Connect with Us

Deformimet mafioze në zgjedhje dhe protestat/ Elezi: Do tu tregojmë demokratëve se si i mashtroi Basha

Politikë

Deformimet mafioze në zgjedhje dhe protestat/ Elezi: Do tu tregojmë demokratëve se si i mashtroi Basha

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ibsen Elezi, kandidati që u përjashtua nga gara për kryetar të PD-së, ka folur për deformimet e zgjedhjeve të 25 Prillit si dhe ngritjen e demokratëve kundër kreut të PD, Lulzim Basha.

I ftuar në A2 CNN, Elezi është shprehur se Basha nuk mundi të kuptonte dhe zbulonte deformimin në zgjedhje pasi deformimet kanë qenë nga duart mafioze.

Deformimi i procesit të zgjedhje ka qenë një deformim i maskuar, që Basha nuk ka munduar ta zbulojë dot, pasi kanë qenë deformime mafioze.

Ajo që Basha duhet të dinte është se i ka ndodhur dy herë të tjera dhe mund t’i ndodhte prapë”, tha ai.

LEXO EDHE:  DW: Në lupën e protestës për shembjen e Teatrit Kombëtar

I pyetur nëse do të ketë protesta për të rrëzuar Lulzim Bashën nga PD, Elezi është shprehur:

Ajo që ne kërkojmë është të takojmë demokratë për të qenë transparent dhe për të treguar se si i ka mashtruar Basha familjet e tyre për  të votuar.

Besoj që zërat do të shtohen dhe njerëzit që mendojnë se nuk duhet të lënë PD dhe kontributin e tyre të shkojë dëm, nuk do ta mbështesin”, tha ndër të tjera Ibsen Elezi./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Kriza energjetike/ Ish ministri i Brendshëm këshillon Ramën

Publikuar

-

Nga

cna lajme politik

Ish ministri i Drejtësisë, Fatmir Xhafaj ka komentuar situatën emergjente në të cilën ndodhet Shqipëria, përsa i përket krizës së energjetikës.

I ftuar në Report Tv, Xhafaj u shpreh se masat e marra nga kryeministri Edi Rama për menaxhimin e krizës janë pozitive, por nuk janë të mjaftueshme.

Sipas vlerësimit të Xhafaj, qeveria duhet të hapë një diskutim me aktorë të kësaj fushe dhe të tjerë në mënyrë që të gjenden më shumë mundësi për të menaxhuar krizën dhe situatën.

Unë nuk jam një ekspert i fushës së energjisë por si qytetar dhe si politkan kam një qëndrim që ka të bëjë me një vështrim të situatës.

Është një situatë e rëndë në aspketin e energjisë dhe rritjes së energjisë në rang global kjo është e dukshme.



E rëndësishme është se si duhet ta menaxhojmë. Ajo që është themelore në gjithë këtë diskutim është ajo që ka të bëjë me qytetarët, se sa të aftë do të jemi ta menaxhojmë këtë krizë pa lënduar qytetarët.

Por masat e marra nga kryeministri janë pozitive,por nuk janë të mjaftueshme, duhet të ketë edhe më shumë mundësi.

Çështja është se si ne do ta trajtojmë këtë problem, se si do të rrisim pavarësinë energjetike. Pasuritë që ka na ka dhënë Zoti mund t’i shfrytëzojmë për të patur më shumë mundësi. Në këtë kontekst nuk do të ishte e mjaftueshme.

Në vlerësimin tim qeveria duhet të hapë një diskutim me aktorët e kësaj fushe, me bizneset që operojnë në këtë fushë por edhe me faktorë të tjerë, të shoqërisë civile.

Ngritja e çmimit të energjisë do të shkaktojë ngritje tek produktete e tjera. Kjo shkon përtej kësaj”, është shprehur Xhafaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha nesër në Kukës/ Elezi paralajmëron ‘tërmet’ në Partinë Demokratike

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish kreu i PD në  Qarkun e Kukësit, Ibsen Elezi, në një lidhje me MCN tv, ka folur për vizitën e Berishës nesër në këtë qytet për ‘foltoren’ e radhës.

Elezi tha se pjesëmarrja e demokratëve do të jetë e madhe sepse sipas tij Basha ka krijuar një situatë të pashpresë dhe gjithë aksionet politike të dështuata të tij kanë krijuar një mllef të akumuluar ndër vite.

Do jem prezent sepse kur kam kërkuar dhe ndihmën e Kastriot Islamit për procesit në PD, pra kur kam kërkuar ndihmën e të tjerëve nuk ka se si mos të jem unë vetë. Demokratët nuk kanë se si të mos pranojnë kontributin dhe kthimin në binarë të PD, pasi të gjithë e kanë të qartë se PD ka dalë jashtë binarëve.



Nesër mund të them se do ketë shumë demokratë sepse kjo situatë e vazhdueshme e pashpresë që ka krijuar Basha në gjithë aksionet e gjata politike të dështuara kanë akumuluar mllef ndër vite në PD. Dhe kjo që po ndodh me Berishën në degë është pasqyrimi i këtij mllefi.

Berisha ka dhënë prova se është këmbëngulës dhe do e realizojë lehtë mbledhjen e kuvendit dhe largimin e Bashës.Besoj se nga fundi muajt ose fillimi i muajit tjetër do jetë mbledhur kuvendi dhe do kërkohet largimi i Bashës. Nesë fillon dhe mohon themelet e demokracisë atëherë situata do shkojë drejt konfliktualitet.”

I pyetur se këto takime të z. Berisha, çfarë efekti kanë mbi PD Elezi sqaroi se, “Mund të them se nuk ka gjë më të rëndësishme për një parti se funksionimi i demokracisë. Kjo betejë është betejë jetike, nuk është betejë për rritjen e çmimit të bukës apo naftës, me këtë betejë lidhen të gjitha. Nëse dikush deformon sistemin atëherë çdo gjë do jetë në dëm të qytetarëve të vendit. Nuk mund të parashikoj se çfarë do ndodhë por do hapen mundësi për gara për debate, që PD të bëhet një parti e djathtë. Nuk ka si të vi një njeri nga hiçi dhe të marri partinë në dorë dhe ta shkërmoqi atë sepse PD tani është duke u shkërmoqur”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk synon të vërtetën por të bëjë show”/ Nano nxjerr “zbuluar” Lulzim Bashën

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Gazetari Mustafa Nano ka komentuar kërkesën e opozitës për ngritjen e një komisioni hetimor për “dosjen Beketi”.

Sipas Nanos, Basha nuk synon të vërtetën, por është vetëm show.



“Ky shpjegim më duket absurd, pse kërcënohet interesi i Shqipërisë? Procesin unë e quaj të mbyllur. Më duket se maxhoranca po kërkon kohë për një komision parlamentar hetimi. Ashtu s’më duket normale kjo kërkesë e opozitës. Nuk e kuptoj pse opozita nuk e përmendi këtë gjatë fushatës. Këto komisione hetimi mua nuk ma mbushin mendjen, nuk synojnë të vërtetën, por vetëm shown”, tha Nano për MCN Tv./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE