Connect with Us

Tirana nesër pa energji elektrike/ OSHEE publikon zonat dhe oraret

Aktualitet

Tirana nesër pa energji elektrike/ OSHEE publikon zonat dhe oraret

Publikuar

-

cna cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE njofton se ditën e nesërme disa zona të Tiranës do të mbeten pa energji elektrike për shkak të punimeve që po bëhen në rrjet.

OSHEE njofton se ndërprerje do të ketë në zonat e mëposhtme nga ora 09:00-19:00.

Njoftim i OSHEE

Në kuadër të zbatimit të investimit për mirëmbajtjen e kabinave, nesër 28 gusht gjatë intervalit kohor 09;00-14:00 dhe 14:00-19:00 do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë: Pjesërisht Rruga ‘Sami Frashëri”, Bërxullë, Lagjia “Mucaj” der te dogana e Tiranës.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Rrezikon të humbasë mandatin e deputetit/ Reagon Elda Hoti

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti e cila rrezikon të humbasë mandatin e deputetit ka reaguar pas akuzave se ka fshehur ndryshimin e emrit të babait në formularin e dekriminalizimit.

Në një postim të gjatë në rrjetin social Facebook ajo ka reaguar për herë të parë, duke hedhur poshtë ato që ajo i quan akuza dhe sulme që sipas saj kanë synim t’i njollosin figurën, ndërsa firmëtarët e ankimit të dorëzuar në KQZ i konsideron komunistë.

Ajo thekson se nuk ka ndryshuar kurrë gjeneralitete dhe as nuk ka fshehur asgjë.

Postimi i plotë:

Janë “munduar” shumë të më sulmojnë, që më hyrjen time në politikë.

Jam munduar të qëndroj e ftohtë dhe mos t’ju përgjigjem sulmeve politike, që më janë bërë.

Kam vendosur të jap kontributin tim në politikë, për zonën që unë përfaqësoj, pa kërkuar vende fituese, siç kanë qënë bërë shumica e këtyre, që sot janë të “pakënaqur”.

Madje duke marrë sulme, nga më të ndryshmet nga to.

Thjeshtë se kishin frikën e mbështetjes së madhe, që do të më jepnin njërëzit.

Nëse do isha kaq pa moral, nuk do dilja deputetja, që donin në kuvend me votë preferenciale, qytetarët e qarkut Lezhë.

Edhe pse e isha e fundit në listë.

Them qytetarët dhe nuk them vetëm demokratët, se unë u votova edhe nga socialistë, edhe nga qytetarë pa bindje politikë. Nuk bëra luftë për vota brenda PD-së. As nuk vodha vota, siç më bën mua.

Mund ta marr me mend arsyen e këtyre sulmeve.

I përshendes dhe ju them e keni të kotë, nuk e njollosni dot figurën time.

Zotit Llesh, që këto e paskën gjet, për ta nxjerrë firmëtar, i them ta kanë dhënë informacionin gabim.

Unë nuk kam ndryshuar kurrë gjeneralitete, as nuk kam fshehur, se nuk kam asgjë, për të fshehur.

Kam respektuar me përpikmëri ligjin për dekriminalizimin dhe jam në politikë, për të mbështetur dekriminalizimin e mëtëjshëm të politikës.

Zoti Llesh dhe ato që fshihen pas tij, nuk janë votuesit e mi. Janë pikërisht ato që i janë trembur emrit tim, ne familjen e PD-së dhe në politikë.

Nuk kam pranuar në asnjë moment të jetës time, as të korruptohem, as nuk kam marrë ndonjë tender. As nuk kam qenë ndonjëherë në pushtet që të abuzoj.



Kam hyrë në politikë jo për të pasuruar veten, as familjaret e mi, as për te punësuar të afërmit e mi, ashtu siç kanë bërë këta që fshihen pas Zotit Llesh!

Kërkova me ngulm që votat e mija, të shkonin vetëm për Partinë Demokratike.

Unë vij nga familje e të përndjekurish politik. Sot, nuk do të lejoi askënd të mundohet të më bëj të ndihem e “persekutuar”.

Nuk kam bërë ndonjë krim, që të më bëhët gjyq publik, as politik.

Babai im, ka patur një jetë plot sfida dhe kurrë nuk u dorëzua. Unë jam bija e tij, që kurrë nuk do dorëzohem ndaj askujt dhe gjithë jetën time do mundohem ta bëj krenar, ashtu siç jam unë për të.

Unë jam Elda Hoti!

Krenare, për emrin dhe mbiemrin tim.

Krenare për familjen time dhe prejardhjen time.

Ato që janë frikësuar nga emri dhe mbiemri im, ju them vazhdoni. Politika, duhet të pastrohet nga njërëz si ju, që i keni kthyer partitë dhe pozicionet në parti, si pronë private. Që sulmoni çdo të ri, që vendos të japë kontribut në politikë.

Po unë do vazhdoj të jap kontributin tim, që politika të pastrohet nga “mola” si ju.

Të pastrohet nga komunistët. Dhe ua siguroj që firmëtarët e kësaj deklaratë, kanë lidhje të ngushtë me komunistët.

