Connect with Us

Fuqia e frikshme e talebanëve/ Si iu “dhuruan” armatimet amerikane, rreziku që kanoset

Aktualitet

Fuqia e frikshme e talebanëve/ Si iu “dhuruan” armatimet amerikane, rreziku që kanoset

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote

Kolonel Dritan Demiraj, i cili ka shërbyer në Afganistan për plot 5 vite, ka reaguar sërish në lidhje me situatën pas dorëzimit të komandues të ushtrisë dhe policisë kombëtare, në duart e talebanëve.

Në një postim në rrjetet sociale, Demiraj bën të ditur se fuqia ushtarake që gëzojnë tashmë talebanët, është e “frikshme”.

Sipas Demirajt, dorëzimi i shpejtë i gjithë zinxhirit komandues të ushtrisë, ka bërë që të bien në duart e talebanëve disa dhjetra bilionë dollarë armatime të dhuruara për 19 vite nga administrata amerikane dhe aleatët e saj.

Fatkeqësisht tërheqja e shpejtë dhe dorëzimi i të gjithë zinxhirit komandues të ushtrisë dhe policisë kombëtare afgane mundësoi që Talebanët afganë të kenë në duar disa dhjetra bilionë dollarë armatime të dhuruara për 19 vite nga administrata amerikane dhe aleatët e saj.

Pjesë e kësaj asistence ushtarake përfshin mijëra mjete Toyota, Ford, mjete të blinduara HUMVEES, MAX PRO MRAP, mbi 120 dronë survejimi ku përfshihen dronet ScanEagle dhe avionët e zbulimit PC-12, rreth 211 mjete ajrore, 166 nga të cilat kanë qënë operacionale në muajin gusht 2021.

Këtu mund të përmendim avionët e sulmit amerikan/brazilian Embraer A-29 dhe Cessna AC-208, shumë helikopterë amerikanë UH-69 Black Haëk, UH-60 A, UH-1H, MD-530 F dhe avionët e transportit amerikane C-130H, C-208BB dhe Boing 727 etj të dislokuara në bazat ajrore Bagram, Mazar-e Sharif, Shindand, Kandahar dhe në Kabul. Gjithashtu, përveç amerikanëve mjete ajrore ka dhuruar edhe India, konkretisht disa helikopterë sulmi MI-35, MI-24 dhe MI-17 dhe disa helikopterë transporti M-8 ruse të vjetra, të cilat mirëmbaheshin nga kontraktorët amerikanë.”-shkruan Demiraj.

Më tej, ai thekson se “një rrezik i madh për të ardhmen janë edhe qindra mjete të artilerisë së rëndë 122 mm dhe 152 mm, armët moderne kundërajrore dhe kundërtanke, keqpërdorimi i të cilave krijon komplikacione dhe përbën rreziqe e kërcënime për të ardhmen e perëndimit, të vendeve të Azisë juglindore dhe sigurinë globale.”

Gjithashtu ai shkruan se kapacitet ushtarake të talebanëve janë rritur në mënyrë të frikshme, duke u kthyer kështu në rrezik eminent edhe programet moderne, programet stërvitore, kurrikulat e programeve të Akademive Ushtarake.

Kompletimi i Talebanëve me dhjetra mijëra armë këmbësorie moderne ku përfshihen pistoletat Beretta 92 FS, Glock Mod-17 dhe Mod-19, automatikët amerikanë M-4, M-16, mitralozët M-60, M-248, M-50 Broënning, armët moderne sniper, etj mjetet e zbulimit, vëzhgimit, mjetet dhe pajisjet moderne të ndërlidhjes, etj kanë rritur tek mase kapacitetet ushtarake të Talebanëve afganë.

Në shtesë të këtyre kapaciteteve mund të përmendim si rrezik eminent edhe programet moderne, programet stërvitore, kurrikulat e programeve të Akademive Ushtarake, Forcave Tokësore, Ajrore, Shkollës së Forcave Speciale dhe Komando në Ëardak, etj të cilat prej vitesh kanë qënë nën drejtimin e ushtrisë Amerikane dhe të NATO-s. Një pjesë e madhe e këtyre Akademive dhe njësive speciale janë stërvitur dhe pajisur me CAVEAT-tet e NATO-s dhe SOP-të e forcave speciale të aleancës, një pjesë e mirë e të cilave do të merren studiohen dhe përdoren kundër forcave tona në konfliktet e ardhshme nga ushtria e Iranit, Kinës, Rusia dhe Pakistani.

