Connect with Us

Do luhet sonte Superkupa e Shqipërisë, Teuta sfidon Vllazninë në “Elbasan Arena”

Sport

Do luhet sonte Superkupa e Shqipërisë, Teuta sfidon Vllazninë në “Elbasan Arena”

Publikuar

-

Superkupa e Shqipërisë do të luhet ditën e sotme në stadiumin “Elbasan Arena”, aty ku do të përballet kampionja, Teuta, me fituesen e Kupës, Vllazninë. Sfida do të luhet në orën 19:00 në prani të tifozëve, me “Elbasan Arenën” që do të presë 30% të kapacitetit, ashtu siç e parashikon edhe ligji për masat antiCOVID. Çmimet variojnë nga 200 lekë të rinj deri në 1500 lekë në tribunën VIP. Durrsakët duhan të fitojnë Superkupën e dytë rresht, pas asaj të fituar gushtin e shkuar ndaj Tiranës.

Edi Martini është trajneri më i suksesshëm në historinë e Teutës. Gjatë një viti e pak, trajneri dhe Teuta e tij kanë fituar tre trofe. E nisën gushtin e 2020- ës me Kupën e Shqipërisë. Një muaj më pas Superkupën e Shqipërisë dhe në maj shkodrani në stolin e durrsakëve fitoi kampionatin shqiptar. Askush si ai nuk ka fituar. Ama Martini mund të hyjë në histori sepse mund të fitojë Superkupën e dytë dhe trofeun e katërt rresht që do të ishte një statistikë e jashtëzakonshme.

LEXO EDHE:  Video-100-vjetori i shoqnisë "Vllaznia"/ Ekspozitë me botime dhe dokumente  

Teuta ka mbyllur dje përgatitjet për ndeshjen ndaj Vllaznisë në Elbasan, e vlefshme për Superkupën e Shqipërisë. Nën drejtimin e trajnerit Edi Martini, ekipi zhvilloi pasdite në “Niko Dovana” një seancë të karakterit tekniko-taktik, ku stafi ka dhënë këshillat e fundit. Trajneri Edi Martini nuk ka të gatshëm për ndeshjen e së shtunës, sulmuesin Lorenco Vila dhe është në dilemë për zëvendësuesin e tij. Martini do të vendosë pak para sfidës së sotme. Të gjithë futbollistët, përveç Vilës të dëmtuar, janë në dispozicion të stafit teknik të Teutës. Ndërkohë në krahun tjetër trajneri Brdariç, ka në dispozicion të gjithë lojtarët, teksa pritet të hedhë në fushë formacionin më të mirë të mundshëm që ka në dispozicion.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Sport

Formacionet zyrtare të Suedi-Kosovë, “Dardanët” me dyshen Muriqi-Rashica në sulm

Publikuar

-

Nga

Dalin formacionet zyrtare të ndeshjes Suedi-Kosovë, që nis në “Friends Arena” të Solnas. Kosova do të ketë një mal të lartë për të ngjitur, por pa liderin ekipit Zlatan Ibrahimovic që mund t’i zgjidhë ndeshjet me një lëvizje të vetme edhe Suedia duhet të djersijë shumë për të marrë maksimumin.

Challandes, me rreshtimin 4-4-2 do të hedhë në fushë: Muric  në portë; Vovjvoda, Rrrahmani, Aliti dhe Hadergjonaj në mbrojtje; në mesfushë Bytyqi, Loshaj, Dresevic dhe Rashani; në sulm dyshja Muriqi-Rashica.

LEXO EDHE:  Eksploziv makinës së administratorit të Vllaznisë/ Pritet mbërritja e forcave xheniere

LEXO EDHE:  Vllaznia përballet me Ael Limasol/ Ademi kërkesë Manastirliut: Lejo tifozët në stadium pa asnjë kufizim



Kosova renditet në vendin e katërt në Grupin B, me 4 pikë, duke lënë pas vetëm Gjeorgjinë, që mbyll tabelën me vetëm 1 pikë.

LEXO TE PLOTE

Sport

Shpresat përgatiten për Slloveninë, Bushi thërret edhe sulmuesin e Fiorentinës

Publikuar

-

Nga

Shqipëria U-21 ka nisur menjëherë nga puna për përgatitjen e ndeshjes së dytë ndaj Sllovenisë, pas fitores me dopietë të enjten ndaj Andorrës.

Ekipi i drejtuar nga Alban Bushi ka zhvilluar të premten një seancë të lehtë stërvitore ndërsa do të zhvillojë edhe ditën e sotme një tjetër stërvitje.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se ekipit të Shpresave i është bashkuar këtë të shtunë edhe futbollisti shqiptar që aktivizohet në radhët e Fiorentinës, Eljon Toçi.



Ai ishte pjesë e grumbullimit me ekipin e 19 vjeç arëve, që drejtohet nga Armando Cungu ndërsa ditën e djeshme luajti edhe në miqësoren e parë të planifikuar ndaj Malit të Zi, teksa shënoi një dy golësh, duke qenë një protagonistët kryesorë të skuadrës kuqezi.

LEXO EDHE:  Politikës nuk i shpëton as sporti/ Zbulohet urdhri i Bashës për të shpëtuar Vllazninë dhe rrëzuar…

LEXO EDHE:  Finalja e Kupës së Shqipërisë/ “Shpërthen" Artan Hoxha: Titulli i vendosur, ja kush do fitojë sezonin e ri

Shqipëria U-21 luajti dy ditë më parë ndaj Andorrës në Elbasan Arena, ndeshjen e vlefshme për kampionatin Europian 2023, ku fitoi me rezultatin 2-0, ndërsa do të zhvillojë edhe një tjetër sfidë ndaj Sllovenisë, në po të njëjtin stadium ditën e hënë në ora 18:30, ku kuqezinjtë do të tentojnë fitoren e dytë radhazi.

LEXO TE PLOTE

Sport

Kalendari/ Të mërkurë dhe të enjte, futbolli shqiptar rikthehet në mesjavë

Publikuar

-

Nga

Futbolli shqiptar prej datës 3 tetor është pushim, kjo për shkak të dy ndeshjeve të Kombëtares kuqezi me Hungarinë dhe Poloninë. FSHF bën me dije se topi do rrotullohet në Shqipëri mesjavën që vjen, me ndeshjet e kthimit për Kupën e Shqipërisë.

Në 13 dhe 14 tetor do zhvillohen ndeshjet e kthimit, ndërsa disa nga dulet priten me interes për vetë rezultatet në sfidat e para. Në grupin A, Dinamo do duhet të përmbysë humbjen 1-0 në sfidën e parë me Erzenin, ndërsa në atë B, Vllaznia, Kukësi, Egnatia dhe Laçi kanë ndeshje delikate.

LEXO EDHE:  Finalja e Kupës së Shqipërisë/ “Shpërthen” Artan Hoxha: Titulli i vendosur, ja kush do fitojë sezonin e ri

LEXO EDHE:  Video-100-vjetori i shoqnisë "Vllaznia"/ Ekspozitë me botime dhe dokumente  



Shumica e ndeshjeve do zhvillohen të mërkurë, ndërsa të enjte luhet pjesa e mbetur.

Kalendari për dy grupet:

LEXO TE PLOTE