Connect with Us

REPORTAZH- Nga peisazhi magjepsës tek kulinaria/ Boboshtica, fshati i pasur i Korçës

Në QYTETIN tim

REPORTAZH- Nga peisazhi magjepsës tek kulinaria/ Boboshtica, fshati i pasur i Korçës

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Fundjava në një fshat çlodhës, larg zhurmës së qytetit, mund të kalohet mrekullisht në fshatin turistik të Boboshticës. Ky fshat, vetëm 7 km larg qytetit të Korçës, ofron një peisazh të mrekullueshëm që zgjon kuriozitet për mjaft vizitorë.

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Tradita e rakisë së manit, kishat e shekullit të XIV, dhe kulinaria e veçantë e bëjnë akoma më të preferuar Boboshticën, që vitet e fundit duket se është braktisur nga të rinjtë por fanatikë të jetës në fshat kanë mbetur mosha e tretë. Për më tepër, natyra është ajo që i jep bukuri fshatit në çdo stinë të vitit, me ajërin e pastër e me gjelbërimin e pemëve rreth e përqark.

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Gjatë vizitës tonë në këtë fshat të mrekullueshëm, takuam njërin prej banorëve, i cili na shoqëroi gjatë kohës që qëndruam aty, duke na treguar më tepër për historinë e fshatit dhe traditat që ai mbart. Theodhor Guna, tashmë 72 vjeçar, por që në dukje më i ri, thotë se vetë ky fshat e ka mbajtur gjallë atë dhe të moshuarit e tjerë të zonës.

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Boboshtica është një fshat shumë i bekuar, sepse ka brenda saj manat, kaçkat, ujin e çezmave 24 orë dhe është një fshat i pastër. Është një fshat që ka 8 kisha, 6 taverna që afrojnë vizitorët nga të gjitha qytetet. Ka qënë një fshat me kulturë, dhe kishte rreth 300 kuadro me pozitë deri në ministry, me prokurora, gjyqtarë, inxhinierë, si familja e Ilo Kuneshkës, i cili ka qënë inxhinieri më i mirë në Shqipëri.

Ai ishte kaq shumë i përgatitur sa montoi fabrikën e trikotazhit, filaturën dhe uzinën e preçizionit.

Fshati tonë nuk ka qënë asnjëherë keq, por që kur kërkuam të vinte demokracia “nxorrëm sytë me dorën tonë”. Banorët që dikur kanë qënë rreth 1200 vetë, u larguan sepse këtu u mbyllën punët. Ka patur shumë punë edhe pse me rroga të vogla, por ka patur miniera qymyri e bakri dhe shumë fabrika të ndryshme që u mbyllën dhe lanë në baltë gjithë banorët.” – tregon me keqardhje Theodhori.

LEXO EDHE:  Foto-Aksident në qendër të Korçës/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Tradita e famshme e rakisë së manit nuk është shuar edhe sot e kësaj dite në këtë fshat turistik, me pjesën më të madhe të familjeve që e mbledhin manin dhe e kthejnë në raki që preferohet shumë jo vetëm nga rrethi i Korçës, por edhe nga qytete të tjera të Shqipërisë.

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Fshati është i gjithi i përbërë nga manat, mund të them se janë gati 1mijë rrënjë që kujdesen banorët. Vlerat që ky lloj fruti ka për shëndetin e njerëzve janë të pallogaritshme, aq sa të gjithë çuditen kur shohin se janë shëruar nga rakia. Manat janë shekullore, më tepër se 800 vjeçare, dhe është një pemë shumë me rëndësi për shëndetin.

 Nëse konsumoni disa kokrra çdo mëngjes, ato të bëjnë mirë për gjendrat tiroide, dhe nëse pini raki mani, ajo është kundër diabetit. Ka edhe raste kur njerëzit janë të sëmurë me grip, nëse fërkoni kraharorin me raki mani, do të shihni që sëmundja do të kalojë brenda dy ditësh.” – thotë Theodhori.

