Connect with Us

Kalo i “përvishet” Ramës e Veliajt/ “Merruni me autobusët në Kabulin tonë”

Shëndeti

Kalo i “përvishet” Ramës e Veliajt/ “Merruni me autobusët në Kabulin tonë”

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Mjeku Tritan Kalo, ditën e sotme iu është drejtuar me kritika kryeministrit Edi Rama dhe Kryebashkiakut Erion Veliaj.

Përmes një statusi, Kalo kërkon që të merren me situatën në linjën e autobusave në Tiranë, pasi përveçse vonojnë në stacion janë të mbingarkuar dhe pa kondicioner , ku shumë lehtë mund të përhapet virusi Covid.

Kohë kovidiane….26.08.2021….Zotërinj KM/ER dhe KB/EV. Ju mirëkuptoj për brengosjen ndaj Afganëve të sotëm, POR mos na nënvlerësoni edhe ne “ish Afganët e para 30 viteve”…. Nëse doni t’a nisni ditën me nerva të cingërisura, ju ftoj të merni me mua çdo mëngjes linjën e Unazës për të shkuar në punë….

LEXO EDHE:  Rama i përgjigjet sulmeve të opozitës/ Nxjerrin sharlatanë që flasin pa lidhje

E keni të garantuar pritjen më së paku 30 minuta në stacion, autobuza pa kondicioner që edhe breshka do t’ua kishte zili për “ecjen e tyre”, mbingarkesën në pasagjerë duke rritur rrezikun e transmetimit të virusit Sars-Cov2/Covid-19, etj, etj….

Mirë uji që na mungon nëpër çezma, pluhuri e papatërtia që gëlojnë kudo dhe kurdoherë, POR së paku të ndiheshim të mirëtrajtuar dhe mirëkuptuar si qytetarë taksapagues të rregullt në Kabulin/ Tiranën tonë….JU FALEMIMDERIT PËR MIRËKUPTIMIN tuaj edhe në këtë rast!!!”, shkruan Kalo në postimin e tij./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Shëndeti

Pfizer kërkon autorizim urgjent të vaksinës për moshat 5-11 vjeç

Publikuar

-

Nga

Kompania Pfizer tha të enjten (7 shtator) se ka kërkuar autorizim për përdorim urgjent të vaksinës kundër COVID-19 tek fëmijët e moshës 5 deri 11 vjeç.

Kërkesa i është parashtruar Agjencisë së Ushqimit dhe Barnave (FDA) në Shtetet e Bashkuara.

Vala e fundit e koronavirusit e shkaktuar nga varianti shumë ngjitës Delta ka prekur në masë të madhe fëmijët. Vaksinimi i këtyre grupmoshave është thelbësor për të mbajtur shkollat e hapura dhe për të kontribuar në përfundimin e pandemisë.



Studimi, vaksina Pfizer shumë efektive në parandalimin e shtrimit në spital

“Jemi të përkushtuar që të punojmë me FDA-në me qëllim që të ndihmojmë në mbrojtjen e fëmijëve kundër këtij kërcënimi serioz për shëndetin publik”, tha kompania Pfizer.

LEXO EDHE:  “Kam luksin të bëj debate të forta”/ Lame flet për marrëdhënien me Ramën: Gjithmonë ka fituar fjala e tij

LEXO EDHE:  Rama i përgjigjet sulmeve të opozitës/ Nxjerrin sharlatanë që flasin pa lidhje

Agjencia e Barnave e SHBA-së tha se komiteti këshillues do të shqyrtojë të dhënat dhe para datës 26 tetor do të paraqesë mendimin nëse duhet t’i jepet autorizimi përdorimit të vaksinës te fëmijët e kësaj grupmoshe.

Vaksinës së kompanive Pfizer-BioNTech i është dhënë miratimi i plotë i FDA-së për personat e moshës 16 vjeç e lart. Në muajin maj, FDA-ja autorizoi përdorimin e saj urgjent tek fëmijët e moshës 12 deri në 15 vjeç..rel

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

‘Kapërcejnë’ sërish shifrat e të infektuarve/ Rritet ndjeshëm dhe numri i viktimave

Publikuar

-

Nga

19 qytetarë humbin jetën nga Covid/ Infektimet vijojnë të jenë në shifra të larta

