LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

E rëndë/ Kamioni përplas vajzën e mitur në “Astir”

28 Gusht 2021, 17:34, Aktualitet CNA
E rëndë/ Kamioni përplas vajzën e mitur në

Mbrëmjen e sotme është regjistruar një aksidenti rëndë në zonën e Astirit. Sipas asaj që raportohet në media, një kamion ka përplasur një vajzë të mitur.

Qytetarët i kanë ardhur në ndihmë të miturës.  Ajo është transportuar menjëherë në spital, ku sipas njoftimit të policisë paraprakisht është jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton rrethanat e aksidentit.

Më datë 28.08.2021, rreth orës 17:10, në rrugën ?Tom Plezha?, mjeti me drejtues M. L., ka përplasur këmbësoren e mitur me iniciale E. S., rreth 14 vjeçe,  e cila është dërguar në spital për ndihmë mjeksore, paraprakisht pa probleme për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit?, njofton policia“, njofton policia./ CNA.al

Lajmet e fundit nga