Në Boboshticë krahas shtëpive karakteristike me gurë, oborre të gjelbëruara, gjejmë edhe disa taverna që presin vizitorët gjatë ditëve të pushimit. Gjatë sezonit turistik, ky fshat gjallërohet nga turistët vendas e të huaj, ndërsa gjatë dimrit të vetmit që mund të shihen duke ecur në rrugët e ngushta të fshatit janë ata pak të moshuar që i kanë qëndruar besnik jetës së tyre atje./ CNA.al

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Në QYTETIN tim

REPORTAZH-“Benvenuti in Calabria”/ Erion Lame sjell shijen e kuzhinës italiane në Korçë

Publikuar

-

Nga

Kulinaria korçare prej vitesh ka tërhequr vëmendjen e turistëve vendas e të huaj. Ky qytet i kulturës, traditës dhe mikpritjes, ka në tërësi një numër të madh baresh dhe restorantesh por javën e fundit, qytetit i është shtuar një tjetër restorant tepër i veçantë dhe që përcjell një risi për të gjithë qytetarët korçarë dhe vizitorët.

“Benvenuti in Calabria” është restoranti më i ri në qytet, të cilit sapo i dëgjojmë emrin menjëherë mendojmë për Italinë. E ju do të pyesnit çfarë lidhje ka Italia me Korçën? Pikërisht, gatimin! Atë gatim të shumëllojshëm, me receta krejtësisht italiane, e me produkte italiane. Me pak fjalë, në këtë restorant do të gjeni shijen italiane që mungon në qytetin e Korçës.

Restoranti është tepër i lehtë për t’u gjetur, mjafton të kërkojmë në maps emrin e tij dhe menjëherë del vendndodhja e saktë. Mikpritësit tanë ishin çifti i bashkëshortëve, Edvina dhe Erion Lame, të cilët janë pronarët e restorantit.

Gjatë bisedës me ta, mësuam risitë e të veçantat e këtij vendi, që do të donim ti ndanim me lexuesit e CNA.al.  Ndryshe nga restorantet e tjera, “Benvenuti in Calabria” në mënyrën e arredimit, ka ndërthurrje të tradicionales me modernen, me ngjyrat e ngrohta që të bëjnë të ndihesh i qetësuar, një projekt ky i cili u realizua nga një arkitekt grek.

“Vendosëm që për projektin të merrej një arkitekt grek i cili jeton në Korçë, dhe padyshim që ambjenti ka dalë shumë i bukur dhe i ngrohtë. Jo vetëm për mënyrën e arredimit por edhe me ngjyrat e lehta që nuk të “lodhin” syrin. Në restorant janë gjithsej 12 tavolina, dhe kapaciteti i klientëve shkon deri në 70 persona. Të gjitha tavolinat janë të bëra vetë, me dru arre dhe karriget që kemi zgjedhur janë mjaft të rehatshme për klientin. Gjithashtu, ajo çka bie në sy në ambjentin e restorantit është druri i bamboo-së që kemi vendosur ta bëjmë pjesë të arredimit.” – shprehet Erioni.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet e 25 Prillit/ Eni Zace: “Politikanët grumbullimet po i kthejnë në vatër infektimi”

LEXO EDHE:  Foto-Aksident në qendër të Korçës/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën



Edvina, bashkëshortja e tij është pjesë mjaft e rëndësishme e kuzhinës së restorantit, për vetë faktin se ajo përgatit pizzat për klientët.

“Kuzhina është pasioni im, prej vitesh jam munduar që të mësoj receta të ndryshme, por si specialitet i imi mbeten picat. Në menunë tonë kemi 16 lloje picash, të gjitha napolitane, dhe jemi restoranti i vetëm me këto lloje. Ajo çka e bën të veçantë picën, është përgatitja me dorë, pra në mënyrë artizanale, me salca të ndryshme nga të cilat janë emëruar edhe picat. Ne përdorim vetëm mozzarella, jo djathin guda që përdoret zakonisht në pica, po ashtu salcat i përgatisim vetë, ndërsa proshutat janë të gjitha italiane. Disa nga picat më të veçanta janë Sos Pesta, Sos Pikante, Burata, Sos Crema Rosa etj. Krahas picave, primare mbetet edhe përgatitja e pastave në mënyrë artizanale, po ashtu edhe gatimet e kafshëve të egra dhe peshkut.” – tregon Edvina.

Inagurimi i restorantit u bë pak ditë më parë në qytetin e Korçës, ku të ftuar në fundjavë ishin këngëtarët e mirënjohur korçarë Endri dhe Stefi Prifti, të cilët krijuan një atmosferë tepër festive. Klientët kanë ngelur tepër të kënaqur nga mbrëmja fantastike, pjesë e tyre kanë qenë edhe turistë nga Tirana e Shkodra,  dhe më kryesorja është se organizimet do të vazhdojnë edhe gjatë fundjavave pasardhëse. Çdo fundjave në këtë restorant do të ketë organizim të muzikës live me këngëtarë të ndryshëm, dhe me dhjetra lloje verërash italiane që do t’iu shoqërojnë gjatë mbrëmjeve. Ndër të tjera, ky restorant do të ofrojë edhe shërbim delivery për të gjithë banorët e Korçës.

