Connect with Us

“Nuk u ngope duke vjedhur”/ Akuza të forta ndaj Metës, i kujtojnë dhe grabitjen e floririt

Politikë

“Nuk u ngope duke vjedhur”/ Akuza të forta ndaj Metës, i kujtojnë dhe grabitjen e floririt

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Presidenti Ilir Meta vijon pushimet, duke shijuar bukuritë e vendit tonë, ndërsa në rrjetet sociale nuk mungojnë edhe foto të tij, nga vende të ndryshme që viziton.

Së fundi, Ilir Meta ka qënë në Kepin e Rodonit, ku sigurisht nuk mund të mungonte edhe një foto e tij, që shijon perëndimin dhe bukuritë e asaj zone.

Në Kepin e Rodonit, mrekullinë e bregdetit shqiptar.”-shkruan Meta, bashkëngjitur fotos së tij.

Por, pas këtij postimi qytetarët kanë shpërthyer në komente, kundër Metës, duke e akuzuar për vjedhjen e pasurive të shqiptarëve.

Po ashtu qytetarët i kanë kujtuar edhe akuzat për vjedhjen e floririt.

Do kishte qënë më mrekulli mos të kishe vjedhur floririn e shqiptarëve”-shkruan një qytetar.

Kujtojmë këtu se ndër vite Meta është akuzuar për vjedhjen e floririt, por vetë presidenti i ka mohuar akuzat.

Personi që e artikuloi për herë të parë publikisht, dhe ngriti alarmin se floriri i Krrabës ishte grabitur, ishte ish-kryeministri Sali Berisha. Në vitin 2000 ai akuzonte kryeministrin e atëhershëm, Ilir Meta si shkaktarin e kësaj vjedhje shtetërore.

LEXO EDHE:  Gjuzi bën deklaratën e fortë/ "Meta udhëtoi në 2010 drejt Bashar al-Assad për të sjellë 270 milionë dollarë në Tiranë"

Nëqoftëse dikush mendon t’u vjedhë shqiptarëve floririn dhe të laj duart si ponc pilati, gabon shumë rëndë, ka bërë llogaritë shumë të gabuara. Kërkoj me insistim dorëheqjen e Ilir Metës”, ka deklaruar në atë kohë Berisha.

Por, ndërkohë, ndaj Metës vijojnë akuzat nga qytetarët.

Një tjetër qytetar shkruan “Ju keni zaptuar atë vend, ato toka me vila private. Për ne vendalit nuk ka ngel gjë. Ju po shijoni, ne ngelem rrugëve të Europës me ju pasuru juve. Ke mall me ardh ne vendin tënd. korrupsioni i lartë, çmimet të larta, rroga qesharake sdi ca më ju thanë”.

Gjithashtu një tjetër shkruan “O Ilir floriri apo na jep dhe neve ndonje vilë ose euro nga ato që ke vjedhur se s’bëhet nami. Sa të ti marrë amerikani, jepja popullit se për hundesh do ju dalin ty dhe Mones, se nuk paskeni qënë të ngopur duke vjedhur”./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“I skuqur në fytyrë dhe me maskë”/ Gjekmarkaj nuk ndihet mirë, largohet nga mbledhja

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Kryetari i Komisionit të Edukimit dhe Mjetet e Informimit Publik, Agron Gjekmarkaj është larguar nga seanca e sotme.

Deputeti Gjekmarkaj tha se nuk mund të qëndronte për shkak të problemeve shëndetësore, ndërsa shtoi se ditën e sotme erdhi në komision vetëm për respekt institucional dhe njerëzor.



Përpara se t’ia japë fjalën zonjës ministre, desha të them se për arsye shëndetësore nuk e kam të mundur të rri më gjatë. Unë erdha këtu vetëm për respekt institucional dhe njerëzor. Kam nderin t’ia kaloj drejtimin e seancës zotit Petro Koçi. Ju uroj punë të mbarë për sot dhe ju kërkoj shumë ndjesë për mungesën time”, tha Gjekmarkaj, që nuk sqaroi se çfarë kishte.

