Connect with Us

Nga Elton Qyno/ Si u shkri një gjykatë apeli dhe gjyqtarja histerike

Vetingu

Nga Elton Qyno/ Si u shkri një gjykatë apeli dhe gjyqtarja histerike

Publikuar

-

#cnanews #cnalajme #citynews #citynewslajme #cnaal #lajmecna #lajme #politikecna #cnapolitike #cnaeditorial #cnashowbizz #showbizcna #cnaopinion #opinioncna

Vetting VS Korça rezultat në kokë  9 me 2 dhe një gjykatë e shkrirë

 

Fillimi i procesit të vettingut në Shqipëri, nisi me shumë bujë duke shkarkuar të parin nga sistemi i Drejtësisë, Fatos Lulon, gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese.

Nisi fiks si ai gjyqi për të pandehurit e tragjedisë së Gërdecit me shumë bujë. Por që më pas nuk shkonte askush, as të pandehurit, as familjarët e viktimave, madje as gazetarët. Veç ndonjë avokat e prokurorë dhe gjyqtarët.

Në atë periudhë askush nuk mendonte se do prekeshin “galaktikët” e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, por ja që “gijotina” e drejtuar nga “Grupi i Jakobinëve” të Vettingut, filloi të lëvizë shpejt, duke prerë kokat një e nga një të Gjyqtarëve më të Lartë të vendit.

U shkrinë plotësisht dy gjykatat kryesore si ajo Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë. Ku në këtë të fundi lanë pa prerë “kallirin” e vetëm, gjyqtarin Ardian Dvorani. Ndërsa të tjerët të gjithë i kositën.

I vetmi gjyqtar që doli burrë dhe që do mbahet mend për JO-në e famshme që i dha ligjit të “Vettingut”, ishte anëtari i gjykatës Kushtetuese, Besnik Imeraj. I cili vetëm 24 orë pasi kishte firmosur JO-në e tij kundër “Vettingut”, tha dorëheqjen duke u larguar nga detyra, në një kohë kur “Vettingu” as kishte filluar së funksionari.

Në gjithë historikun e Reformës në Drejtësi, të paktën një gjyqtar do mbahet mend, që nuk pranoi të firmosë një ligj kundër interesave të tij, kundër kësaj rrumpallhane që u krijua më pas, dhe kundër magjistratëve të tij.

Megjithëse në atë periudhë tundimi dhe presioni politik Shqiptar dhe ndërkombëtar ishte mjaft i madh, duhej guxim i tepërt për të thënë JO. Mos mendoni se këtij gjyqtari nuk i ka ndërhyrë kush.

Vettingu filloi nga puna dhe të parëve që ju “pre koka” ishin ata gjyqtarë të kushtetueses, që me zell të madh kishin firmosur ligjin e “Vettingut”.

Por hapja e krahut për të prerë “koka” gjyqtarësh e prokurorësh, u shtri, poshtë nëpër Gjykata Apelesh dhe së fundmi në Gjykatat e Shkallës së Parë. Mirëpo shkrirja e parë dhe e vetme deri në këtë fazë të “Vettingut” të një Gjykate Rrethi, ka ndodhur vetëm në qytetin e Korçës.

Ishte Apeli i Korçës, ai që u shkri plotësisht dhe tashmë organika e gjyqtarëve të kësaj gjykate është mbushur me shumë urgjencë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, duke huazuar gjyqtarë nga shkalla e parë e gjykatës së Korçës, Fierit dhe Përmetit. Në total janë tre gjyqtarë që u sajuan nga KLGJ, për të shërbyer në këtë gjykatë. Pasi organika për shkak të shkarkimeve mbeti plotësisht bosh.

#cnanews #cnalajme #citynews #citynewslajme #cnaal #lajmecna #lajme #politikecna #cnapolitike #cnaeditorial #cnashowbizz #showbizcna #cnaopinion #opinioncna
Entela Prifti

Në këtë gjykatë Apeli, organika mbeti bosh edhe pas arrestimit të gjyqtares së komanduar të Durrësit, dhe largimit nga detyra të Entela Temos dhe Olsi Xhavellës.

