Connect with Us

Afganistani mbërthen takimin e G7-tës

Bota

Afganistani mbërthen takimin e G7-tës

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote,

Dy muaj më parë, udhëheqësit e shtatë demokracive më të industrializuara në botë u takuan në prag të verës në bregdetin juglindor të Anglisë. Ishte një ngjarje e gëzueshme: takimi i parë fizik i Grupit të Shtatë Kombeve në dy vjet për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe paraqitjes së mirëpritur të presidentit Joe Biden dhe mesazhit të tij “Amerika është kthyer” si dhe diskutimeve për çështje të mirëqenies deri te COVID-19 dhe ndryshimet klimatike.

Të martën, shtatë udhëheqësi do të takohen përsëri në formatin virtual përballë një ringjalljeje të pandemisë, lajmeve më të frikshme mbi ndryshimet e klimës dhe çështjes më të ngutshme e mbase më të rëndësishme: Afganistanit. Kriza në rritje e refugjatëve në vend, rënia e qeverisë dhe frika nga një ringjallje e terrorizmit me bazë në Afganistan, i kanë vënë aleatët e G-7 përballë të problemeve që kërcënojnë unitetin e bllokut.

Kryeministri britanik Boris Johnson, mikpritës i takimit të qershorit në qytetin turistik anglez Cornwall, tani po i mbledh përsëri udhëheqësit për bisedime mbi krizën në Afganistan mes pakënaqësisë me mënyrën se si presidenti Biden trajtoi tërheqjen nga Afganistani. Ankesa janë shprehur nga Britania, Franca, Gjermania dhe vendet tjera në G-7, që përfshin vetëm një vend jo anëtar të NATO-s, Japoninë.

Me gjithë njoftimin e presidenti Biden në muajin prill se Shtetet e Bashkuara do të tërhiqen plotësisht nga Afganistani deri në 20 vjetorin e sulmeve të 11 shtatorit 2001, kombi i Azisë Qendrore ishte pothuajse një çështje dytësore kur G-7 u takua në qershor.

COVID-19, Kina dhe ndryshimet klimatike dominuan agjendën, ndërsa pritjet për takimin e afërt të presidentit Biden me presidentin rus, Vladimir Putin, ishin në maje të gjuhës.

Udhëheqësit e vendosën Afganistanin si pikën e 57-të nga 70 sa ishin në komunikatën e tyre të fundit prej 25 faqesh, pas Ukrainës, Bjellorusisë dhe Etiopisë. Afganistani as nuk u përfshi në përmbledhjen prej një faqe e gjysmë të dokumentit. NATO-ja tashmë kishte nënshkruar tërheqjen dhe gjithçka që dukej se kishte mbetur, ishte përfundimi i një tërheqjeje të rregullt dhe shpresat për një marrëveshje paqeje midis qeverisë afgane dhe talebanëve.

Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve në Afganistan që të zvogëlojnë dhunën dhe të merren vesh mbi hapat që mundësojnë zbatimin e suksesshëm të një armëpushimi të përhershëm dhe gjithëpërfshirës dhe të angazhohen plotësisht në procesin e paqes. Në Afganistan, një zgjidhje e qëndrueshme, gjithëpërfshirëse politike është mënyra e vetme për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në dobi të të gjithë afganëve”, thanë udhëheqësit, pa asnjë paralajmërim urgjence.

“Ne jemi të vendosur të vazhdojmë mbështetjen tonë për qeverinë afgane për të trajtuar nevojat urgjente të sigurisë dhe humanitare të vendit, dhe për të ndihmuar njerëzit e Afganistanit, përfshirë gratë, të rinjtë dhe grupet e pakicave, ndërsa ata kërkojnë të ruajnë të drejtat dhe liritë e fituara me vështirësi”, thanë ata.

LEXO EDHE:  Doni të studioni në SHBA?/ Ambasada Amerikane jep njoftimin e rëndësishëm

Por ndërsa vera po i afrohet vjeshtës, ato shpresa janë shuar.