LEXO EDHE:  “E shtynë tërmetin me dekret”/ Rama tallet keq me Metën

LEXO EDHE:  Gjuzi bën deklaratën e fortë/ "Meta udhëtoi në 2010 drejt Bashar al-Assad për të sjellë 270 milionë dollarë në Tiranë"

Pas largimit të tij, mbledhja e komisionit vijoi nën drejtimin e socialistit Petro Koçi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ahmetaj jep lajmin e mirë/ Zbulon datën kur fillon shpërndarja e apartamenteve

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka dalë sot në një konferencë për mediat, ku ka bërë të ditura disa nga vendimet e sotme të Këshillit të Ministrave.

Ndër të tjera Ahmetaj dha një lajm të mirë për qytetarët, banesat e të cilëve janë dëmtuar nga tërmeti I 26 nëntorit 2019.



Ahmetaj tha së ne 25 nëntor do të fillojë shpërndarja e apartamenteve për banorët e prekur nga tërmeti, ndërsa siguroi se gjithë proçesi do të jetë transparent…vijon

LEXO TE PLOTE

Politikë

 Sherri te “Çajupi”, zbret në Kuvend/ Boçi debate me Kushin

Publikuar

-

Nga

Ngjarja e ndodhur disa ditë më parë në shkollën “Çajupi” në Tiranë, ku pati një përplasje mes dy mësuesve, është bërë objekt debati edhe në mbledhjen e sotme në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik.

Deputeti I PD, Luçiano Boçi pyet drejtpërdrejt ministren Kushi, se përse nuk pati reagim nga Ministria e Arsimit, duke shtuar se kjo ngjarje impaktoi të gjithë mësuesit.

Projektin pilot online mos e paraqisni si arritje. Nuk po them se nuk ka të mira, por ka edhe një problem të madh, diskriminimi arsimor. Regjistrimi online nuk mund të jetë i shkëputur nga harta e re shkollore. Ndërsa tekstet falas kanë qenë të propozuara nga PD. Por sot një fëmijë do të marrë librat e një fëmije tjetër pararendës. Sa i përket shërbimit psiko-social, dua të ndalem tek përplasja mes mësuesve në shkollën ‘Çajupi’ dhe nga ana juaj nuk pati reagim.
Besoj që ngjarja ka impaktuar të gjithë sistemin arsimor në lidhje me pozicionin e mësuesit. Përse nga ana juaj nuk pat reagim për këtë ngjarje. Ju duhet të kishit çuar ekipin e psikologëve për të trajtuar stafin. Do doja të dija një program të saktë për të gjithë fëmijët për shkak të traumave të pandemisë”, tha Boçi.

LEXO EDHE:  Gjuzi bën deklaratën e fortë/ “Meta udhëtoi në 2010 drejt Bashar al-Assad për të sjellë 270 milionë dollarë në Tiranë”

LEXO EDHE:  Foto-Qytetari ia mbledh Edi Ramës/ Mos belbëzo më për Ilir Metën se vetë e zgjodhe, tani...



Ndërkohë që ministrja tha se Zyra Arsimore veproi në kohë pas verifikimeve institucionale, ndërsa shtoi se arsimi shqiptar është përmirësuar, por ende ka vend për punë.

Zyra Arsimore ka bërë një reagim dhe ka marrë masë ndaj dy mësuesve. U përdor një kohë e caktuar për ta verifikuar ngjarjen me policinë. Sepse jo gjithmonë lajmet në media janë 100% të vërteta. Jo me një të rënë të lapsit mund të hiqet mësuesja. Ne e verifikuam me policinë dhe gjykuam që mësueset të pezullohen dhe më pas të shkarkohen. Respektojmë institucionet. Ka hierarki, struktura që janë të parashikuara për të ndërmarrë veprime. Dhe trajtimin psikologjik po e bëjmë, kemi ngritur një grup pune. uroj të mos ndodhin ngjarje të tilla, është shumë e rëndë. E kuptoj dhe për prindërit është shqetësim i lartë, ndonëse nuk ka ndodhur brenda ambienteve të shkollës është shumë e rëndë”, tha ministrja e Arsimit./CNA.al

LEXO TE PLOTE