Connect with Us

SHBA nën presion para samitit të krizës për Afganistanin

Bota

SHBA nën presion para samitit të krizës për Afganistanin

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Në takimin virtual të G7-s, kryesuesja e radhës, Britania e Madhe kërkon zgjatjen e misionit të evakuimit nga Afganistani.

SHBA po peshon aktualisht të gjitha mundësitë, paralelisht zhvillohen bisedime me talibanët.

Partnerët perëndimorë duan që SHBA të zgjasë përtej 31 gushtit misionin e shpëtimit të dhjetëra mijëra njerëzve nga Kabuli. Tek përkrahësit e zgjatjes së misionit bën pjesë edhe kryeministri britanik, Boris Johnson.

Sipas ministrit të Mbrojtjes, Ben Ëallace, Boris Johnson do të bëjë të qartë pozicionin e tij në samitin e krizës të shtatë vendeve më të industrializuara, G7 që zhvillohet virtualisht.

Madje edhe zgjatja e misionit “me një ose dy ditë do të na jepte ne një ose dy ditë më shumë për të shpëtuar njerëzit”, tha Ëallace. Edhe Franca e mbështet zgjatjen e misionit.

Në një deklaratë për samitin e krizës së G7-s, Boris Johnson theksoi se shpëtimi i “qytetarëve tanë dhe atyre afganëve që na kanë ndihmuar këto 20 vjet”, ka tani “prioritet parësor”.

Shtetet e G7-s duhet të kenë parasysh edhe “fazën tjetër”, në të cilën do të bëhet fjalë për “një qëndrim të përbashkët” kundrejt Afganistanit. Britania e Madhe mban aktualisht presidencën e radhës së G7-s.

Presidenti amerikan, Joe Biden deri më tani i mbetet respektimit të datës 31 gusht për tërheqjen e trupave nga Afganistani. Zëdhënësi i Pentagonit, John Kerby tha se “fokusi ynë është i drejtuar tek arritja e kësaj deri në fund të muajit.”

Maas synon evakuimin civil

Gjermania po shikon edhe mundësi të tjera për të nxjerrë njerëzit nga Kabuli. Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas tha në Berlin, se qeveria gjermane po zhvillon bisedime me SHBA, Turqinë dhe partnerë të tjerë, “me qëllim që të mundësohet funksionimi civil i aeroportit”.

LEXO EDHE:  Rekord i zi në SHBA/ Mbi 1300 viktima në 24 orë nga Covid-19

Me synim që forcave lokale dhe atyre që kanë nevojë për mbrojtje “t’u mundësohet largimi nga Afganistani përtej misionit ushtarak të shpëtimit aktualisht”.

Nga ana tjetër po punohet me vendet fqinje, që të pranojnë refugjatët që vijnë nga Afganistani. Për këtë Gjermania ka vënë në dispozicion 100 milionë euro.

Ambasadat gjermane në vendet fqinje më pas duhet që personave që kanë nevojë për mbrojtje t’u japin pa shumë komplikime vizat për të hyrë në Gjermani.

Përtej kësaj, sipas Heiko Maas, duhet folur edhe me talibanët. Islamistët paralajmëruan për “pasoja”, nëse misioni i evakuimit do të zgjatej. Zëdhënësi i talibanëve, Suhail Shahin tha se data 31 gusht është “vija e kuqe”.

Rrezik për punonjësit e organizatave humanitare

Ministri gjerman për Zhvillimin, Gerd Müller shprehet i shqetësuar, se nën sundimin e islamistëve radikalë ka rrezik të madh për punonjësit afganë të organizatave të zhvillimit.

Për gazetën “Augsburger Allgemeine”, Müller tha se nuk u beson premtimeve të talibanëve, sepse “që tani ka përndjekje e vrasje”.

Ai është i shqetësuar për punonjësit afganë të Organizatës Gjermane për Bashkëpunimin Ndërkombëtar, GIZ dhe organizatave të tjera. Gerd Müller kërkoi zgjatjen e masave të evakuimit.

Në Kabul avionët që kryejnë evakuimet punojnë nën presion të madh, sepse gjendja në aeroport është shumë dramatike. Bundesëehri ka nxjerrë nga Afganistani ndërkohë të hënën 944 vetë, gjithsej janë shpëtuar 3650 vetë- SHBA nga 14 gushti ka nxjerrë 48.000 vetë nga Afganistani./ DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Bota

E blinduar dhe luksoze/ Kancelari i ri gjerman do të ketë në dispozicion “super bishën” e Mercedes-it

Publikuar

-

Nga

cna lajm show

Kancelari i ri i Gjermanisë, Olaf Scholz pritet të ketë një makinë të re në dispozicion. më saktë makinën më të re nga Mercedes dhe bëhet fjalë për një Mercedes S680 Guard.

Makina e blinduar është jo vetëm luksoze nga brenda, por është një prej mjeteve më të sigurta dhe më të fuqishme të prodhuara ndonjëherë.

Mësohet se makina ka 12 cilindra dhe 680 kuaj fuqi.

Sipas kompanisë thotë se qëllimi i makinës është që kancelari të mbijetojë 30 sekondat e para të çdo sulmi të mundshëm dhe të jetë në lëvizje për sa më gjatë. Më pas do mund të ndërhyjnë truprojat dhe policët.

