LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shiu shuan vatrat e zjarrit në Kukës dhe Tropojë

26 Gusht 2021, 06:55, Aktualitet CNA
Shiu shuan vatrat e zjarrit në Kukës dhe Tropojë

Reshjet e shiut kanë bër ëtë mundur shuarjen e zjarrit në disa zona të Kukësit dhe Tropojës. Mbrojtja civile e Kukësit ka njoftuar se vatra e zjarrit në Srriqja në Majën e Zezë është shuar pas reshjeve të shiut.

Gjithashtu në njoftim thuhet se situata në Has e Tropojë është nën kontroll.

?Njoftim i Komisionit te Mbrojtjes Civile Prefektura Kukes. Situata në Qarkun Kukës deri në orën 08:00 dt.26.08.2021.Kanë filluar reshje e shiut që në orën 06:30 në gjithë territorin e Qarkut Kukës.

Si rezultat i reshjeve që vazhdojnë të bien ?Vatra e zjarrit e cila ka ardhur nga Srriqja territor i bashkisë Fushë Arrës në vendin e quajtur Maja e zezë nuk  ka shenja për vatër aktive  dhe nuk ka as gjurmë tymi. Vazhdojnë reshjet e shiut .Situata në bashkitë Tropojë e Has është e qetë?, thuhet në njoftim. / CNA.al 

Lajmet e fundit nga