Connect with Us

Konfirmohen 5 viktima nga aksidenti tragjik në Qafë Muzinë

Kronika

Konfirmohen 5 viktima nga aksidenti tragjik në Qafë Muzinë

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Zbardhen detaje të reja nga aksidenti tragjik i ndodhur këtë pasdite në aksin Sarandë-Gjirokastër.

Mësohet se furgoni që ka dalë nga rruga dhe ka rënë në greminë ka qënë i linjës Tiranë-Sarandë.

Ndërsa deri më tani janë konfimuar 5 viktima.

Shkak mendohet se ka qenë shpejtësia dhe rruga e lagur nga reshjet e rëna këtë pasdite.

LEXO EDHE:  Basha e thotë troç/ Reformën Zgjedhore po e bëjmë vetëm se na e vendosi kusht BE

Ndërkohqë mësohet se është e vështirë nxjerrja e viktimave dhe pasagjerëve të tjerë të bllokuar, pasi mjeti është i përmbysur.

Në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe tre ambulanca, të cilat po punojnë për nxjerrjen e viktimave dhe të plagosueve./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

“Eksplozivë, armë dhe anti-tank”/ Policia arreston 5 persona

Publikuar

-

Nga

I dënuar me burg në Zvicër/ Arrestohet në Morinë 45-vjeçari nga Kosova

Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se janë arrestuar 5 persona, nën dyshime për kryerjen dhe planifikimin e një sërë veprash terroriste.

Sipas njoftimit të të Prokurorisë, gjatë bastisjes janë gjetur eksplozivë, armë, dronë, si dhe armë anti-tankë.

Të arrestuarit akuzohen për veprat penale “Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës”, “Kryerja e veprës terroriste” si dhe për veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse.

LEXO EDHE:  Rudina Hajdari me superlativa për Vjosa Osmanin/ Duhet përqafuar modeli i saj

LEXO EDHE:  Zbardhet pasuria e Lleshajt/ Mori dy kredi për shtëpi, por nuk deklaron asnjë në pronësi



Po ashtu të arrestuarit dyshohen për veprën “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Prokuroria Speciale bën të ditur se brenda afateve kohore-ligjore do të bëjë kërkesë për caktim të paraburgimit për 5 personat e ndaluar./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vidhnin energjinë përmes lidhjeve të paligjshme/ Përfundojnë në pranga dy persona

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Policia e Skraparit ka vënë në pranga dy shtetas të cilët po vidhnin energji elektirke me leidhje të paligjshme.

Shtetasit F.SH, 65 vjeç dhe E.SH, 41 vjeç janë akuzuar për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike.”

“Vidhnin energji elektrike nëpërmjet lidhjeve të paligjshme, vihen në pranga 2 shtetas.



Shërbimet e Policisë Skrapar, bazuar në informacionet e marra se dy shtetas përfitonin energji elektrike nëpërmjet lidhjeve të paligjshme, së bashku me punonjësit e OSHEE-së, organizuan punën dhe ushtruan kontroll në banesat e shtetasve F. Sh. dhe E. Sh., ku konstatuan lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

LEXO EDHE:  Studimi: Të folurit mund ta përhapë koronavirusin, po aq shumë sa edhe kollitja

LEXO EDHE:  Basha e thotë troç/ Reformën Zgjedhore po e bëjmë vetëm se na e vendosi kusht BE

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët e Seksionit për Krimet arrestuan në flagrancë shtetasit F. Sh., 65 vjeç dhe E. Sh., 41 vjeç, të dy banues në Gjerbës, Skrapar, për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme”, njofton policia./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Me shpejtësi “skëterrë”/ Policia gjobit shoferët e pabindur, pezullon 24 leje drejtimi

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Policia Rrugore ka vijuar kontrollet për parandalimin e aksidenteve nga Rruga e Kombit deri në Sarandë.

Gjatë monitorimit, janë konstatuar shumë drejtues mjetesh që kanë abuzuar me shpejtësinë, që ka variuar deri në 175 km/h në aksin Kavajë-Rrogozhinë.

Si pasojë janë pezulluar 24 leje drejtimi. Po ashtu gjatë monitorimit janë vendosur 54 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.



“Gjatë monitorimit, edhe pse në kushte lagështire, janë konstatuar shumë drejtues mjetesh që kanë abuzuar me shpejtësinë, që ka variuar deri në 175 km/h në aksin Kavajë-Rrogozhinë, shpejtësi që sjell rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Prej mëngjesit të sotëm deri në orën 16:00 janë pezulluar për shpejtësi në rrugët interurbane, që varionte gati dyfish mbi normën e lejuar, 24 leje drejtimi, me afat pezullimi nga 1 muaj deri në 6 muaj. Për disa prej drejtuesve të mjeteve janë vendosur edhe masa administrative nga 10.000 lekë deri në 25.000 lekë të rinj.

Po gjatë monitorimit janë vendosur 54 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara, pa sanksionin plotësues të pezullimit të lejes së drejtimit, por vetëm masa administrative deri në 4.000 lekë të rinj për secilin prej tyre”, njofton policia./ CNA.al

LEXO TE PLOTE