LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çomo lë mandatin/ Ja kush pritet ta zëvëndësojë në Kuvend

25 Gusht 2021, 11:26, Politikë CNA
Çomo lë mandatin/ Ja kush pritet ta zëvëndësojë

Doktoreshë Najada Çomo ka hequr dorë nga mandati i deputetes së Tiranës.

Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili tha sot se Najada Çomo ka hequr dorë nga mandati i deputetes, për të vijuar të jetë në krye të betejës kundër Covid-19.

Sipas kodit të ri zgjedhor, nëse largohet një femër, vendin e saj e zë po ashtu një femër.

Dhe sikurse shikohet në foton më poshtë, në listën e kandidatëve, kjo radhë i takon kandidates për deputete të PS-së,  Mimi Kodheli.

Zonja Kodheli u rendit e 21-ta në listën e deputetëve të PS për qarkun e Tiranës, që në total ka 36 mandate deputetësh.

Mimi Kodheli arriti të marrë 5597 vota vota socialistësh në kryeqytet./CNA.al

Najada Çomo heq dorë nga mandati i deputetes

Lajmet e fundit nga