Me një Entela Prifti në krye për shumë vite me rradhë, kjo gjykatë Apeli, u anatemua si simboli i korrupsiuonit në vend, për shkak dhe të konjukturave dhe flirtimit të vazhdueshëm me zyrtarët lokale, që bënte kjo drejtuese gjykate. Jo më kot Entela Prifti u shkarkua e para nga Gjyqtarët e Apeleve në Shqipëri.

Nga drejtues Qarku, kryetarë bashkish, biznesmenë e topografë, e lesh e li në Korçë, që mjafton të kishin pak pushtet apo para, bëhej mik i kësaj gjyqtare që firmoste, me një të rënë të lapsit, formën e prerë të një individi apo biznesi.

Palëve në proces u “dridheshin” këmbët e u thahej pështyma, kur dilnin përballë kësaj gruaja të shkurtër dhe që bërtiste në mënyrë histerike, nëpër korridoret e gjykatës. Por Entela Prifti, çfarë kërkoi atë e mori nga vettingu, dhe u largua e para nga “Grupi i Jakobinëve”.

Tani prej 31 janarit 2020, Tela e Korçës, ka hapur një zyrë avokatie të quajtur “DICTUM CONSULTING” dhe orvatet nëpër gjykata, t’u japë njerëzve drejtësinë. Ndërkohë që drejtësinë kjo e shiste çdo ditë, njësoj si ai kovaçi i Korçës që shet në pazar patkonjtë e kuajve.

Tela e Korçës, ishte ekujvalenti i Alma Liçajt së Apelit Vlorë, e cila edhe ditën e fundit të detyrës, i shërbeu kunjukturave të pushtetit lokal në Vlorë, duke nxjerë të pafajshëm ish-kryetarin e bashkisë Vlorë, Shpëtim Gjika. Një ditë para se ta hiqnin nga puna, ajo i shërbeu klanit, duke bërë qokën e fundit.

Mirëpo edhe pse Alma Liçaj, u largua sërisht Gjykata e Apelit Vlorë, ndryshe nga Apeli i Korçës, funksionoi me gjyqtarë të organikës ekzistuese, ku disa prej tyre kaluan “Vettingun” (si Kunata e Pamelës P.SH), ndërsa ca të tjerë si Skënder Damini, ende s’janë futur në “Vetting”.

Por e kundërta ndodhi në Korçë, ku një Apel i tërë u shkri përfundimisht. Shkrirja e një gjykate plotësisht ka ndodhur vetëm në Korçë. Dhe drejtësia në këtë Qark, në raport me qarkete tjera të vendit, ka bilancin më të rëndë që i ka shkaktuar “Grupi i Jakobinëve” të “Vettingut”.

Një rezultat të thellë 9 me 2, për “Vettingun”. Nëntë gjyqtarë e prokurorë janë shkarkuar, ndërsa vetëm dy kanë arritur të kalojnë. Ata janë Sokol Ibi, kryetar i Gjykatës Administrative në Korçë dhe Dhorina Theodhori, drejtuese e Prokurorisë së Rrethit Korçë.

Po të fusësh këtu dhe dorëheqjen e Gjyqtarit të Apelit Stavri Kallço, dhe shkarkimin nga KLGJ-ja të gjyqtarit Markelian Kuqo, për lirimin nga burgu të Gerd Gjenerarit, rezultati shkon në 11 magjistratë të larguar dhe dy të konfirmuar.

Nëse fut dhe arrestimin e gjyqtares së komanduar, Mimoza Margjeka. Bilanci negative shkon në 12 të larguar. Edhe prisni se tashmë Vettingu, sapo ka hyrë me kosore në shkallën e parë.

Ky bilanc solli shkrirjen plotësisht të organikës së Gjykatës dhe Prokurorisë së Apelit Korçë, duke sjellë vakanca të konsiderueshme në gjyqtarë e prokurorë, që dashur pa dashur u komanduan me urgjencë nga KLGJ dhe KLP.

Së fundmi është kthyer në detyrë me vendim të KPA-së, ish-drejtuesja e prokurorisë së Apelit Korçë, Irma Bali, por sërisht ende kjo

Prokurorja Irma Balli në KPK
Prokurorja Irma Balli në KPK

magjistrate nuk ka gjë të sigurt, pasi është e kushtëzuar të ridalë përsëri përpara “Grupit të Jakobinëve” të KPK-së.

