin shfaqjen e mutacioneve të reja të COVID.



“Ne i kemi masat duhet vetëm ti zbatojmë, të gjitha masat janë në fuqi. Organet ligjzbatuese duhet të jenë më të vëmendshëm, ne i kemi të gjitha masat si kemi hequr as për të vaksinuarit siç kanë bërë disa vende. Ne i kemi masat në dyqane supermarkete, në autobuse, i kemi masat për vaksinimin e administratës të studentëve, ne i kemi masat por s’i zbatojmë. 

Është e rëndësishme kjo pjesë, njerëzit duhet të kenë pak besim. Njerëzit janë lodhur nga zbatimi i masave dhe u duk se me verën, me uljen e rasteve, kemi më pak zbatim masash. Popullata s’po vaksinohet më me ritme të shpejta dhe nga ana tjetër moszbatimi i masave. Këto mund të sjellin dhe shfaqjen e mutacioneve të reja. Gjithsecili është përgjegjës në këtë pandemi“, tha Bino.

LEXO EDHE:  Situata nga Covid/ Mbi 500 raste të reja, ja sa kanë humbur jetën

LEXO EDHE:  Covid-19 “gjunjëzon” botën/ Arrin në 1 milion numri i viktimave

 

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Manastirliu takohet me drejtorin e OBSH-së/ ‘Mbështesim Traktatin e Pandemisë’

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu është takuar sot me Drejtorin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dr. Tedros Adhanom, për të forcuar bashkëpunimin në kushtet e pandemisë dhe për përgjigjen e koordinuar ndaj emergjencave shëndetësore.

Gjatë bashkëbisedimit në takimin bilateral të zhvilluar në Gjenevë, ku po mbahet Sesioni i Dytë Special i Asamblesë së OBSH-së për pandeminë, Drejtuesi i OBSH-së dhe Ministrja Manastirliu kanë diskutuar për situatën e pandemisë, shqetësimet rreth variantit të ri të Covid-19 dhe rëndësinë e shpejtimit të procesit të vaksinimit, që mbetet kyç në këtë situatë.

Ministrja Manastirliu i prezantoi dr.Tedros përpjeket e qeverisë shqiptare për përballimin e pandemisë dhe rritjen e mbulesës vaksinale, duke theksuar rëndësinë e koordinimit të veprimeve ndërmjet vendeve.

“Nisur dhe nga shqetësimi i ngritur për variantin e ri të Covid-19, ne po intensifikojmë përpjekjet për vaksinimin, edhe derë më derë, në çdo komunitet. Besojmë se ka nevojë për një përgjigje të koordinuar në nivel global për pandeminë. Shqipëria është plotësisht e angazhuar për t’iu bashkuar iniciativës për të koordinuar veprimet ndërmjet shteteve, për të punuar së bashku drejt një Traktati Ndërkombëtar për përgatitjen dhe përgjigjen ndaj pandemisë dhe emergjencave shëndetësore”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu i prezantoi drejtorit të OBSH-së punën e bërë për forcimin e kujdesit shëndetësor parësor dhe adresimin e problematikave të shëndetit mendor, përmes integrimit të shërbimeve socio-shëndetësore.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, dr. Tedros siguroi Ministen Manastirliu për mbështetjen, duke vlerësuar punën e bërë për kujdesin parësor. Dr. Tedros vlerësoi gjithashtu angazhimin e Shqipërisë për mbështetjen për Traktatin e Pandemisë.

LEXO EDHE:  E ndoqi gjatë infektimit me Covid/ Ambasadori falenderon publikisht Tritan Kalon

LEXO EDHE:  Samiti Virtual për COVID/ Udhëheqësit botërorë premtojnë miliona dollarë  



“Jam i lumtur që Shqipëria po bën progres sa i takon forcimit të kujdesit parësor, si një shtyllë shumë e rëndësishme e sistemit shëndetësor. Kujdesi shëndetësor parësor do të jetë në fokus të Samitit të ardhshëm të OBSH-së dhe Shqipëria mund të jetë një shembull pozitiv në këtë drejtim. Vlerësoj edhe angazhimin e Shqipërisë për Traktatin e Pandemisë, për të cilin po bëjmë progres”, tha dr. Tedros.

Ministrja Manastirliu i ka prezantuar drejtorit të OBSH-së dy iniciativat e Shqipërisë në rrafshin ndërkombëtar për adresimin e problematikave të pandemisë, me fokus shëndetin mendor dhe të rinjtë.

Shqipëria do të jetë pritëse e Forumit Rinor për Shëndetin, në bashkëpunimin me Zyrën Rajonale e OBSH-së për Europën.

Gjithashtu Shqipëria do të organizojë Ministerialin ndër-rajonal të vendeve të Balkanit Perendimor për promovimin e shëndetit mendor.

Dr. Tedros shprehu gatishmërinë për të qenë prezent në këto iniciativa të rëndësishme që do të realizohen në Shqipëri gjatë vitit të ardhshëm.

Takimi mes Ministres Manastirliu dhe shefit të OBSH-së u zhvillua në kuadër të sesionit special për Traktatin Ndërkombëtar të Pandemisë që po mbahet në Gjenevë të Zvicrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të lartë të rreth 100 vendeve anëtare të OBSH-së.

LEXO TE PLOTE