LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çmenduria e të riut, bën tatuazh kokën e politikanit

26 Gusht 2021, 17:04, Aktualitet CNA
Çmenduria e të riut, bën tatuazh kokën e politikanit

Gazetari i njohur Bledi Mane ka publikuar në rrjetet sociale foton e një djaloshi, i cili ka bërë tatuazh në shpinë, fytyrën e kryeministrit Edi Rama.

Me ironi gazetari ka shkruar se është në dilemë, pasi nuk di se ku mund ta bëjë edhe ai një tatuazh të tillë.

?Jam në dilemë/ KU TA BËJ UNË?

Këtë djalë me shpinë që shikoni në foto e takova sot në rrugën Myslym Shyri dhe më yshti me ndjesinë e opozitarizmit që deri dje dremiste në Spille?, shkruan Mane.

?Nga shtatori do bëj në bark edhe unë tatuazh portretin e Lul Bashës??, thotë Mane duke ironizuar më tej.

Ndërkohë ky nuk është rasti i parë që një qytetar shqiptar bën tatuazh një politikan.

Më herët, taksisti Uljan Kolgjegja nga Tropoja kishte bërë tatuazh në kraharor fytyrën e ish-kryeministrit Sali Berisha./CNA.al

Lajmet e fundit nga