I pari magjistrat që u bë “kurban” në Korçë ishte prokurori, Elsion Sadiku. Grupi i KPK-së gjenti mangësi profesionale gjatë verifikimit të dosjeve penale që Sadiku kishte hetuar. Ndërsa fokusi determinant që bindi për shkarkimin e tij,ishte një shumë financiare prej 7 milion lekë të vjetra.

Kjo shumë financiare u gjend nga Vettingu si arsye kryesore për ta përcjellë prokurorin Sadiku në shtëpi, edhe pse këto para nuk i përkisnin atij, por bashkëshortes.

Sadiku u gjykua dhe ju kërkua llogari se pse nuk e justifikonte dot këtë shumë parash .Megjithëse 7 milion lekët e bëra sebep për shkarkim, ishte provuar se qenë krijuar nga puna e gruas së tij, si laburante dentare në Korçë. Dhe më e bukura akoma, ishte fakti se këto para i kishte grumbulluar gruaja gjatë periudhës para martesës me prokurorin.

Pra “Vettingu”, kërkoi llogari për një shumë financiare që ishte krijuar nga një individ tjetër që në atë periudhë nuk ka qënë fare, po fare,pjesë e kurorës martesore. Këto para kishin hyrë në familjen e tij, në formën e pajës, (plaçkës që sjell me vehte nusja për familjen e saj të re), u bënë shkak që magjistrati të shkarkohet.

Ndërsa i fundit nga juristët e shkarkuar është prokurori Gentian Stoja. Me një rast pak a shumë të ngjashëm me Elsion Sadikun, Gentian Stojës, “Vettingu” i kërkoi llogari për një shumë prej 44 milion lekë të vjetra që gruas së tij, ja kishin dhuruar prindërit.

Megjithëse burimi i krijimit të kësaj shume ishte e qartë dhe gjithçka ishte e ligjshme, dy zonjushat Xhensila Pine dhe relatorja Valbona Sanxhaktari, u vërtitën e u vërtitën për ta konsideruar shkelje këtë situatë.

Aq më tepër Vettingu u mor në mënyrë të paturpshme duke numëruar në seancë dhe vizitat e prokurorit në shtëpinë e vjehrrit dhe vjehrës së tij në Greqi. Dalje jashtë shtetit u numëruan sikur të ishin bërë rrugë me klandestina apo për trafik droge.

Po prokurorinë Selanik e ka me banim vjehrrin aty do shkojë ta takojë. Se mos e pati në Tiranë dhe nuk erdhi këtu. Por jo, vigjilenca e vettingut është shumë e lartë, pse ke shkuar?, kur ke shkuar, pse hyre në këta datë dhe dole në këtë tjetrën??, e të tjera si këto.

Mirëpo pavarësisht se vvetingu ka traplliqet e veta dhe këto raste që ilustrova, besoj se kanë një farë domethënie, sërisht Korça një qytet i kulturës dhe tolerancës, e bën vetë vettingun.

Çdo subjekt rivlerësimi që ka punuar në Korçë dhe që hyn në “Vetting”, përballet me një lumë të gjatë spiunimesh nga më të ndryshmet që vijnë nga ky qytet, që tregon më së pari se vetë Korçarët nuk duan njëri-tjetrin dhe jo më të dëshirojnë të ardhurit pastaj./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Vetingu

Gjyqtarja që u bë “kurban” për të vëllain/ Shkarkohet nga detyra Semiramis Hoxholli

Publikuar

-

Nga

cna lajme vetting

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të premten vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Gjykatës Administrative të Tiranës Semiramis Hoxholli.

Teupi gjykues që kreu procesin e rivlerësimit për Hoxhollin kryesohej nga Etleda Çiftja, me relatore Alma Faskajn dhe anëtare Suela Zhegun.

Sipas reporter.al, gjatë seancës dëgjimore në KPK, Hoxholli u përball me pyetje rreth mosdeklarimit të dënimit të vëllait të saj në Greqi për trafik droge, si dhe iu kërkuan shpjegime për një transfertë që kishte kryer për llogari të një pedagogu të saj drejt Kinës.



Në shpjegimet e dhëna në sallë Hoxholli tha se hetimi ishte korrekt, por i kërkoi Komisionit të besonte se ajo dhe prindërit e saj nuk kishin qenë në dijeni të dënimit.

Lidhur me transfertën ajo u shpreh se nëse do ti kërkohej në këto rrethana dhe pas asaj që kishte mësuar, nuk do ta bënte më këtë favor, raporton gazetari Edmond Hoxhaj.

