Connect with Us

Ardhja e afganëve/ Rakacolli: Do ketë kujdes të veçantë shëndetësor për ta!

Aktualitet

Ardhja e afganëve/ Rakacolli: Do ketë kujdes të veçantë shëndetësor për ta!

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, ka bërë me dije se për afganët që do të vijnë në vendin tonë, do të ketë kontroll të veçantë shëndetësor.

Në një intervistë për report tv, ajo nënvizoi se kontrolli do të nisë që nga aeroporti e në vijimësi të qëndrimit të tyre në vendin tonë.

“Do ketë kujdes të veçantë për ta që nga momenti i kontrolleve shëndetësore që do të bëhet në aeroport dhe do  të ndiqen për shëndetin e tyre në vijimësi”, tha Rakacolli.

Ndërkaq zv. ministrja foli dhe për vitin e ri shkollor dhe planin e masave. Si mundësi do të shihet sërish edhe zhvillimi i mësimit të alternuar, online dhe në klasë, nënvizoi Rakacolli.

LEXO EDHE:  “Na duhet një kryeministër si Haradinaj”

“Me situatën që është tani ska arsye që mësimi të fillojë por të mendojmë se kemi arsimtarë të vaksinuar, prindër, gjyshërit janë të vaksinuar. Nuk është më ajo situatë ku insistonim në mbylljen e shkollave. E kemi si mundësi mësimin e variantit të përzier online dhe në klasë.

Nxënësit do hyjnë dhe do dalin vetëm njëherë nga shkolla. Do kontrollohet temperatura. Dritaret e hapura. Respektimi i distancës socile nëpër banka. Nxënësit do kenë një distancë të caktuar. Do ketë survejim dhe nga ana e personelit shëndetësor”, tha më tej zv.ministrja.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Përjashtimet në PD/ Kadilli: Basha do të ndërrojë partinë

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Deklarata e Lulzim Bashës se do të vijojë me përjashtimet nga PD, ka sjellë reagime të shumta,

Edhe  Fatbardh Kadilli i cili kërkonte të zinte vendin e Lulzim Bashës, ka reaguar me anë të një postimi në rrjete sociale.

Sipas tijm, në të gjithë botën partia ndërron kryetari, ndërsa në PD, kryetari ndërron partinë.

LEXO EDHE:  Mediat italiane ngrenë alarmin: Ndryshojnë bazat e kanabisit në Shqipëri, rritet numri i plantacioneve

LEXO EDHE:  Rreziku nga varianti Delta/ Rakacolli: Kemi dyshime të forta që është i pranishëm në Shqipëri



“Në gjithë botën partia ndërron kryetarin, në PD kryetari ndërron partinë.

E qartë që Basha dhe partia janë në konflikt. Kjo zgjidhet duke hequr kryetarin. Basha do të heq partinë”, shkruan Kadilli./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Shkrumbohet automjeti në Korçë/ Dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshme

Publikuar

-

Nga

Merr flakë në ecje makina në autostradë/ Shpëton mrekullisht shoferi

Në orët e para të mëngjesit, një makinë është shkrumbuar në fshatin mborje të Korçës.

Mjeti tip “Benz” i shtetasit A.C, ka qenë i parkuar në rrugë, pranë banesës.

Nga hetimet dyshohet se zjarrëvënia ka qenë e qëllimshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.



Më datë 18.11.2021, rreth orës 02:30, në fshatin Mborje, Korçë, ka rënë zjarr në mjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit A. C., i cili ka qenë i parkuar në rrugë, pranë banesës së tij.

Mjeti është djegur plotësisht dhe ka vetëm dëme materiale. Nga hetimet paraprake dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes“, njofton policia./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Arti në zi/ Ndërron jetë dramaturgu dhe shkrimtari i njohur shqiptar  

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ndërron jetë në moshën 91 vjeçare dramaturgu dhe shkrimtari i njohur shqiptar, Fadil Kraja.

