LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E trishtë/ Ndërron jetë drejtori i Qendrës Kulturore të Fëmijëve në Shkodër, Kujtim Alija

27 Gusht 2021, 09:17, Aktualitet CNA
E trishtë/ Ndërron jetë drejtori i Qendrës Kulturore të

Kompozitori, dirigjenti dhe drejtori i Qendrës Kulturore të Fëmijëve në Shkodër, Kujtim Alija, ka ndërruar jetë ditën e sotme.

Mësohet se mjeshtri i madh ka humbur jetën pasi prej dy vitesh vuante nga kanceri.

Homazhet do të bëhen nesër në Teatrin Migjeni nga ora 09:00-11:00.

Kujtim Alija ishte një prej emrave me një kontribut të madh në muzikën shqiptare. Vinte nga një familje shkodrane intelektualësh, të cilët e donin arsimin dhe artin.

Ka mbaruar Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë, nën drejtimin e dirigjentit, Artistit të Popullit, Rifat Teqja, mbas shkollës së muzikës ?Prenkë Jakova? të Shkodrës.

Festivali i parë shqiptar i këngës për fëmijë u zhvillua në Shkodër, më 10-11 maj 1963, një vit pas Festivalit të Këngës në Radio.  Kjo bëri që ky festival të mbesë deri më sot, si të thuash ?Pronë? e këtij qyteti.

Ky festival në vite zbuloi dhe u dha rrugën e artit shumë talenteve të cilët më vonë shkëlqyen në skenat shqiptare dhe ato botërore.

Në gjithë këto vite dirigjenti, drejtuesi dhe organizatori shkodran Kujtim Alija, pati jo vetëm fatin, por edhe aftësitë të bëhej vazhdues i mjeshtrave, që drejtuan këtë festival, pa munguar dhe pa i ndryshuar klasin asnjëherë, gjë që nuk ishte aq e thjeshtë, duke pasur parasysh së paku ngjarjet e vitit 1991 dhe 1997.

Nga ana tjetër, ai i rriti klasin këtij Festivali me zgjerimin e gjeografisë së tij, me pjesëmarrje të krijuesve dhe interpretuesve të vegjël nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi. Në mënyrë të natyrshme, Festivali i Fëmijëve u bë Mbarëkombëtar (në vitin 1993) gjë që i jep një meritë tjetër shumë të rëndësishme Kujtim Alisë. / CNA.al

Lajmet e fundit nga