LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO-RENEA në aksion/ Momenti i arrestimeve

25 Gusht 2021, 08:21, Aktualitet CNA
VIDEO-RENEA në aksion/ Momenti i arrestimeve

RENEA ka kryer kontrolle të befasishme në tre qytete, Durrës, Mamurras dhe Elbasan.

Policia ka publikuar pamjet nga askioni, ku forcat RENEA shihen në askion teksa ushtrojnë kontrolle në lokale dhe në banesa.

Nga ky aksion ka patur dhjetëra të shoqëruar dhe disa të arrestuar.

Ndër të arrestuarit është edhe një 36-vjeçar, i akuzuar për plagosjen e katër personave në vitin 2017.

?Në Mamurras, gjatë kontrolleve të befasishme është kapur dhe ndaluar nga RENEA, një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, shtetasi A. S., 36 vjeç, autor i plagosjes së 4-fishtë në 2017, i shpallur në kërkim nga DVP Tiranë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka vendosur masën e sigurimit personal ??Arrest në burg? për veprat penale ?Vrasje në rrethana të tjera cilësuese??, e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe ?Armëmbajtja pa leje?.

Ky shtetas, në vitin 2017, në Laprakë, në bashkëpunim dhe me vëllain e tij, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri 4 shtetas.?-thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

Lajmet e fundit nga