LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kukësi në merkato për një sulmues

24 Gusht 2021, 12:03, Sport CNA
Kukësi në merkato për një sulmues

Dihet që nevoja më e madhe dhe kërkesa që Longo ka për përforcimin e skuadrës është një ?pykë?. Verilindorët kishin nisur kontaktet me sulmuesin hungarez, Marko Futaks, dhe shpresohej që palët të arrinin marrëveshjen dhe madje lojtari, pse jo, t?i bashkohej skuadrës në Slloveni. Mirëpo, duket se gjërat kanë ngecur dhe çdo ditë që kalon e vështirëson më shumë marrëveshjen, edhe pse ende nuk mund të thuhet se shpresat janë shuar përfundimisht.

Por, nëse edhe kjo pistë do të bjerë, mësohet se drejtuesit kanë të tjerë lojtarë në fokus, gjithnjë nga tregu i huaj. Sulmuesit shqiptarë nuk preferohen, kjo edhe për faktin se për momentin është e vështirë të gjesh një të tillë në vendin tonë, pasi të gjithë janë kompletuar nëpër skuadrat e tyre. Megjithatë, deri në mbyllje të merkatos gjasat janë që të arrihet marrëveshja me një ?pykë? dhe nëse kjo nuk ndodh, atëherë Longo do të duhet të bëjë maksimumin me ekipin që ka aktualisht në dispozicion.

Lajmet e fundit nga