LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjermania arrin kuotën 60% të vaksinimit të popullsisë

28 Gusht 2021, 14:05, Kosova & Bota CNA
Gjermania arrin kuotën 60% të vaksinimit të popullsisë

Ministria e Shëndetësisë në Gjermani ka deklaruar këtë të shtunë se më shumë se 50 milionë gjermanë e kanë marrë ndërkohë dozën e dytë të vaksinimit.

?Më shumë se 60% e njerëzve në Gjermani janë të vaksinuar plotësisht kundër virusit Corona. Dozën e dytë të vaksinës e kanë marrë afërsisht 50 milionë vetë në Gjermani, që do të thotë 60,1% e popullsisë”. Ministria gjithashtu bën të ditur se 65% ose 54 milionë vetë janë vaksinuar të paktën një herë.

Kuota e vaksinimit ndryshon sipas landeve. Në Bremen për shembull janë vaksinuar më shumë se 74% e qytetarëve. Kurse në Saksoni kjo kuotë është më e ulët, rreth 54% e qytetarëve janë vaksinuar në këtë land njëherë, 51,4% dy herë.

“Çdo vaksinë na ndihmon që ta kalojmë së bashku me shëndet të mirë vjeshtën dhe dimrin?, shkroi ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn (CDU) në twitter. DW

Lajmet e fundit nga