Semiramis Hoxholli përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2016. Pas një periudhe si gjyqtare stazhiere në Gjykatën e Tiranës, ajo u emërua gjyqtare në Gjykatën Administrative të Tiranës, ku e ushtroi funksionin deri në momentin e shkarkimit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Kush e ka radhën pas Llallës?/ Nga Entela Prifti tek kupola e njerëzve të drejtësisë

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktualitet

Një ditë më parë ish-Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla, u dënua me dy vite burg për shkak të pasurisë, të cilën nuk arritit ta justifikonte.

Llalla fillimisht ishte shkarkuar nga Vettingu për të njëjtën arsye dhe me pas kishin nisur hetimet.

Ish-kryeprokurori nuk është i vetmi që është shkarkuar nga Vettingu nga pasuri, por është i vetmi i dënuar deri më tani për pasurinë.

Dhe në maj 2021 Gjykata e Posaçme dënoi me 2 vite burg, si dhe 5 vjet heqje funksionesh publike, ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla, për “fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë”.

Për afro tre vitesh, mbi 50 përqind e gjyqtarëve dhe prokurorëve janë nxjerrë jashtë sistemit për pasuri të dyshimtë dhe janë lënë të lirë, të shijojnë atë çfarë kanë arritur, në kurriz të institucioneve ku kanë punuar.

Të shumtë janë gjyqtarët që  për mos justifikim të pasurisë janë shkarkuar nga procesi i Vettingut si në Gjykatën e Lartë, Gjykatën Kushtetuese dhe në nivelet e tjera të gjykatave apo dhe prokurorë.

Kush e ka radhën pas Llallës?

Bëmat e njerëzve të drejtësisë nuk njohin limite. Me dy standarte ose je Vettingu nxori në dritë skandalet e tyre.

Risjellim në vëmendje disa raste për të cilët denoncimet edhe në media kanë qenë të shumta, por edhe raste të regjistruar gjatë këtij viti.

Të gjitha janë shkarkuar për pasurinë dhe të gjithë nuk kanë mundur dot ta justifikojnë para KPK-së.

Entela Prifti, gjyqtarja e Apelit të Korçës, u shkarkua nga KPK, në Tetor të vitit 2018.

Sipas raportit të ILDKPI të lexuar në seancë, rezultoi se gjyqtarja Prifti kishte  bërë deklarim të rremë.

KPK deklaroi se pas këtyre indicieve janë zhvilluar hetime të thelluara dhe rezultoi se gjyqtarja ka burime financiare të paligjshme.

Një vilë e denoncuar në dy emisione televizive para procesit të rivlerësimit, ishte vetëm një nga problemet që Komisioni i Pavarur i Kualifikimit gjeti në pasurinë e kryetares së shkarkuar të Gjykatës së Apelit të Korçës.

KPK gjeti gjithashtu llogari bankare të fshehura, të gjyqtares, pasuri të padeklaruara, mungesë burimesh finaciare e një sërë deklarimesh të rreme nga ajo dhe bashkëshorti.

Gjyqtari i Gjykatës së Beratit, Durim Hasa u shkarkua me 19 Prill 2021, për mungesë burimesh financiare për krijimin e pasurive ndër vite.

Sipas KPK-së, gjyqtari Hasa nuk e ka pasqyruar saktë burimin e krijimit të një apartamenti me sipërfaqe 96.6 m2 në Linzë të Tiranës, i blerë në vitin 2007 kundrejt shumës 19 109 euro. Ai ka deklaruar gjithashtu se ka shpenzuar 700 mijë lekë për mobilimin.

Gjyqtari i Tiranës, Kreshnik Omari u shkarkua nga detyra më 6 korrik, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit gjeti mungesa të mëdha financiare për justifikimin e pasurive të tij dhe të prindërve, ndërsa u ngritën dyshime se një pjesë e këtyre të fundit mund të ishin prona të fshehura në emër të subjektit.

