LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Plagoset një person në Lushnje/ Në pranga autori

25 Gusht 2021, 09:53, Kronika CNA
Plagoset një person në Lushnje/ Në pranga autori

Policia e Lushnjes ka vënë në pranga një 29-vjeçar, i cili dyshohet se ka plagosur me thikë një 56 vjeçar.

Sipas uniformave blu, në pranga ka rënë shtetasi N. S., 29 vjeç, banues në Lushnjë.

?Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, pas marrjes së njoftimit se në spitalin e Lushnjës kishte shkuar i plagosur me thikë një shtetas, menjëherë është organizuar puna dhe është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar, shtetasit N. S., 29 vjeç, banues në Lushnjë. Ky shtetas, në lagjen ?18 Tetori?, ka plagosur për motive të dobëta, me mjet prerës (thikë), shtetasin L. K., 56 vjeç, banues në Lushnjë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.?-thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

Lajmet e fundit nga