Po fati juaj i keq, që unë jam lindur dhe rritur në Milot. Era e fortë e Milotit, e ka brumosur shumë karakterin tim, që të jetë i palëkundur dhe i pamposhtur, nga disa lepuj si ju, që po ma përmendni emrin çdo ditë. Fati juaj i keq, që jam edhe prej Hoti

Vazhdoni ju them dhe mos u ndalni, se as unë nuk do ndalem në betëjen time, për ta pastruar politikën nga “specie” pa shtyllë kurrizore si ju. E treguat origjinën tuaj komuniste, e keni në gen. Prindërit tuaj kshu shkruanin letra anonime, për t’ju bërë keq Shqiptarëve të ndërshëm, që nuk ju nënshtruan atij sistemi.

Misioni im në politikë vazhdon

E përulur para jush qytetarë të qarkut Lezhë, që më besuat, që të isha deputetja juaj me votë preferenciale./CNA.al

U betua sot në Kuvend/ Nuk do ta besoni CV-në e deputetes së re

“Babai me të shkuar kriminale?”/ Denoncohet në KQZ dhe SPAK, deputetja e Bashës

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha ‘non grata’/ Bushati: BE vullnet për t’u distancuar nga ‘arroganca’ e SHBA ndaj një shteti sovran

Publikuar

-

Nga

Analisti Andi Bushati tha gjatë emisionit ‘Shock’ në Euronews Albania se deklarata e sotme e Luigi Soreca që BE është e gatshme të bashkëpunojë me PD, pavarësisht se kush është në krye të saj tregon se Bashkimi Europian ka një vullnet për t’u distancuar nga ndërhyrja e SHBA ndaj një shteti sovran.

Sipas tij, fakti që Soreca jo vetëm nuk e përjashtoi mundësinë e bashkëpunimit me Berishën, por risolli më vëmendje faktin se BE ka bashkëpunuar me PD edhe kur kjo e fundit dogji mandatet, tregon se nuk është në një mendje me SHBA lidhur me këtë çështje.

“Ka një vullnet për të thënë se nuk jemi me deklaratën: nëse nuk dënon Berishën PD do hajë bar”, tha Bushati.

LEXO EDHE:  Mashtrimi me energjinë/ Pranga punonjësit të OSHEE dhe pronarit të hotelit

LEXO EDHE:  Vëllai i Luan Bregasit fiton tenderin 1.4 miliardë lekë me 97% të vlerës

Sipas analistit Bushati, kjo që po bën SHBA përmes ambasadës së vet në vendin tonë, duke u bërë pjesë e betejës së brendshme të një partie është e tepërt dhe e papranueshme.



“Lajmi i dytë ka disa kohë që qarkullon në formë gjysmë lajmi gjysmë thashethemi nëpër qarqet diplomatike të Tiranës që thonë se arroganca e Amerikës ka shkuar deri këtu dhe për ne europianët.

Nuk mund të veprohet kështu me një shtet sovran, që një ambasadë e huaj të bëhet pjesë e konkurrencës brenda një partie, është bërë pjesë e betejës së brendshme të një partie. Kaq është shumë”, tha analisti Andi Bushati./euronews

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Situata në PD/ Fevziu: Përplajsa Basha-Berisha, debati i vetëm real në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Gazetari Blendi Fevziu ka komentuar situatën e brendshme në Partinë Demokratike. Ai tha se përplasja Basha-Berisha është i vetmi debat real në Shqipëri.

Fevziu shtoi se deklaratat e Bashës dhe Berishës i sheh një lloj lufte nervash. Në fund, sipas tij do të vendosë se cili ka mbështetjen më të madhe.

“Në fund, thelbi është raporti i forcave. Çdo gjë ndahet se nga anon vota e PD. Nëse anëtarësia mbështet Bashën apo Berishën”, është shprehur ai.

Sipas Fevziut, PD duhet të masë pulsin e forcave anëtare të saj. Nga ana tjetër ai shtoi se fituesi duhet t’i japë mundësitë palës humbëse dhe ata që janë jashtë partisë që të bëhen pjesë e proceseve.



“PD duhet të ndërtojë një koalicion të gjerë dhe të zgjidhë ngërçin e brendshëm”.

LEXO EDHE:  Vëllai i Luan Bregasit fiton tenderin 1.4 miliardë lekë me 97% të vlerës

LEXO EDHE:  Mashtrimi me energjinë/ Pranga punonjësit të OSHEE dhe pronarit të hotelit

Gazetari gjithashtu është shprehur se nuk është dakort që as Berisha dhe as Basha të mbeten në krye të partisë.

Mirela Milori: Vërtet e shikoni partinë me kryetar Berishën dhe me Bashën pjesë të partisë dhe me kryetar Bashën dhe Berishën pjesë të partisë, pas kësaj përplasje?

Blendi Fevziu: Unë jam që as njëri as tjetri të mbeten në krye të partisë. Ka shumë parti në botë që kanë bërë kompromise të tilla kur dy personat kanë qenë shumë të fortë dhe këtë do e shohim pasi të testohen. Nëse njëri ka 80% dhe tjetri 20% çfarë kuptimi ka, por kur kanë një balancë të fortë gjithmonë gjendet një figurë kompromisi. E ka bërë partia socialiste këtë në Shqipëri.

LEXO TE PLOTE