LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mori 2 mijë euro ryshfet për të lejuar ndërtimin pa leje/ Gjykata lë në burg ish efektivin e policisë

27 Gusht 2021, 09:52, Aktualitet CNA
Mori 2 mijë euro ryshfet për të lejuar ndërtimin pa leje/

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për ish efektivin e Komisariatit numër 6, Lefzat Veseli.

Veseli është i akuzuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre, pasi i kërkoi një qytetari 2 mijë euro ryshfet në këmbim të lejimit të një ndërtimi pa leje.

Në të njëjtën seancë gjykata vendosi të kalojë për kompetencë në SPAK dosjen.

Levzat Veselaj, 47 vjeç  u ndalua pas kallëzimit të shtetasit E.B.

Pas hetimit të policisë, rezultoi se gjatë një periudhe kohore të vazhdueshme, ka shpërdoruar detyrën dhe ka marrë shuma monetare në këmbim të premtimit për mosveprimin e strukturave policore për ndërprerjen e paligjshmërisë në fushën e ndërtimeve pa leje./ CNA.al

Lajmet e fundit nga