Gjyqtari i Gjykatës Administrative të Vlorës Ken Dhima u shkarkua të enjten nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Dhima, i cili mungoi në seancën dëgjimore, nuk ishte i pranishëm as në shpalljen e vendimit dhe sipas trupës së kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me relatore Pamela Qirko dhe anëtare Suela Zhegu, refuzoi të jepte shpjegime për barrën e provës që i kishte kaluar.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Apelit Administrativ, Bari Shyti. Procesi i rivlerësimit për gjyqtarin Shyti u krye nga trupi gjykues i kryesuar nga Genta Tafa(Bungo), me relatore Firdes Shulin dhe anëtare Suela Zhegun.

Sipas KPK, gjyqtari Bari Shyti kishte mungesë burimesh financiare në vlera të konsiderueshme për krijimin e pasurive zotëron. Ai u prit me protestë para seancës dëgjimore dhe u përball me një raport negativ të DSIK për figurën.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, vemdim për shkarkim ka marrë edhe për gjyqtaren e Apelit të Vlorës, Klodiana Gjyzari. Vendimi u dha nga trupa gjykuese e përbërë nga Valbona Sanxhaktari, Roland Ilia dhe Brunilda Bekteshi.

Komisioni gjeti probleme në të treja kriteret e vlerësimit.

Gjyqtari i Apelit të Shkodrës Aleks Nikolli u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pasi nuk arriti të justifikonte pasurinë. Nikolli, i cili u hetua nga Komisioni vetëm në një prej kritereve të procesit të vetingut, është ndërkohë nën hetim nga Struktura e Posaçme Anti Korrupsion, SPAK, për korrupsion, si një nga tre gjyqtarët që vendosi zbutjen e dënimit të Dritan Dajtit- i dënuar për vrasjen e 4 policëve, Dëshmorë të Atdheut.

KPA lë në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Krimeve të Rënda, Luan Hasneziri për shkak të mosjustifikimit të pasurisë.

Një apartament i  blerë në vitin 2006 dhe i paguar me një skemë të komplikuar që përfshin hua, kredi bankare dhe një kontratë noteriale, i krijoi probleme para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit gjyqtarit të Gjykatës së Krimeve të Rënda.

Po ashtu problem rezultoi për të edhe mosdeklarimi në formularin për kontrollin e figurës së refuzimit të një vize për të udhëtuar në SHBA. Gjatë seancës dëgjimore u vunë në dukje edhe pasaktësi në deklarimet periodike të gjyqtarit dhe mungesë të ardhurash për dy vite.

Ambasada Amerikane në Tiranë  i ka refuzuar vizitën gjyqtarit për të udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për shkak të dyshimeve se gjyqtari mund të mos kthehej më në Shqipëri.

Gjyqtari i Kavajës Luan Lusha është përjashtuar për 15 vjet nga drejtësia pasi dha dorëheqjen nga frika e Vetingut. Sipas raportit të ILDKP, Lusha ka gënjyer dhe fshehur pasurinë, nuk e justifikon me burime të ligjshme. Gjyqtari paraqiti raport sikur ishte sëmurë, ndërkohë që vijonte punën në Gjykatën e Kavajës. Ai dispononte pasuri marramendëse si lokale, magazina, 9 makina, shtëpi e toka në Spille dhe Golem.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi më 7 korrik të shkarkojë nga detyra prokurorin e Prokurorisë së Vlorës, Saimir Smaka, pasi u gjetën probleme në të tri kriteret e rivlerësimit. Në vendimin e arsyetuar të KPK-së thuhet se prokurori Smaka ka cenuar besimin e publikut në kriteret e pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit si dhe ka kryer deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë dhe ka mungesë burimesh për krijimin e një depozite bankare.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra më 13 korrik gjyqtaren e Gjirokastrës, Mirela Iliopullo, pasi arriti në përfundimin se kishte mungesë të burimeve financiare në vlera të mëdha për pasuritë dhe shpenzimet e kryera; se kishte kryer në mënyrë të përsëritur deklarime të pamjaftueshme dhe se kishte fshehur pasurinë, duke cënuar besimin e publikut në sistemin e drejtësisë.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK ka shkarkuar nga detyra prokuroren e Tiranës, Alketa Zifla.

Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar më 14 qershor, Komisioni konstatoi përfitimin e një kredie të butë nga Bashkia e Fierit, ndërkohë që kishte vendosur mosfillimin e hetimit mbi zyrtarët lokalë që akuzoheshin për shpëdorim detyre në ndarjen e banesave sociale.

