LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama në delir/ Superlativa për qeverinë e tij, vetëshpallet “hero” i shqiptarëve

25 Gusht 2021, 11:41, Politikë CNA
Rama në delir/ Superlativa për qeverinë e tij, vetëshpallet

Kryeministri Edi Rama ka dalë sot në një konferencë për mediat, ku po mban fjalën përmbyllëse të mandatit të dytë të qeverisjes së tij.

Por, gjatë fjalës së tij, Rama ka folur me superlativa për qeverinë e tij, gati gati duke e shpallur veten edhe si ?hero? që shpëtoi shqiptarët nga virusi, por duke mos lënë mënjeanë edhe tërmetin e 26 nëntorit 2019.

Përtej bëmave dhe gjëmave, përtej akuzave që ka pasur në këto vite, Rama nuk nguroi edhe të vlerësojë veten, ndërsa theksoi në se mandati i dytë mbyllet me notë pozitive.

Ai tha se qeveria ia doli të kalonte të dy sfidat atë të tërmetit dhe pandemisë.

“Mbyllet me një notë pozitive besoj unë puna e një mandati të vështirë ku tërmeti dhe pandemia diktuan një forcë të pashembullt ndryshimi e prioriteteve tona qeverisës. Edhe nuk ka mbaruar pandemia dhe as ka përfunduar rindërtimi, por me të duyja kemi marrë një avantazh të konsiderueshëm. Përtej konsideratave dhe kritikave për menaxhimin e dy krizave do të jetë në gjurmët e historisë së qeverisjes në këto 30 vite.?-tha ndër të tjera Rama./CNA.al

Lajmet e fundit nga