LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kultivuan bimë narkotike/ Prangosen dy persona

26 Gusht 2021, 11:09, Kronika CNA
Kultivuan bimë narkotike/ Prangosen dy persona

Policia e Shkodrës ka goditur një tjetër rast të tentativës për kultivim të bimëve narkotike në fshatin Bajzë, ndërsa janë vënë në pranga dy persona.

Mësohet se në pranga kanë rënë shtetasit: O. Ç., 35 vjeç banues në Bajzë, Malësi e Madhe, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;

Dhe T. C., 25 vjeç, banues në  fshatin Bajzë, Malësi e Madhe, me detyrë kryeplak i fshatit Bajzë, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të territorit në fshatin Bajzë, Malësi e Madhe, në ambientin përreth banesës së shtetasit O. Ç. kanë gjetur të kultivuar fidanë narkotikë cannabis sativa./CNA.al

Lajmet e fundit nga