LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ekskluzive-Zbulohet qeveria “Rama 3”/ Shumica e ministrive do drejtohen nga zonja

28 Gusht 2021, 11:48, Politikë CNA
Ekskluzive-Zbulohet qeveria “Rama 3”/ Shumica e ministrive do

Kryeministri Edi Rama pritet sërish të sjellë emra surprizë në qeverinë e tij të re.

Qeveria ?Rama 3?, pritet të jetë një kabinet i reformuar në më shumë se gjysmen e tij dhe shumica e emrave pritet të jenë zonja.

Kreu i qeverisë ndjehet komod me zonjat ministre dhe ?Rama 3? do jetë një qeveri me mazhorancë femërore.

Sipas burimeve zyrtare të CNA.al ministrat që qëndrojnë në detyrë janë:

Belinda Balluku, ministre e Infrastrukturës dhe Energjitikës

Olta Xhaçka, ministre e Jashtme

Ogerta Manastirliu, ministre e Shëndetësisë

Elisa Spiropali, ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin

Niko Peleshi, ministër i Mbrojtjes

Arben Ahmetaj, ministër për Rindërtimin

Blendi Çuçi, ministër i Brendshëm.

Këta janë emrat e ministrave që qëndrojnë në detyre edhe në qeverinë ?Rama 3?- raporton CNA.al

Ndërkohë pritet të ketë disa largime.

Ku bie në sy Etilda Gjonaj e cila lëshon karrigen e ministres së Drejtësisë, post për të cilin Rama ka rezervuar një emër surprize.

Genta Bungo e cila është pjesë e trupave të Vettingut është emri i preferuar i Ramës, problem është zëvendësimi i saj.

Milva Ikonomi pritet të largohet nga Bujqësia dhe vendin e saj pritet ta marrë Frida Krifca, aktualisht Drejtore e AZHBR.

Anila Denaj pritet të largohet nga ministria e Financave, e cila pritet të ndahet në dy ministri Ekonomia dhe Financat.

Një emër i ri që hyn në kabinetin ?Rama 3?, është Arbian Mazniku, aktualisht nën/kryetar i bashkisë Tiranë.

Blendi Klosi largohet nga ministria e Mjedisit, Eduard Shalsi nga ministria për Mbrojtjen e Sipërmarjes.

Qeveria ?Rama 3? duket qartazi se do ketë një fytyre femërore, ndoshta qeveria me më shumë femra jo vetëm në historinë e Shqipërisë, por mund të jetë një rekord botëror.

Surprizat e emrave në qeverisje nuk mbarojnë me kaq, gjithçka pritet të mësohet e plotë ditën e enjte, kur kryeministri pritet të shpallë qeverinë e tij gjatë një mbledhje të strukturave më të larta drejtuese të PS./CNA.al

Lajmet e fundit nga