Gjyqtarja e Apelit të Tiranës, Zegjine Sollaku u përball të enjten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, kur gjatë seancës dëgjimore u evidentuan mungesa financiare për pasurinë.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ka shkarkuar nga detyra gjyqtaren e Shkodrës Luveda Dardha.

Procesi i vetingut për gjyqtaren Dardha u krye nga trupa e kryesuar nga Valbona Sanxhaktari, me relator Olsi Komicin dhe anëtare Xhensila Pinen.

Sipas Komisionit gjyqtarja e Shkodrës Luveda Dardha nuk ka provuar burimin e krijimit të një huaje të dhënë nga prindërit për shlyerjen e një pjese të çmimit të një apartamenti.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ka shkarkuar prokurorin e Tiranës Avni Kraja. Hetimi administrativ për prokurorin Kraja u përfundua vetëm për kriterin e pasurisë. Nga analiza financiare për periudhën 2003-2016 rezultoi se Kraja kishte një bilanc negativ prej 14 milionë lekësh, që nuk justifikoheshin me burime të ligjshme.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar prokurorin e Tropojës Agim Dalipaj, të cilit gjatë seancës dëgjimore iu gjetën probleme në kriterin e pasurisë dhe atë të profesionalizmit.



Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, vendim për shkarkim ka marrë edhe për prokurorin e Prokurorisë së Tiranës, Genci Qana.

Gjatë seancës dëgjimore më 9 mars, Qana u përball me dyshime mbi burimin e ligjshëm për disa prej pasurive të tij dhe denoncime për çështjet që kishte hetuar, përfshi pushimin e hetimeve për një aksident me vdekje në punë.

Prokurorja Anila Galanxhi u dorëhoq pas hetimit për pasurinë dhe figurën.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të ndërpresë procesin e vetingut për prokuroren Anila Galanxhi (Pappa), e cila dha dorëheqjen pasi kërkoi disa herë shtyrjen e seancës dëgjimore.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të shkarkojë nga detyra gjyqtarin e Elbasanit, Tomorr Kullolli pasi u evidentuan mungesa financiare në vlera të mëdha për kryerjen e investimeve dhe shpenzimeve në vite.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi se gjyqtarja e Gjykatës Administrative Vlorë, Gentiana Xhelili kishte mungesë burimesh për krijimin e pasurisë.

Pas dy seancash dëgjimore dhe problemeve të shumta me pasurinë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka marrë vendimin për shkarkimin nga detyra të   prokurorit të Tiranës, Kol Hysenaj.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit,  ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Elbasanit, Ramazan Avdiu. Gjatë seancave dëgjimore të zhvilluara në funksion të procesit të rivlerësimit, u identifikuan mungesë burimesh për kthimin e një serie huash të dhëna me interes nga gjyqtari i Gjykatës së Elbasanit, Ramazan Avdiu.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, vendim për shkarkim edhe për  gjyqtares e Gjykatës së Durrësit, Dhurata Bilo.

Hetimi administrativ i Komisionit për gjyqtaren Bilo u përfundua vetëm për kriterin e pasurisë.

Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar të hënën më 19 prill, evidentuan deklarime të pasakta

Të hetuarit për pasurinë

Ish-gjyqtari i lartë Admir Thanza

Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Admir Thanza është shkarkuar nga detyra në Korrik të vitit 2018.

Sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Thanza kishte fshehur një dënim të formës së prerë në Itali me 40 ditë burg dhe 100 mijë lireta gjobë.

Dënimi ishte dhënë në vitin 1999. Para KPK, Thanza deklaroi se kishte marrë përsipër veprimin e ish-kunatës së tij për të shpëtuar jetën e nipit, që kurohej në Itali nga sëmundje e rëndë.

Nga ana tjetër DSIK deklaronte se Thanza ka pasur kontakte me persona të botës së krimit.

Gjithashtu, gjyqtari Thanza kishte probleme edhe me pasurinë e tij.

Ai ka deklaruar se një apartament në Shkodër e ka blerë me burime financiare nga shitja e dy apartamenteve të tjerë.

Në Maj të vitit 2019, ish gjyqtari i Gjykatës së Lartë Admir Thanza u dënua nga gjykata e Tiranës me 18 muaj shërbim prove, pasi u gjet fajtor për falsifikim të formularit të dekriminalizimit. Prokuroria kishte kërkuar dënimin me 1 vit e gjysëm burg, por Gjykata vendosi shërbimin e provës.