Fadil Kraja ishte dramaturg dhe letrar i shquar kombëtar. Krijimtaria dhe emri i tij lidhen ngushtë me Teatrin Kombëtar Shqiptar dhe Teatrin “Migjeni” të Shkodrës ku në këtë të fundit kontribuon prej 60 vjetësh. Veprat e tij janë luajtur e vazhdojnë të luhen nga trupat teatrale të Kosovës, por edhe të Diasporës e të qyteteve të ndryshme në Shqipëri.

Fadil Kraja u lind në Shkodër, Shqipëri, më 1931. Shkollën e mesme e kreu në gjimnazin e Shkodrës ku spikati me talentin për letërsinë. Studimet e larta i përfundoi në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Filologjisë, dega Gjuhë-Letërsi. Pas diplomimit punoi në profesionin e mësuesit të cilin e trashëgonte edhe nga familja e tij.

Në vitin 1950, filloi punën për herë të parë si mësues në fshatin Mjedë. Në atë kohë nuk kishte shkollë në këtë fshat kështu që mësimi zhvillohej në shtëpinë e njërit prej banorëve, Hasan Metit. Kjo shkollë kishte 50 nxënës të ardhur nga 8 fshatra: Shelqet, Spathar, Laç, Qyrsaq, Hajmel, Ganjoll, Kaç, Naraç, dhe 4 mësues; Isak Ramadani, Fadil Kraja, Rifat Barbullushi, Gita Shani.

Fadil Kraja kontribuoi për vite me radhë si një mësues i nderuar në fshat e qytet duke nxjerrë nga duart e tij nxënës e studentë që u shquan më pas në fusha të ndryshme psh. në letërsi dhe art.

Fadil Kraja luajti rol të madh edhe në gjallërimin e Gjimnazit të Shkodrës si mesues i letersise. Më vonë ai punoi si pedagog i letërsisë në Universitetin “Luigj Gurakuqi” – Shkodër.

LEXO EDHE:  “Na duhet një kryeministër si Haradinaj”

LEXO EDHE:  Vrasjet në Shqipëri/ Klodiana Lala kritika Policisë

Për disa kohë drejtoi Klubin e Rinisë dhe më vonë qe anëtar i përhershëm i Këshillit Artistik në Teatrin “Migjeni”.

Nga viti 1972 gjer më 1992 ka qenë shkrimtar në profesion të lirë, duke vazhduar si pedagog i jashtëm në fakultet dhe njëkohësisht Kryetar i Degës së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve për Degën e Shkodrës.

Vepra

Fillimet e para ne krijimtari datojnë në moshë të re. Vëllimi i parë poetik “Kënga ime” (1954) fitoi çmimin e parë në Konkursin Kombëtar të Letërsisë.

Vëllimet poetike

“Kënga ime”

“Melodi malësore”

“Jehona malesh”

Vëllime me tregime

“Kandidatja e fundit”

“Ndodhitë e Nereidës”

“Fajin e kishte Besa”

Romane

“Britma e një gruaje”

“Pengu i diellit”

“Balada e nënës”

Drama



Ka shkruar mbi 50 drama dhe komedi të suksesshme te shfaqura në të gjithë teatrot profesioniste të Shqipërisë, si dhe në Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni dhe në diasporë. Mes tyre përmenden:

“Fisheku në pajë”, i cili vetem ne Shkodër u shfaq rreth 500 here

“Sinjalet e natës”

“Shpartallimi”

“Baca i Gjetajve”

“Gjaku i Arbërit”

“Djem të mbarë”

“Çështja e Blertës”

“Flamur në dasëm”

“Rozafa”

“Kur flasin zemrat”

“Luani i shtëpisë”

“Çështje familjare”

“Njerëz të ditëve tona”

“Mos më shkim hisen e diellit”

“Jorgani”

“Ditari i një mësuesi”

“Dopio gjashta”,

“Dy jetë”

“Midis dy dhimbjeve”

“Surpriza”

“Martesë me internet”

“Nata e fundit”, si dhe shumë drama për fëmijë, skenare filmash, librete operash dhe operetash./ CNA.al

LEXO TE PLOTE