Një shqetësim i madh për perëndimin është edhe investimi afatgjatë për krijimin, stërvitjen, mbështetjen dhe aktivizimin e celulave, organizatave, grupeve dhe njësive të inteligjencës afgane, të cilat prej kohësh veprojnë në zonat dhe organizatat e interesit (të cilat nuk mund t’i përmend). Duhet theksuar se në këtë drejtim, një dëm i madh për sigurinë operacionale është marrja nën kontrollin nga Talebanët dhe agjentët e ISI-it të Pakistanit i rrjeteve, qëndrave, organizatave, bazave sekrete, rrjeteve të inteligjencës dhe bashkëpunëtorëve të tyre, operatorëve, teknikës dhe pajisjeve të Drejtorisë së Sigurimit Kombëtar (NDS), të ngritura me shumë vështirësi dhe të mbështetura nga SHBA, Britania, Franca, Gjermania dhe India.

Kjo drejtori, një pjesë e të cilës është zhvendosur në Luginën e Panjshir-it për organizimin e rezistencës, ka qënë një nga agjensitë më të financuara, mbështetura dhe të suksesshme në luftën kundër terrorizmit, në konfliktin kundër Talebanëve dhe grupeve terroriste me të cilat ata bashkëpunojnë. Ata kanë qënë në pararojë për të denoncuar dhe provuar me fakte dhe prova për përfshirjen dhe mbështetjen e fuqishme që shërbimi sekret pakistanez ISI ka dhënë për Talebanët afganë që në krijimin e tyre në vitin 1991-1992 dhe deri në përfundimin me sukses të ofensivës kundër Kabulit.

Marrja nën kontroll e informacioneve të tilla, kapja, arrestimi, marrja në pyetje me të gjitha llojet e formave i agjentëve dhe bashkëpunëtorëve të Drejtorisë së Sigurimit Kombëtar Afgan (NDS), do të sigurojë për elementët kundërshtarë dhe shërbimet inteligjente jo partnere me SHBA-ve dhe NATO-n informacione të cilat do ta dëmtojë ndjeshëm në të ardhmen veprimtarinë e tyre dhe aksesin e informacioneve në kohën e duhur për agjensitë e inteliugjencës së perëndimit. Në të njëjtën kohë, do të rrezikojë edhe jetën dhe sigurinë operacionale të agjentëve në terren ose të rrjeteve dhe grupeve informative që veprojnë në zonat e tyre të interest.

Interes të madh në këtë drejtim kanë padyshim shërbimet kineze të inteligjencës civile dhe ushtarake, Irani konkretisht forcat speciale al-Quds, agjentët e MOIS-it, agjentët e GRU-së e të FSB-së dhe padyshim agjentët e ISI-it pakistanez. Prandaj në gjykimim tim, është shumë e domosdoshme që vëmendja e agjensive amerikane dhe partnere të inteligjencës duhet të përqëndrohet pa humbur asnjë minutë në mbështetjen e rezistencës afgane në Luginën e Panjshir-it, me të gjithë format (haptazi ose fshehtazi) me qëllim që në bashkëpunim me rrjetet e tyre të jenë në kontakt me çdo zhvillim, të shmangim të papriturat si në rastin e rënies së Kabulit për 3-6 muaj (që në fakt ra për katër ditë), pasi kanë përgjegjësi për informimin e saktë dhe në kohë të lidershipit më të lartë politik dhe ushtarak të SHBA-ve dhe vendeve partnere.

