Connect with Us

Mesazh nga Jala/ LSI me Petrit Vasilin do ta bëjë Shqipërinë shtëpinë e të rinjve!

Politikë

Mesazh nga Jala/ LSI me Petrit Vasilin do ta bëjë Shqipërinë shtëpinë e të rinjve!

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike

Erisa Xhixho, nënkryetarja që do të jetë edhe deputete e LSI-së për herë të parë e zgjedhur si e renditura e dyta në listën e Tiranës, e ka cilësuar Petrit Vasilin “njeriun më luftarak të LSI-së”, duke e ftuar të merrte fjalën në takimin e LRI-së në Jalë, një përpjekje qesharake për të krijuar idenë e rreme se LSI është ende e gjallë e pa dhënë akoma shpirt.

Pas dështimit në zgjedhjet e 25 prillit, LSI nuk ka më as mundësinë që të krijojë grupin e saj parlamentar, nëse nuk i japin ndonjë deputet borxh.

E rrënuar dhe e papërfillur më prej askujt, me njerëzit që e braktisin dita-ditës dhe me një kryetare me nivel intelektual nën nivelin e injrancës politike në Shqipëri, e cila do të mbahet mend për çizmen që i hodhi Edi Ramës dhe për të sharat që shpërndante për të Ilir Meta mejhaneve ku pihej e bëhej tapë, LSI është sot dëshmi e një realiteti të parathënë katër vjet më parë prej Edi Ramës kur i drejtohej Ilir Metës me fjalët “ Ilir, do të ikesh nga President, por nuk do ta gjesh më partinë!”

Dhe vërtetë LSI nuk është më.

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politikeAjo ka mbetur vetëm e mishërruar tek shëmbëlltyra e lodhur dhe e sakatosur e një çalamani si Petrit Vasilit, të cilin edhe Ilir Meta e përdor thjeshtë si instrument jashtëqitjeje për toksinat e veta. Pasi e ndërsen kundër Edi Ramës dhe ambasadores amerikane në Shqipëri, Meta e thërret Titin e tij në Presidencë ku e fyen dhe e poshtëron aq sa qeshet e gjithë presidenca me skenat që krijohen, dhe pastaj e përzë prapë e i thotë shko e vazhdo lehjet e tua.

LEXO EDHE:  Kriza politike/ Basha dhe aleatët zbarkojnë në Presidencë, Kryemadhi çon Vasilin

Dhe Petriti, ashtu çalë-çalë, merr udhë e shkon t’ia bëjë qefin Presidentit te tij duke e lënë këtë të fundit nën shoqërinë e veçantë të shoqëruesit të parë të misit, Ramazan Topuzit apo Zanit siç e ka nofkën përkëdhelëse, me të cilin hanë bashkë misra të pjekur dhe dëgjojnë këngën

Flokët e tua kaçurrela,

dredha-dredha me kordela,

në dashni rash sa ti preka,

aji, aji sa ti preka”.

Ata pak të rinj të LRI-së të mbledhur në Jalë janë ndjerë të zhgënjyer e të fyer teksa kanë parë që e ardhmja e tyre të ketë konturin e portretit të Petrit Vasilit, njeriut më pak të votuar të LSI-së në të gjithë Shqipërinë.

65-vjeçari i LSI-së me 362 votat e tij do të jetë përfaqësuesi më i pavotuar, por i emëruar nga kryetarja për të qene deputeti i LSI-së, ndërkohë që po kjo kryetare bënte be e rrufe se LSI e saj është parti e të rinjve dhe e të ardhmes për ta bërë Shqipërinë shtëpinë e të rinjve.

Kjo po që është e sigurtë; Petrit Vasili, njeriu më luftarak i LSI-së është përfaqësuesi më domethënes dhe më legjitim për të qenë te bindur se LSI është parti e të rinjve.

