Connect with Us

“Jahti luksoz i Jeff Bezos në Sarandë”/ Gazetari zbulon “perlën” e radhës

Politikë

“Jahti luksoz i Jeff Bezos në Sarandë”/ Gazetari zbulon “perlën” e radhës

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar në lidhje me disa lajme të raportuara në media, sipas të cilave thuhet se jahti gjigand i miliarderit Jeff Bezos është ndalur në Sarandë.

Në një postim në rrjetet sociale, gazetari Tomorri shkruan se Flying Fox nuk është fare i Bezosit, por është në pronësi të një kompanie nga Monaco që quhet Imperial Yachts dhe kjo e fundit e jep me qera.

Gjithashtu Tomorri shkruan se lajmi që Flying Fox është blerë nga Bezos është përgenjeshtuar zyrtarisht edhe nga Amazon, me deklaratë zyrtare.

Por, përtej këtyre, gazetari thekson se problemi tjetër qëndron në faktin se sipas tij përveç jahteve që po marrin mijëra tonë naftë pa taksa, ky po perdoret edhe si sebep për kontrabandë.

Nuk mbarojne thagmat

Erdhi Jeff Bezosi ne Sarande- eshte perla e radhes.

Tani me i vertete ishte ai lajmi, kur Britney Spears thoshte se jam e virgjer se sa ky lajmi qe erdhi Bezosi ne Sarande.

E para, Flying Fox nuk eshte fare i Bezosit, por eshte ne pronesi te nje kompanie nga Monaco qe quhet Imperial Yachts. Kjo kompania e jep me qera dhe kjo verifikohet lehtesisht po te hysh tek faqja zyrtare e saj.

E dyta, lajmi qe Flying Fox eshte blere nga Bezos eshte pergenjeshtuar zyrtarisht edhe nga Amazon, me deklarate zyrtare.

E treta, ky jahti ka ardhur edhe 4 apo 5 here te tjera ne Sarande. Mbushet me nafte pa akcize, pa tvsh pa takse qarkullimi. Dmth me nafte 500 leke te vjetra litri. Pastaj shkarkon jashteqitjet ne Sarande dhe iken. Te gjithe te kenaqur se jane jashteqitje miliarderesh ato.

E fundit, edhe po ta kishte Jeff Bezosi do ishte prape njesoj. Tani kjo pune po shnderrohet ne nje problem te madh. Se pervec jahteve qe po marrin mijera tone nafte pa taksa, ky po perdoret edhe si sebep per kontrabande. Pak dite me pare shpertheu nje rast, ku 7 mije litra ishin deklaruar si furnizim jahti, por tek jahti nuk kishin vajtur kurre.

Aman naftes se ambulancave ja ngopim mire. 1500 leke takse per liter i marrim.”-shkruan Klodian Tomorri./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Skandali/ Inspektorët e Ministrisë së Drejtësisë mbyllin dosjet korruptive

Publikuar

-

Nga

Institucionet shqiptare, ministritë dhe strukturat që ato drejtojnë në Shqipëri, janë të përfshira në skema korruptive. Lidhje të forta politike, të cilat çojnë në zbatim të urdhërave të verbër që finalizohen me mbyllje proçedurash apo fshehje dosjesh skandaloze, duke përdorur disa inspektorë, që gjoja kryejnë veprime disiplinore.

CNA.al ka mundur të monitorojë disa nga veprimet e kryera nga Ministria e Drejtësisë, kryesisht nga inspektorët e këtij institucioni, të cilët çohen për të verifikuar denoncimet që vijnë nga qytetarët, për aktet e kryera nga noterë apo dhe struktura të tjerë në varësi të këtij institucioni.

Nga Ministria e Drejtësisë e kanë kthyer në Ministri të Zhdrejtësisë, me kuazi hetime, sa për të thënë dhe për t’u vënë epilogun sipas dëshirës.

Nëpërmjet një dosje të plotë, qartazi tregohet sesi inspektorët e ministrisë së Drejtësisë kapërcejnë sa në një krah në krahun tjetër, për të shpëtuar përgjegjësit dhe aktet e tyre skandaloze ligjore.

Këto akte që mund të quhen afera korruptive, që duhen ndjekur në mënyrë penale mbyllen pa asnjë pasojë ose maksimalisht jepet një “këshillim disiplinor”.

“Skandali Gjonaj”, në duart e Ministrit të ri

Gjatë kohës që ky institucion është drejtuar nga Etilda Gjonaj të tilla mbyllje ka pasur me dhjetëra. Por, inspektorët vazhdojnë të jenë në detyrë edhe tani.

CNA.al e sjell këtë dosje në momentin që Ministri i ri i Drejtësisë, Ulsi Manja deklaroi se do të ketë një institucion të ri. Ai që do të kontrollojë, dhe do të jetë një departament anti-korrupsion pranë Ministrisë së Drejtësisë.

CNA.al do të sjellë një dosje të plotë, ku tregohet sesi një notere e përfshirë në një skandal, nga një kontroll i kërkuar pas një denoncimi në media, del totalisht pa asnjë lloj përgjegjësie.

Pra, duke përdorur disa instrumenta. Së pari, afatet dhe së dyti duke luajtur me shtyrjen e kohës së kontrollit.