Meqënëse bashkë me Talebanët afganë në përbërje të tyre pjesë e ofensivës ishin edhe mijëra xhihadistë, terroristë dhe militantë të grupeve terroriste/xhihadiste si: LeT, LeJ, LeI, LeO, JEM, AQA, AQP, HQN, TTP, IMU, ETIM, ISIS Khorasan, etj kjo nënkupton se shumë shpejt territori i Afganistanit do të rikthehet në atë që gjatë viteve 1996-2001 njihej si “Universiteti i Terrorizmit Ndërkombëtar” për shkak të kampeve të shumta terroriste të stërvitjes në këtë vend (për të cilat do të flas me detaje në shkrime të tjera).

Si përfundim, fitorja gjatë ofensivës së Operacionit “Anakonda” të Talebanëve afganë dhe përshëndetja që asaj i kanë bërë edhe “partnerë” seriozë të SHBA-së në luftën kundër terrorizmit si psh kryeministri i Pakistanit Imrad Khan i cili theksoi se: “Talebanët më në fund këputën zinxhirët e skllavërisë”, së bashku me disa drejtues të tjerë të grupeve terroriste si emiri i TTP-së Nur Valih Mehsud nga provinca e Pakistanit Khyber Pakhtunkëa (KP) se: “Fitorja e Talebanëve afganë është fitore e Islamit kundër SHBA-ve”, etj janë tepër shqetësuese, të cilat paralajmërojnë rreziqet dhe kërcënime të cilat i analizuam më sipër në lidhje me vendet e Azisë juglindore dhe jo vetëm.”-përfundon postimin e tij Dritan Demiraj.

LEXO EDHE:  Çfarë është Sheriati dhe si e kanë interpretuar atë Talebanët?

Shënim: Ky shkrim është krejtësisht ekskluzivitet i autorit D.D*./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Erdogan mbërrin në Rinas/ Pritet nga kryeministri Rama

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka mbërritur në Aeroportin e Rinasit, ku është pritur me ceremoni zyrtare nga kryeministri Edi Rama.

Kujtojmë këtu se Erdogan do të qëndrojë për më shumë se 13 orë në vendin tonë.

Kjo vizitë ka bërë që institucionet tona të marrin masa shumë të rrepta sigurie. Eskortimi i presidentit Erdogan dhe siguria e tij nesër do të bëhet nga Garda e Republikës dhe RENEA.

LEXO EDHE:  Rritet angazhimi amerikan në procesin e bisedimeve Kosovë-Serbi

LEXO EDHE:  Përçarje brenda opozitës?/ Aleati i Bashës: I kam shërbyer gjithmonë të djathtës



Ndërkohë që nga Ankaraja kanë mbërritur dje efektivë të Gardës turke e gjithashtu edhe shërbimet sekrete nga ky vend.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama mesazh vendeve të Ballkanit Perëndimor/”Refuzoni çdo thirrje që s’lidhet me anëtarësimin në BE”

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje liderëve të Ballkanit Perëndimor të refuzojnë çdo thirrje që nuk ka të bëjë me anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Në një intervistë për  Financial Times, Rama është shprehur se Shqipëria nuk do të heqë dorë kurrë nga Europa dhe Bashkimi Europian.

Rama i ka konsideruar të papërshtatshme flirtimin e Rusisë, Kinës dhe me rajonin,



 “Të tjerët mund të sjellin para, investime, ndoshta edhe havjar, por ata nuk do të jenë në gjendje t’ju sjellin atë që ju nevojitet për të ndërtuar një vend të lirë pune,”  ka thënë Rama

LEXO EDHE:  Ministri i Brendshem ndjek nga afër operacionet nga toka dhe ajri për shuarjen e zjarrit

LEXO EDHE:  Rritet angazhimi amerikan në procesin e bisedimeve Kosovë-Serbi

Sipas Ramës, BE ende nuk është “shëruar” nga kriza e refugjatëve në vitin 2015.

 “Shqiptarët kanë zhgënjimet e tyre me Brukselin, por kjo nuk e ndryshon besimin se ne duhet të jemi atje. Ne kemi treguar të gjitha historitë tona të mëparshme të dashurisë dhe martesat. Ne po kërkojmë një martesë të re, jo për një martesë të vjetër. Por sigurisht, kjo lloj martese është e vështirë”,” është shprehur Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Klodian Zoto në kërkim/ Tentakulat e inceneratorëve nuk ndalen, marrin të tjera miliona nga shqiptarët

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Historia e koncesionit të inceneratorëve në Shqipëri, duket se është një skandal që vijon të thellohet.