Adresa : Lagjia 7, Rr. “Don Gjon Buzuku” (pallati I Xhengove)

Nr tel 082211070 / 0695515020.

LEXO TE PLOTE

Në QYTETIN tim

REPORTAZH-Ekspozitë me punime artizanale/ Korça, qyteti ku arti i punimit me dorë ruhet brez pas brezi

Publikuar

-

Nga

cna reportazh

Një ekspozitë mjaft e veçantë me punime artizanale është çelur në Bibliotekën “Thimi Mitko” në qytetin e Korçës.

Ndërthurja e të kaluarës me të tashmen vjen me shumëllojshmëri punimesh dore ku zonjat  korçare vijojnë të ruajnë traditën dhe kulturën shekullore.

Natasha Çapa ka shpalosur ekspozitën e saj, punimet e së cilës i janë dashur 5 vite për ta realizuar.

Artin e realizimit të punimeve me dorë si qëndisma, punime me grep, punime me shtiza apo thurrje të ndryshme, Çapa shprehet se e ka trashëguar nga nëna e saj dhe e ruan me fanatizëm.

Me siguri do të pyesni për se e kam quajtur ekspozitën “Edhe unë punoj”? Sepse jo të gjitha mund të reklamohen në internet. Nga dëshira e mirë për të punuar, unë kam 5 vjet që e kam filluar, dhe për të transmetuar mirësinë time në këto qëndisje.

E kam të trashëguar nga nëna ime e cila punonte dhe qëndiste shumë. Tematikat janë të ndryshme pasi unë I kam përshtatur sipas stinëve, dhe festave të ndryshme si Halloëeen, Pashkën, Krishtlindjen etj. Për vendosjen e punimeve më ka ndihmuar mbesa ime Natalia, e cila ka shumë dëshirë të mësojë këtë lloj profesioni,” – shprehet Çapa.



Ndër të tjera, ajo tregon vështirësitë për gjatë gjithë jetës së saj, e deri më sot që mundësitë për të punuar në këtë profesion janë të mëdha.

Të gjitha punimet janë funksionale, për shembull kemi pikturat, të stamposura dhe të qëndisura, që shërbejnë për arredimin e shtëpisë. Nuk kam vendosur që këto punime ti tregtoj, sepse mbeten si kujtim për t’ua lënë fëmijëve të mi dhe mbesës time.

Mendoj se është shumë e rëndësishme të rruhet kjo lloj tradite e punimeve me dorë, sepse e shoh që po humbet dita ditës. Jeta për ne nuk ka qenë kaq e lehtë, e kemi filluar nga hiçi, nuk kemi patur asnjë gjë në atë kohë dhe ka qenë mjaft e vështirë”, tregon Natasha.

LEXO EDHE:  Qëlloi me armë gjahu bashkëqytetarin/Arrestohet autori në Korçë

LEXO EDHE:  Foto-Aksident në qendër të Korçës/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën

Jorida Tollkuçi , drejtoresha e Bibliotekës “Thimi Mitko”,  thekson se kjo ekspozitë vjen në kuadër të muajit të trashëgimisë kulturore dhe synon promovimin e mëtejshëm të artizanatit.

Zona e Korçës njihet për një traditë të pasur të punimeve me dorë, me vlera historike të trashëguara nga gratë korçare brez pas brezi. Edhe në ditët e sotme, pasioni I disa grave janë punimet me dorë. Ekspozita organizohet në kuadër të muajit të trashëgimisë kulturore dhe po ashtu për të promovuar vlerat kulturore korçare.

Një tjetër synim është pikërisht për të theksuar rëndësinë e rolit të gruas në rruajtjen e traditave. Ekspozita ka ardhur si një ndërrthurrje e së shkuarës me të tashmen”, shprehet Jorida.

Korça mbetet një prej zonave ku artizanati ruhet brez pas brezi dhe ku zonjat korçare po përpiqen ta promovojnë çdo ditë e më tepër .