Lolokryetari që e vunë dhe e hoqën sapo e vunë për ta bërë LSI-në forcë të parë – forcë të paparë, tani do të jetë edhe lolodeputet për ta bërë LSI-në forcën përfaqësuese të rinisë shqiptare./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Ndajmë bashkë gëzimet dhe hidhërimet”/ Ministri turk në Laç: T’i gëzoni banesat e reja

Publikuar

-

Nga

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Urban i Turqisë, Murat Kurum gjatë vizitës së tij në Laç, në ceremoninë e dorëzimit të çelësave të shtëpive të 522 banesave qytetarëve ka vlerësuar marrëdhëniet e ngushta mes Turqisë dhe Shqipërisë.

Ministri turk tha se lidhjet rrënjësore që ekzistojnë mes dy vendeve kemi ndarë gëzimet dhe telashet e pikëllimet.



‘Shpreh ngushëllimet për familjet e pikëlluara që kanë humbur familjarë dhe uroj që zoti t’i shërojë ata. Sot jemi këtu për ceremoninë e inaugurimit që kemi ndërtuar këtu pas tërmetit të 26 nëntorit 2019. Vëllezër dhe motra të prekura nga tërmeti uroj të jetojnë të lumtur në strehat e tyre të reja dhe të ngrohta. Duke u nisur nga lidhjet rrënjësore që ekzistojnë mes nesh kemi ndarë gëzimet dhe telashet e pikëllimet. Me atë mobilizimi që ne vepruam në vendin tona gatë tërmetit, përmbytjeve dhe zjarreve, me të njëjtën ndjeshmëri vepruam edhe për Shqipërinë dhe qytetin e Laçit. Ne do të vijojmë të jemi pranë jush edhe në të ardhmen”, tha ministri.

LEXO TE PLOTE

Politikë

544 banesa të rindërtuara në Laç/ Kryebashkiakja, mirënjohje Turqisë

Publikuar

-

Nga

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan po zhvillon një vizitë në Shqipëri, ku është pritur me një ceremoni zyrtare nga kryeministri Edi Rama.

Vizita ka nisur nga qyteti i Laçit, aty ku është finalizuar projekti i rindërtimit të lagjes se re me 524 apartamente, financim i qeverisë turke.



Në ceremoninë e dorëzimit të çelësave të shtëpive të 544 banesave qytetarëve në Laç, kryetarja e Bashkisë së Kurbinit, Majlinda Cara, falënderoi Presidentin Erdogan dhe popullin turk për ndihmën e jashtëzakonshme.

“Është nder të mirëpres Presidentin Erdogan në këtë kompleks të rindërtuar nga gërmadhat që la pas tërmeti i 26 nëntorit 2019. Nuk di nëse do të gjej dot fjalët për t’i thënë falënderimet e duhura popullit turk, Presidentit Erdogan dhe të gjithëve. Në emër të qytetarëve dhe banorëve të kësaj lagje të re ju falënderoj nga zemra për bujarinë dhe solidaritetin e treguar në ditët tona më të vështira. Ka pasur një bashkëpunim të shkëlqyer të kompanive shqiptare të angazhuara në ndërtimin e kësaj lagjeje kaq cilësore me kompaninë turke që dua t’i falënderoj për profesionalizmin e saj. Jam shumë i lumtur për të gjitha ato familje që iu riktheu shpresa dhe buzëqeshja dhe do të kenë mundësi të banojnë në këto shtëpi të pakrahasueshme me më parë”, tha Cara./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

GJKKO shtyn sërish seancën ndaj Saimir Tahirit

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka shtyrë sërish seancën ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Shtyrja e seances është bërë, pasi dy prokurorë kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.



Vetë ish-ministri Tahiri ka qenë i pranishëm në GJKKO për të ndjekur nga afër seancën, por kjo e fundit është shtyrë për në datën 31 janar, në orën 11:00.

LEXO EDHE:  Kreu i PD-së shpërthen kundër LSI-së/ Është gjysma e keqe e këtij vendi

LEXO EDHE:  Kriza politike/ Basha dhe aleatët zbarkojnë në Presidencë, Kryemadhi çon Vasilin

Kujtojme ketu se SPAK e akuzoi për trafik droge, por gjykata ish-ministrin e Brendshëm e dënoi vetëm për shpërdorim detyre, ndërsa me prishjen e vendimit nga Gjykata e Lartë, dosja u rikthye edhe njëherë në Apel./CNA.al

LEXO TE PLOTE