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 3956 testime, kanë rezultuar pozitivë 533 qytetarë, ndërsa kanë humbur jetën 12 qytetare.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:221 qytetarë në Tiranë, 26 në Krujë, 22 në Durrës, 21 në Shkodër, nga 19 qytetarë në Kamëz, Lushnje, Sarandë, nga 16 qytetarë në Elbasan, Gjirokastër, Fier, 13 në Vlorë, 11 në Korçë, nga 8 qytetarë në Berat, Dimal, 7 në Mallakastër, nga 6 qytetarë në Kukës, Patos, Kuçovë, nga 5 qytetarë në Lezhë, Kavajë, nga 4 qytetarë në Peqin, Konispol, Vorë, Kurbin, nga 3 qytetarë në Malësi e Madhe, Dibër, Roskovec, Belsh, nga 2 qytetarë në Gramsh, Cerrik, Poliçan, Skrapar, Kolonjë, Pogradec, Maliq, Përmet, Himarë, Mat, Shijak, Mirditë, Tropojë, Has, Pukë, nga 1 qytetar në Rrogozhinë, Këlcyrë, Tepelenë, Memaliaj, Librazhd.

Janë 7959 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 167 pacientë, nga të cilët 21 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 12 qytetarë: 6 qytetarë nga Tirana të moshave 69-88 vjeç, 1 qytetare nga Kruja 64 vjeçe, 1 qytetar nga Vlora 66 vjeç, 1 qytetar nga Lezha 67 vjeç, 1 qytetare nga Gjirokastra 74 vjeçe, 1 qytetar nga Kavaja 77 vjeç dhe 1 qytetar nga Shkodra 79 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

LEXO EDHE:  Luli ‘qan’ me lot krokodili – “Gabova”

LEXO EDHE:  Covid-19 shqetëson amerikanët/ Numri i të infektuarve në trend rritjeje



Janë shëruar 696 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 163,018 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (07 Tetor 2021)
Raste të reja ditore 533
Të shëruar në 24 orë 696
Të shtruar në spitale 167
Humbje jete në 24 orë 12
Testime ditore 3956

Testime totale 1,228,064
Raste pozitive 173,723
Raste të shëruara 163,018
Raste Aktive 7959
Humbje jete 2,746

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3443
Durrës 910
Fier 736
Shkodër 614
Vlorë 472
Elbasan 430
Berat 292
Lezhë 288
Gjirokastër 242
Kukës 208
Korçë 167
Dibër 157

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

A duhet të hiqen kufizimet shëndetësore?

Publikuar

-

Nga

Nga Dr. Blerta Brati, mjeke mikrobiologe

Një muaj pas heqjes së të gjitha kufizimeve shëndetësore, Danimarka nuk ka parë një përkeqësim të epidemisë, megjithëse shkencëtarët po bëjnë thirrje për kujdes.

A duhet të hiqen kufizimet shëndetësore?

Ndërsa shumica e vendeve evropiane po përjetojnë një rënie të konsiderueshme të epidemisë Covid-19 kryesisht për shkak të vaksinimit, disa konsiderojnë se masat shëndetësore të cilave iu nënshtrohen popullat nuk janë më të nevojshme dhe duhet të braktisen.

Një pjesë e vogël e vendeve evropiane kanë vendosur të bëjnë hapin e duhur dhe të fillojnë një kthim të plotë në jetën normale.



Ky është rasti i Danimarkës, e cila hoqi të gjitha masat e saj sanitare më 10 shtator. Danezët tani janë kthyer në “jetën më parë”, pa maska, distancim shoqëror dhe pass shëndetësor.

LEXO EDHE:  Luli ‘qan’ me lot krokodili – “Gabova”

LEXO EDHE:  Hapni dritaret ndërsa hani darkën e Krishtlindjeve/ Video që zbulon se si ajri i pastër largon grimcat e koronavirusit

Numri i shtrimeve në spital vazhdon të bjerë dhe vetëm 86 danezë me Covid-19 janë shtruar aktualisht, duke përfshirë 12 në kujdes intensiv, krahasuar me 147 që nga 31 gushti. Numri i vdekjeve mbetet i qëndrueshëm dhe relativisht i ulët: rreth 20 danezë vdesin çdo javë nga Covid-19, për një popullsi prej 6 milion banorësh

“Virusi nuk është më një kërcënim për shoqërinë dhe epidemia tani është nën kontroll,” tha qeveria daneze në mbështetje të vendimit të saj.

Një muaj pas kthimit në jetën normale, ndoshta është ende shumë herët për të bërë një vlerësim të vendimit danez. Për 18 muaj, ngjarjet na kanë mësuar se evolucioni i epidemisë ndonjëherë mund të marrë rrugë të papritura. Norvegjia dhe Suedia gjithashtu i kanë dhënë fund masave të kufizimeve sanitare.

LEXO TE PLOTE