LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Arrihet marrëveshja, Ronaldo do transferohet te Manchester City

26 Gusht 2021, 15:19, Sport CNA
Arrihet marrëveshja, Ronaldo do transferohet te Manchester City

Mediat portugeze e bëjnë fakt të kryer, Kristiano Ronaldo do të transferohet tek Mançester Siti. Në takimin e zhvilluar ditën e sotme mes Jorge Mendesh dhe drejtuesve të Juventusit, klubi bardhezi mësohet se nuk ka hequr dorë nga kërkesa 30 milionë euro për kartonin e Ronaldos. Sipas mediave portugeze, Ronaldo ka komunikuar tanimë me Guardiolën duke pranuar kushtet e transferimit te Mançester Sitit.

??Qytetarët?? i kanë ofruar një kontratë 2-vjeçare me 230 mijë paund në javë, teksa fiton 500 mijë paund në javë tek Juvja. Ndër të tjera, Guardiola nuk ka pranuar që të përfshijë Gabriel Zhesusin në tratativa, dhe drejtuesit e Sitit shpresojnë ende të bindin Juven që ta lërë të lirë Kristiano Ronaldon.

Lajmet e fundit nga