Ekspozita do të vazhdojë të jetë e hapur për të gjithë të apasionuarit e punimeve artizanale, dhe në të do të mund të gjejnë punë të ndryshme dore duke filluar nga qëndismat, jastëkët e thurrur, veshje çanta të ndryshme si edhe qilima. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Në QYTETIN tim

REPORTAZH-Kampionati i 30-të ballkanik i atletëve master, në Korçë/ Mbi 700 atletë veteranë pjesëmarrës

Publikuar

-

Nga

cna lajme sporti

Sporti nuk njeh moshë ndaj mbi 700 atletë të grupmoshave të ndryshme nga Ballkani dhe Europa u bënë bashke tek Zona Sportive e Korçës për të garuar.

Korça në ambientin e saj sportiv ka mirëpritur kampionatin e 30-të Ballkanik të Atletëve Master, i cili u zhvillua për herë të parë në Shqipëri.

Nga më të rinjtë deri tek 80 vjeçarët nisën garat e këtij eventi që erdhi për herë të parë në Korçë. E  veçanta e këtij kampionati ishin atletët veteranë të cilët ishin po aq në formë, energjikë, ku dëshira dhe pasioni për sportin nuk kushtëzohen kurrësesi nga mosha. Sporti u fal adrenalinë dhe kënaqësi.

Ivanov Mihail është 68 vjeç, dhe prej një jete të tërë, i është përkushtuar sportit të hedhjes së çekiçit, më konkretisht që prej vitit 1966.

Po marr pjesë me kënaqësi të vecantë ketu. Ka 3 vite që behem pjese e këtij aktiviteti dhe më pelqen shume duke marre ne konsiderate edhe moshen time dhe gjendjen time është vertet dicka e bukur.

Përfaqësoj Bullgarinë dhe do të marr pjesë në hedhje çekiçi. Jam stervitur thuajse gjithe jeten time qe nga viti 1966 dhe vazhdoj ende të stërvitem mjaftueshëm e bëj për të qenë i shëndetshëm. Këtu ka atletë më të vjetër se unë në moshë por edhe më të rinj, është bukur të jesh mes tyre.” – shprehet Ivanov.

Agron Mucaku vjen nga Kosova dhe i është bashkuar këtij kampionati me garën 400 metra me pengesë. Rekordmeni i 110 metrave dhe i 400 metrave në pengesë , titull i marrë para 35 vitesh , vijon të jetë i tillë pasi askush në këto vite nuk nuk ka mundur të arrijë kohën dhe tia rrëmbejë tiltullin.

LEXO EDHE:  Foto/ Ja policet më seksi në Shqipëri

LEXO EDHE:  Qëlloi me armë gjahu bashkëqytetarin/Arrestohet autori në Korçë

Ndjehem shumë mirë, vij nga Kosova dhe do të marr pjesë në një vrapim 400 metra me pengesa për grupmoshën 55 deri 59 vjeç. Ky është një shans që nuk e kam patur rastin të marr pjesë në gara ballkanike, dhe vendosa që në këtë moshë ta provoj dhe ja ku jam sot.



Është një kënaqësi e paparë, me njerëz shumë të mirë që marrin pjesë. Jam kampion i Kosovës, ku para 35 vitesh kam shënuar rekordin prej 15 sekondash në 110 metra dhe 58 sekonda në 400 metra me pengesa. Këto aktivitete duhet të përsëriten sa më shpesh”, tregon Mucaku.

Organizatori Rudi Bektashi tregohet entuziast që një kampionat i tillë zhvillohet për herë të parë në Shqipëri.

Pavarësisht situatës pandemike mbi 600 atletë të huaj janë pjesëmarrës dhe 100 atletë shqiptarë të ardhur nga të gjitha qytetet e vendit.

“Kampionati i 30-të Ballkanik i Atletikëve Veteranë që u bë për herë të parë në Shqipëri dhe në Korçë, ka një pjesëmarrje shumë të madhe, megjithëse është kohë pandemie.

Saktësisht janë 718 atletë të rregjistruar dhe që do të marrin pjesë në këtë kampionat. Mbi 600 prej tyre janë të huaj, por ka edhe atletë shqiptarë që kanë përfaqësuar të gjitha bashkitë e Shqipërisë. Ambjenti është shumë festiv, çdo gjë po shkon për së mbari e me një rritëm shumë të mirë”,  shprehet Bektashi.

Ballkanik i Atletëve Master ka sjellë një atmosferë ndryshe për qytetarët korçarë dhe për vetë qytetin e Korçës. Të interesuar për të parë garat, kanë qenë edhe banorët sportdashës të cilët kanë shijuar kampionatin e atletëve veteran, e arsyeja kryesore mbetet mosha e tyre./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: