LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ekskluzive/ Katër emrat e socialistëve për kryetar Kuvendi

27 Gusht 2021, 13:02, Politikë CNA
Ekskluzive/ Katër emrat e socialistëve për kryetar Kuvendi

Edi Rama pritet të shpallë ditën e enjte në datën 2 shtator kabinetin e tij në mandatin e tretë të socialistëve në qeverisje.

Gjithashtu pritet të bëhen edhe shumë ndryshime të tjera në institucionet kryesore në vend.

CNA.al ka mësuar nga burime zyrtare pranë Partisë Socialiste katër emrat, të cilët pritet të garojnë për të marrë drejtimin e Kuvendit të Shqipërisë.

Socialistët kanë dy poste drejtuese në Kuvend, kryetarin dhe një nën/kryetar, nën/kryetari i dytë i përket opozitës.

Sipas të njëjtave burime mesohet se emrat në garë janë katër. Dy zonja dhe dy emra të tjerë të rëndësishëm të socialistëve.

Ish-ministrja e Arsimit Lindita Nikolla e cila drejtoi edhe fushatën e kësaj forcë në Lezhë është një emër në garë.

Dhe emri i dytë është ai i Elisa Spiropalit, ministre për Mardhëniet me Parlamentin.

Fatmir Xhafaj, ish-ministri i Brendshëm që u dorëhoq pas inskenimit të skandalit ?Babale?, njeriu që u fut në parlament duke thyer listën, është një emër tjetër i socialistëve që mund të marrë drejtimin e Kuvendit.

Por, Rama duket se ka dhe një personazh tjetër, i cili duket se është i pasulmueshëm nga opozita megjithëse ka mbajtur tre poste ministrore. Ai është Blendi Çuçi ministri aktual i Brendshëm i cili mori drejtimin e institucionit pas dorëheqjes së Sandër Lleshajt.

Çuçi më shumë sesa rezultate në institucion ka fituar vetëm një betejë, heshtjen dhe akuzat e opozitës si rrallë herë ndaj ndonjë ministri të Brendshëm.

Këta janë katër emrat që socialistët kanë në listën e tyre për të marrë drejtimin e Kuvendit, gjithçka ngelet për tu vendosur nëse Rama do vendosë që nga dora e fortë e Gramoz Ruçit, t?ja kalojë drejtimin e Kuvendit një zonje, Fatmir Xhafajt apo dikujt në mes./CNA.al

Lajmet e fundit nga