Connect with Us

34-vjeçari përfundon në spital/ Mister plagosja

Aktualitet

34-vjeçari përfundon në spital/ Mister plagosja

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Rreth orës 14:40 në Rrugën e Barrikadave në Tiranë, shtetasi me inicialet G.M 34 vjeç është sulmuar me thikë.

34 vjeçari është dërguar menjëherë në spital ku po merr kujdesin e duhur nga mjekët.

Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon në kapjen e autorit.

Më datë 25.08.2021, rreth orës 14:40, në Rrugën e Barrikadave, në rrethana ende të paqarta është dëmtuar me mjet prerës (thikë) shtetasi G. M. 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe si dhe identifikimin e kapjen e autorit”, njofton policia./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Aktualitet

Samiti në Brdo/ Deputetja gjermane: Fjalët ngushëlluese të BE zhgënjejnë më tej Ballkanin

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Pas samitit mes BE dhe Ballkanit Perëndimor në Brdo, Slloveni, deputetja liberale gjermane, Renate Alt (FDP) raportuese e grupit parlamentar liberal për Europën Lindore e Juglindore reagon me kritika ndaj BE.

Deputetja e Bundestagut e FDP-së, Renate Alt, anëtare e Komisionit të Jashtëm të Bundestagut dhe raportuese e grupit parlamentar të liberalëve për Europën Lindore e Juglindore në një prononcim për Deutsche Wellen mban një qëndrim kritik ndaj rezultateve të samitit të BE-së e Ballkanit Perëndimor të zhvilluar në Brdo. “Që vendet e Ballkanit Perëndimor edhe më tej duhet të kënaqen me fjalë ngushëlluese çon në zhgënjim të mëtejshëm në rajon në lidhje me procesin e anëtarësimit. Me paketën e investimeve, BE nga njëra anë tregon, se do të angazhohet edhe më tej, por nuk do të përcaktojë një perspektivë të qartë europiane, për të mos folur për detyrimet konkrete që duhet të përmbushin këto vende.”

BE e dëmton kështu imazhin e saj me këtë dhe humb kështu besimin që i duhet në procesin e anëtarësimit, thekson deputetja liberale gjermane, Renate Alt. “Sidomos vendeve me vullnet për reforma si Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do ta kenë më të vështirë. Veçanërisht të rinjtë e arsimuar e të orientuar nga reformat po e lënë vendin që nga viti 2019 në masë dhe kërkojnë diku tjetër një perspektivë për të ardhmen”, kujton Alt, duke përmendur se ky është një zhvillim që BE po e nxit me hezitimin dhe mungesën e unitetit të saj.

LEXO EDHE:  Policia jep alarmin/ Bombul gazi 250 litra në bodrumin e hotelit të shembur

LEXO EDHE:  Grumbullimet masive për fushatë/ Rama thumbon Bashën: Je fytyrë e rrumpallës së PD



Samiti në Brdo

Deputetja gjermane, Renate Alt kërkon që qeveria gjermane në detyrë dhe vende si Austria ta bindin Francën, se perspektiva e anëtarësimit e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe zhvillimi i mëtejshëm i BE, nuk e përjashtojnë njëra tjetrën. “Sigurisht kjo nuk i çliron nga përgjegjësia 6 vendet e Ballkanit Perëndimor për të bërë përparime konkrete në fushën e shtetit ligjor, lirisë së mediave dhe luftën kundër kriminalitetit të organizuar. Për BE ka rëndësi: Bëhet fjalë për influencën e saj në rajon, që po sfidohet nga vende si Kina dhe Rusia e Turqia, si edhe për stabilitetin e kontinentit europian”, shprehet Renate Alt mbi përfundimet e samitit të Brdos në prononcimin për Deutsche Wellen./DW

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes/ Arrestohet 41 vjeçari ne Shkodër

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Një 41 vjeçar është arrestuar nga policia në Shkodër pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij si edhe ju sekuestrua një sasi lënde narkotike të dyshuar cannabis sativa.

Njoftimi i plotë i policisë:



“Nga specialistët e Seksionit Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër, është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

A.K., 41 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike të dyshuar cannabis sativa”./CNA,al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Mundësoi riatdhesimin e shqiptarëve nga Siria/ Gjenerali libanez: Do lirojmë çdo peng

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar sot me “Yllin e Madh të Medaljes së Kryeministrit për Mirënjohje Publike”, Drejtorin e Përgjithshëm të Sigurisë së Libanit, Gjeneral Major Abbas Ibrahim.

Ky i fundit është një nga personat kyç që ndihmoi në riatdhesimin e grave dhe fëmijëve shqiptarë nga kampet e ferrit në Siri.



Gjatë fjalës së tij në ceremoninë në Kryeministri, gjenerali libanez deklaroi se nuk do kursejmë asnjë përpjekje për të negociuar lirimin e çdo personi të mbajtur peng.

Ne nuk do të kursejmë asnjë përpjekje për të negociuar lirimin e çdo personi të mbajtur peng, pavarësisht çdo vështirësie, çdo rreziku me të cilin stafi ynë përballet në terren ndërkohë që hyjnë në zona të rrezikshme. Ne kuptojmë se çfarë vlere ka liria. I njohim mirë tragjeditë e arrestimit, frikës dhe burgosjes. Falënderime të ndjera kryeministrit Edi Rama dhe zyrtarëve që më nderojnë. Dua t’ia dedikoj Libanit e Shqipërisë dhe gjithë atyre që punojnë për lirinë e njerëzimit. Bëj thirrje që udhëheqësit e botës të përhapin gjuhën e paqes në vend të urrejtjes”, tha gjenerali./CNA.al

LEXO TE PLOTE