LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Greqia shtrëngon masat anti-Covid/ Nga 1 shtatori hyn në fuqi zbatimi i rregullave të reja

24 Gusht 2021, 10:35, Kosova & Bota CNA
Greqia shtrëngon masat anti-Covid/ Nga 1 shtatori hyn në fuqi zbatimi

Qeveria greke ka marrë masa të tjera përsa i përket situatës pandemike. Paketa e re e masave do të hyjë në fuqi deri në Mars të vitit 2022.

Ministri grek, Vasilis Kikilias ka theksuar se duke filluar nga shtatori nuk do të ketë më teste falas për Covid për të pavaksinuarit, madje nga 1 shtatori të punësuarit në sektorin e shëndetësisë që nuk kanë paraqitur certifikatën e vaksinimit do të ndalohen nga puna derisa të vaksinohen.

Gjithashtu, për të pavaksinuarit ambientet e brendshme si dhe institucionet publike do të jenë thuajse të padepërtueshme.

Nëpunësit e sektorit publik dhe privat do të deklarojnë në aplikacionin elektronik covid ?free app? të qeverisë greke një herë në javë rezultatin e rapid test, që do të mbulojnë me shpenzimet e tyre, kostoja do të jetë 10 euro testi në klinikat private të vendit (nga 20 euro që është sot). Hyrja e të pavaksinuarve nuk lejohet në klinika shtetërore.

Të punësuarit në sektorin e arsimit, mësues, edukatorë, në sektorin e turizmit, teatër, kinema, produksione muzikore, plus edhe studentët do të bëjnë dy ?rapid? test në javë, me shpenzimet e tyre. Dy ?self test? në javë (me procedurë të ngjashme me rapid test, por që bëhet në shtëpi) do të ofrohen falas vetëm për nxënësit deri në moshën 18 vjeçare, pavarësisht se nga muaji korrik është hapur edhe platforma për vaksinimin e grupmoshës 12-15 vjeç.

Në rast udhëtimi brenda vendit, udhëtarët duhet të kryejnë një ?rapid? test 48 orë para nisjes, që gjithashtu deklarohet në aplikacionin e qeverisë greke. Por, nuk do të lejohen të kryejnë testin në klinika apo spitale shtetërore, vetëm në klinikat private që lejojnë hyrjen e të pavaksinuarve.

Në ambientet e mbyllura, stadiumet etj., lejohet kapaciteti 100% vetëm me të vaksinuarit, në rast të kundërt do duhet të mbahen distancat sociale si dhe të gjithë të pranishmit të kenë deklaruar rapid test, pcr test të 48 orëve të fundit, apo certifikatë infektimi nga covid-19 6 muajt e fundit.

Punëdhënësit kanë të drejtën të kërkojnë certifikatën e vaksinimit për punësimin e stafit të biznesit të tyre dhe të kenë të dhëna statistikore të sakta të dokumenteve që paraqesin.

Në ambientet e jashtme, nëse ka fluks njerëzisht, rivendoset maska me detyrim. Ministri i Shëndetësisë ka theksuar se të vaksinuarit arrijnë në rreth 6 milionë, ndërsa pritet që deri në fillim të shtatorit të jenë vaksinuar edhe 1 milionë qytetarë të tjerë. Vaksinimi ofrohet falas me numrin personal AMKA, ndërsa takimet mbyllen ose automatikisht nga platforma përkatëse elektronike ose në të gjitha farmacitë e vendit./ CNA.al

Lajmet e fundit nga