LEXO EDHE:  Ndërtimi i HEC-it të Skavicës/ Çfarë parashikon projekti që zë fill që prej 1963

LEXO EDHE:  Rekord i zi në SHBA/ Mbi 1300 viktima në 24 orë nga Covid-19

‘Scholzmobili’ mund t’u rezistojë qindra plumbave nga armët automatike.

Jo vetëm kaq, por makina i ofron mbrojtje atyre që janë brenda nga ndonjë sulm me gaz helmues.



Nëse makina detekton një sulm me gaz, brenda lëshohet oksigjen dhe me pak presion, gazi nuk mund të penetrojë në brendësi të mjetit.

Çmimi i kësaj makine është marramendës dhe shkon plot 550 mijië euro.

Kjo makinë është në një nivel me mjetet e tjera presidenciale në botë.

Por ndryshe nga makinat e Vladimir Putin dhe të Joe Biden, ajo prodhohet në seri.

Mercedes ka në plan që të prodhojë 400 makina të tilla./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Tragjedi në ishullin grek/ Përmbytet anija me 27 emigrantë, 4 të vdekur e një i zhdukur

Publikuar

-

Nga

cna lajme

Katër persona kanë humbur jetën pas përmbytjes së anijes me emigrantë në ishullin Kios në Greqi, ku mes 4 viktimave, dy prej tyre ishin fëmijë të moshës 4 dhe 10-vjeç.

Mësohet se anija është përmbytur ndërsa emigrantët po përpiqeshin të kalonin ngushticën e Kios-Cesme dhe të kalonin në brigjet e Ishullit. Pasagjerët nga ana tjetër raportojnë se në anije ndodheshin 27 persona, 22 prej të cilëve janë shpëtuar dhe një tjetër rezulton i humbur. Një anije misioni e NATO-s, dy helikopterë dhe shumë forca të tjerë morën pjesë në operacionin për shpëtimin e tyre.

LEXO EDHE:  Rekord i zi në SHBA/ Mbi 1300 viktima në 24 orë nga Covid-19

LEXO EDHE:  Braçe përsërit apelin për qytetarët/ Shkumbini po kthehet në shtrat, por rreziku s’ka kaluar!



Ministri grek  i Emigracionit, Notis Mitarakis nëpërmjet një postimi në Twitter, i ka bërë thirrje autoriteteve turke që të marrin masa, në mënyrë që të tilla tragjedi të mos vijojnë të përsëriten.

“Autoritetet turke duhet të bëjnë më shumë për të parandaluar shfrytëzimin dhe bandat kriminale. Këto lëvizje nuk duhet të ndodhin më kurrë”, ka shkruar ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Erdogan tërhiqet nga vendimi për shpalljen non grata të ambasadorëve

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote,

Presidenti turk iu kundërvu apeleve të Perëndimit për lirimin e intelektualit Kavala duke dashur ta shfrytëzojë situatën për politikën e brendshme. Ai kërcënoi me dëbim ambsadorët. Por tani e tërhoqi vendimin.

Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan e tërhoqi deklaratën për shpalljen non grata të ambasadorëve perëndimorë.

Erdogan tha në Ankara, se “ambasadorët janë tërhequr nga qendrimet e tyre” dhe “në të ardhmen do të jenë më të kujdesshëm”. Para kësaj deklarate të Erdoganit, ambasadorët e prekur patën postuar në Twitter një deklaratë, sipas së cilës ata i përmbahen Konventës së Vjenës për të mos ndëryhrë në punët e brendshme të vendit ku kryejnë shërbimin.

“Qëllimi ynë nuk ishte të shkaktonim një krizë”.



Përfaqësia e SHBA-së në Turqi të hënën pasdite (25.10) publikoi në Twitter një deklaratë për respektimin e Konventës së Vjenës. “Synimi ynë nuk ishte të shkaktonim një krizë”, u shpreh më tej Erdogan. Ne kishim për qëllim të mbronim të drejtat e sovranitetit të Turqisë.

Kreu i shtetit Erdogan në fundjavë shkaktoi një skandal kur deklaroi, se dhjetë ambasadorë perëndimorë do t’i shpallë persona të padëshiruar – nga protestat kundër deklaratës së tyre të solidaritetit me sipërmarrësin dhe mbështetësin e kulturës Osman Kavala, që mbahet në burg. Me shpalljen e person non grata zakonisht pason dëbimi i personave nga vendi. Të prekur nga ky qendrim ishin ndër të tjerë ambasadori gjerman Jürgen Schulz dhe kolegët e tij nga Franca, SHBA-ja dhe shtatë vende të tjera.

LEXO EDHE:  Braçe përsërit apelin për qytetarët/ Shkumbini po kthehet në shtrat, por rreziku s’ka kaluar!

LEXO EDHE:  Braçe përsërit apelin për qytetarët/ Shkumbini po kthehet në shtrat, por rreziku s’ka kaluar!

64-vjeçari Kavala ndodhet në arrest hetimor në Stamboll që nga viti 2017, ndonëse Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ka udhëzuar më 2019 lirimin  eitj. Kavala menaxhon një nga shtëpitë botuese më të mëdha në Turqi dhe angazhohet me organizatën e tij Anadolu Kültür për dialogun me grupet etnike si dhe në konfliktin me kurdët apo me Armeninë. Ai është gjithashtu themeluesi i degës turke të fondacionit Shoqëria e Hapur të filantropit nga SHBA George Soros, i cili është në shënjestër prej shumë populistëve./DW

LEXO TE PLOTE