LEXO EDHE:  Foto/ Jahti i tretë më i madh në botë ankoron në Sarandë

LEXO EDHE:  Foto/ Jahti i tretë më i madh në botë ankoron në Sarandë

CNA.al ka mundur të sigurojë dosjen e plotë dhe do të tregojë në disa shkrime sesi Ministria e Drejtësisë për të shpëtuar një notere që ka falsifikuar një firmë dhe një akt noterial, i shtyhet afati i kontrollit, justifikohet situata me Covid-in, dhe pastaj gjendet argumenti që kanë kaluar pesë vite nga kryerja e këtij falsifikimi.



Në fakt, inspektorët e Ministrisë së Drejtësisë nuk konstatojnë thelbin e problemit, por e justifikojnë dhe e mbyllin dosjen.

Pra, e justifikojnë noteren falsifikatore dhe duke qënë se kishin kaluar pesë vite i mbyllin dosjen.

Ç’ka do të thotë se çdo noter mund të falsifikojë, kalojnë pesë vite dhe ai del i pafajshëm, sipas inspektorëve të Ministrisë së Drejtësisë.

Por, edhe pa kryer detyrën e tyre, pa verifikuar faktet të cilat nxirrnin në pah të vërtetën e një falsifikimi dhe veprimi ishte mjaft i thjeshtë.

Verifikimi i dokumentave apo edhe i akuzave. Inspektorët shkojnë, marrin të mirëqenë një deklaratë dhe thonë se kanë kaluar afatet ligjore.

Inspektorët e MD, fshehin veprën penale

Në fakt, një rutinë administrative, e cila ka fshehur një vepër penale. Një falsifikim i cili ndodhet në një proces hetimor në prokurori, dhe Ministria e Drejtësisë, në të gjitha rastet sillet konfuze në lidhje me faktin se ishte kryer një falsifikim.

Një herë thotë se presim hetimin e prokurorisë, pastaj duke u justifikuar me Covid-in, shtynë afatin dhe në finale thotë se ka kryer një proçedurë rutinë dhe e ka mbyllur këtë dosje.

CNA.al do ta sjellë të plotë këtë skandal. Noteren, inspektorët e përfshirë, si një rast ulëritës drejtuar ministrit të Drejtësisë, për të parë a do të funksionojë vërtetë kjo reform anti-korrupsion në institucione.

Ky është një nga rastet më flagrante, që tregon se, ose korrupsioni ka mbyllur dosjen ose me urdhër politik ajo është futur në një sirtar pa u kryer aspak kontrolli./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“E ktheve PD në parti të Soros”/ Shqiptarët akuza Bashës: Po merr leksione nga Rama, jep dorëheqjen

Publikuar

-

Nga

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha priti në selinë e PD një grup të rinjsh të Partisë Popullore Austriake. Në një postim në rrjetin social Facebook Basha shprehu gjithë kënaqësinë që i dha takimi me të rinjtë, ndërsa demokratët e kanë “kryqëzuar” me komente.

Një qytetar shprehet se Basha së pari duhet të mbledhë të rinjtë e vendit dhe të diskutojë për problemet reale që ka vendi.

Një tjetër komentues, i shkruar se ka marrë leksione të mira nga kryeministri Rama, duke e akuzuar se e ka kthyer PD në parti të Sororsit.

Byth e brek me edvin plehrën e ke kthyer Partinë në Parti të Sorosit se ti dhe edvini të Sorosit jeni thirri mëndjes sa nuk është vonë”, shkruan komentuesi.

LEXO EDHE:  Foto/ Jahti i tretë më i madh në botë ankoron në Sarandë

LEXO EDHE:  Moti i keq në Greqi/ Humb jetën një shqiptar



Një tjetër qytetar, i vë në dukje Bashës parimet europiane, që një lider duhet të japë dorëheqjen nëse humbet në zgjedhje.

Ne Partine Popullore Europiane nuk aplikohet asnje nga format e drejtimit te Partise qe aplikoni ju o zoteri. Atje statuti eshte mbi gjithçka! Dhe doreheqja ne rast humbje e liderit eshte preambula e ketij statuti”, shprehet komentuesi./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Debati për flamurin shqiptar në Egjipt/  Rama sqaron ish-deputetin dhe komentuesit

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti Myslim Murrizi, teksa komentoi ditën e djeshme vizitën e kryeministrit Edi Rama në Egjipt, nxori në pah një detaj që nuk kishteë ndodhur asnjë herë në një pritje zyrtare, mungesën e flamurit shqiptar.

Por ky detaj u vu re edhe nga komentuesit, të cilët vërshuan në një sërë kritikash në drejtim të kreut të qeverisë, ku njëri nga ndjekësit shkruante me ironi se “po flamuri shqiptar ku është, e mori era?”.

LEXO EDHE:  Dogjën arat me misër/ Arrestohen dy persona

LEXO EDHE:  Dogjën arat me misër/ Arrestohen dy persona

Për t’i dhënë fund të gjithë debatit mendoi vetë kreu i qeverisë, i cili i ktheu përgjigje komentuesit duke e sqaruar se: “nuk vendoset flamuri i shtetit tjetër në ceremonialin ushtarak të mikpritjes, rregull elementar në gjithë botën”./CNA.al



Rama vizitë në Egjipt/ “Injorohet” nga autoritetet

 

LEXO TE PLOTE