Ish-gjyqtari i Kushtetueses Besnik Imeraj

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, vendosi pushimin e procesit të Vetingut për Imerajn, me datë 12 shkurt 2019

Por vetëm një muaj më vonë, po ky institucion vendosi ta referojë çështjen në Prokurorinë e Përgjithshme, e cila  kishte për detyrë të shqyrtonte, nëse nga ky hetim administrativ kanë dalë apo jo fakte që përbëjnë vepër penale.

Në Maj të vitit 2018 Krimet e Rënda nisën hetimet për ish-gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese Besnik Imeraj, i cili u dorëhoq nga detyra në janar të vitit 2018.

Dhe që atëherë s’dihet çfarë ka ndodhur me këtë rast, nëse është pushuar apo kanë vijuar hetimet.

Ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja

Ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja u shkarkua nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit më 17 dhjetor të vitit 2018

Kolegji i Posaçëm i Apelimit nuk i pranoi si të ligjshme të ardhurat e pretenduara prej huave nga i vëllai dhe kunati i tij.

Në vendimin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, një nga argumentet e shkarkimit të Bashkiam Dedes ishin paratë me origjinë nga emigracioni, që sipas trupës gjykuese nuk kishin të gjitha burim të ligjshëm.

Rreth tre vite më vonë, u njoftua se për ish kryegjyqtarin ishin hapur hetime për pasurinë.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.8, datë 20.4.2021, vendosi pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë.
Vendosjen e sekuestros mbi pasurinë në zotërim të shtetasit Bashkim Dedja, e llojit apartament, me sipërfaqe 60 m2, e ndodhur në zonën Kryemedhenj, Njësia Administrative Golem Kavajë.

Ish-gjyqtari i Kushtetues Fatos Lulo

I pari që u shkarkua nga Vettingu ishte gjyqtari i Kushtetuese Fatos Lulo, për shkak të mosjustifikimit të pasurisë.

Gjyqtari Fatos Lulo u shkarkua, në Mars të 2018 pasi nuk justifikonte pasurinë e tij prej 480 mijë dollarë dhe shtëpinë në Kanada.

Gjithashtu, sipas ILDKPK, Lulo ishte zotërues i një apartamenti te “Rruga e Durrësit”, i fituar me kontrate dhurimi nga motra dhe një zyre, sipas deklarimit te tij e dhuruar me vlere 100 mijë dollarë.

Vendimi i KPK u la në fuqi edhe nga KPA në vitin 2018.

Edhe për ish gjyqtarin Lulo, janë hapur hetime nga drejtësia për pasurinë.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.7, datë 20.4.2021, vendosi  Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë.
Vendosjen e sekuestros mbi pasurinë në zotërim të shtetasit Fatos Lulo, me sipërfaqe 172 m2, e llojit Njësi/Dyqan, e ndodhur në rrugën e Durrësit, Tiranë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Përdori makinën e një të dënuari për vrasje/ Shkarkohet gjyqtari i Apelit

Publikuar

-

Nga

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPKka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Apelit të Durrësit, Izet Dushaj.

Trupa gjykuese e kryesuar nga Firdes Shuli, relatore Pamela Qirko dhe anëtar Olsi Komicin, kanë vendosur shkarkimin e Dushajt për shkak të problemeve me pasurinë.

Në senacën dëgjimore të datës 21 Shtator, KPK ia kaloi barrë prove, gjyqtarit Dushaj një kontratatë për shit-blerjen e dy apartamenteve.

Gjithashtu gjyqtarit iu kërkua të justifikonte një shumë  prej 11 milionë lekësh.



Nga ana tjetër Dushaj ka mohuar se ka pasuri të paligjshme, dhe paraprakisht kërkoi hetim në dy kriteret e tjera të rivlerësimit, atë të pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit, por, KPK, nuk e ka pranuar një kërkesë të tillë.
Por, KPK, problem ka konstatuar edhe në kriterin e pastërtisë së figurës.

Pasi gjatë hetimeve janë ngritur dyshime , se gjyqtari është gjendur në kushtet e një konflikti interesi, pasi ka përdorur makinën e një personi të dënuar për vrasje.

Dushaj më herët kishte pasur në duar një dosje të pronarit të makinës./CNA.al

LEXO TE PLOTE