Një koncesion për të cilin ka pasur akuza të shumta, investigime, ndërsa tashmë është vënë në pranga edhe një ish-ministër.

Koncesioni i inceneratorëve, fillon në Elbasan me një kontratë 22 milion euro, shkon më pas në Fier me 28 milionë euro, dhe shton oreksin në Tiranë me një kontratë fillestare 128 milionë euro.

Në lidhje me inceneratorin e Elbasanit, i cili nga qeveria shqiptare është quajtur “histori suksesi”, ka pasur një hetim nga SPAK, pas të cilit është arrestuar ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka si dhe janë shpallur në kërkim Stela Gugallja dhe Klodian Zoto.

Por, kush është Klodian Zoto?

Kompania kryesore e piramidës së koncesioneve për inceneratorët, është Integreted Technology Services, ITS.

Është kjo kompani, e cila në faqen e saj zyrtare tregon qartë atë që ka raportuar CNA.al dhe mediat e tjera.

Pra, se pas konçesionit të inceneratorëve në Shqipëri, qëndron një person. Dhe ai është pikërisht Klodian Zoto.

Ky i fundit, ashtu sikurse shikohet edhe në ekstraktin zyrtar, Klodian Zoto zotëron 100% të kapitalit të kompanisë ITS (Integreted Technology Services).

Por, kush mendon se ITS e Klodian Zotos është ndalur vetëm në Fier, Elbasan dhe Tiranë, e ka shumë gabim.

Ashtu sikurse shikohet në faqen zyrtare të ITS, është po kjo kompani që ka marrë edhe landfillin e Vlorës.

Në faqen zyrtare të ITS thuhet se “Kontrata është nënshkruar me “Bashkinë e Vlorës” si Autoritet Kontraktues në 27 Prill 2020.”  Dhe vlera është 9,801,624.04 euro.

LEXO EDHE:  Rritet angazhimi amerikan në procesin e bisedimeve Kosovë-Serbi

LEXO EDHE:  Aleatët e Bashës thirrje qytetarëve/ “30 Qershori datë e mbuluar nga turpi”

Pra, Klodian Zoto, një person i shpallur në kërkim, është personi kryesor që qëndron në majën e piramidës së kompanive që kanë marrë koncesionin e inceneratorëve në Shqipëri.

Për më tepër, përtej atyre që është raportuar nga CNA.al, në lidhje me inceneratorin e Fierit, Elbassanit, Tiranës, apo edhe “ tentakulat” e tyre tek ujësjellësit, Klodian Zoto ka marrë edhe landfillin e Vlorës.



ITS është një kompani e regjistruar në QKB, në 02/11/2010, dhe pas vitit 2014 ka filluar të marrë koncesione nga qeveria shqiptare, në fushën e trajtimit të mbetjeve dhe jo vetëm.

Kujtojmë këtu se CNA.al me dokumente ekskluzive ka treguar qartazi zinxhirin e kompanive, në Elbasan, në Fier dhe në Tiranë, të cilën mund  ta lexoni këtu, ndërsa ato tashmë pranohen publikisht edhe në faqen zyrtare të ITS.

Pra, janë para që i marrin nga shqiptarët dhe i fusin nga një xhep në një tjetër./CNA.al

Tentakulat e inceneratorëve edhe tek ujësjellësit/ Provat, këmbanë alarmi për SPAK

Dokumentet ekskluzive-Skandali me inceneratorin e Fierit/ Si u zhvatën dhjetëra milion euro nga taksat e shqiptarëve

Dokumentet ekskluzive-Skandali me tenderin e inceneratorit/ Kompania fituese pa asnjë aktivitet biznesi, shkeljet proceduriale

Dokumentet ekskluzive-Si u garantuan 128 milion euro/ Skema korruptive e inceneratorit të Tiranës, emrat dhe kompanitë e përfshira

Dokumentet ekskluzive-Thellohet skandali i inceneratorëve/ Miliona për Stela Gugallen dhe Klodian Zoton

LEXO TE PLOTE