Kryeministri Johnson dhe të tjerët, përfshirë presidentin francez, Emmanuel Macron, po e nxisin presidentin Biden të zgjasë përtej 31 gushtit afatin për tërheqjen e plotë të forcave amerikane, në mënyrë që të sigurohet evakuimi i të gjithë shtetasve të huaj, si dhe afganëve që punuan ose mbështetën ndryshe operacionet e NATO-s të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, që mposhtën talebanët në vitin 2001.

Në prag të takimit, Shtëpia e Bardhë tha se presidenti Biden dhe kryeministri Johnson, folen në telefon dhe “diskutuan përpjekjet e vazhdueshme të personelit tonë diplomatik dhe ushtarak për të evakuuar qytetarët, personelin lokal dhe afganët e tjerë të cenueshëm”, si dhe “rëndësinë e bashkërendimit të ngushtë me aleatët dhe partnerët në menaxhimin e situatës aktuale dhe krijimin e një qasjeje të përbashkët ndaj politikës afgane”.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, tha se priste që çështjet në lidhje me afatin e evakuimit nga Afganistani të ishin pjesë e takimit të G-7. Por, ajo nuk deshi të parashikojë asnjë njoftim nga takimi, por tha se përqendrimi do të jetë në evakuimin e amerikanëve dhe aleatëve afganë sa më shpejt të jetë e mundur.

Sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace, i cili e ka quajtur “gabim” marrëveshjen e Shteteve të Bashkuara me me talebanët që e përcaktoi afatin e tërheqjes, tha të hënën me një ton pothuajse lutës që nëse presidenti Biden e zgjat operacionin “edhe për një ose dy ditë, kjo do të na japë një ose dy ditë më shumë për të evakuuar njerëzit”.

Oficerë të lartë ushtarakë britanikë kanë shprehur zemërim me tërheqjen amerikane, duke thënë se kjo shpërfaqë zbrazëtinë e “marrëdhënies së posaçme” transatlantike, një frazë e përdorur që nga Lufta e Dytë Botërore për të theksuar lidhjet historike, të miqësisë dhe interesave të përbashkëta diplomatike midis Londrës dhe Uashingtonit.

Edhe qeveria gjermane po shpreh padurim me ritmin e evakuimit. Ministri i Jashtëm Heiko Maas, tha se shumica e personelit lokal që punonte për vendin e tij në Afganistan nuk ishte tërhequr ende dhe e quajti takimin e G-7 të martën “shumë të rëndësishëm” për diskutimin e qasjes ndërkombëtare në aeroportin e Kabulit, përtej 31 gushtit.

Zyrtarët e administratës së presidentit Biden kanë refuzuar të thonë nëse një zgjatje është e mundshme duke pasur parasysh kërkesën e talebanëve që të gjitha forcat amerikane të largohen deri në afatin e 31 gushtit./VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Bota

Dy gazetarë fitojnë Çmimin Nobel për Paqe

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Dy gazetarët Maria Ressa dhe Dmitry Muratov kanë fituar Çmimin Nobel për Paqe për vitin 2021.

Komiteti i Nobelit tha se çmimi iu ndahet pasi ata kanë mbrojtur lirinë e shprehjes që është parakusht për demokracinë dhe paqen.

Sipas Komitetit, dy gazetarët kanë pasur kurajon që të luftojnë për lirinë e shprehjes në Filipine dhe Rusi.

                                                       Maria Ressa dhe Dmitry Muratov

Zonjës Ressa dhe Muratov po iu ndahet Çmimi Nobel i Paqes për luftën e tyre të guximshme për lirinë e shprehjes në Filipine dhe Rusi“, tha Komiteti i Nobelit përmes një deklarate më 7 tetor.

Në të njëjtën kohë, ata janë përfaqësues të të gjithë gazetarëve që ngrisin zërin për këtë ideal në një botë në të cilën demokracia dhe liria e shtypit përballen me kushte gjithnjë e më të pafavorshme“, thuhet në deklaratë.

LEXO EDHE:  Raporti/ SHBA e shqetësuar për korrupsionin në gjyqësor

LEXO EDHE:  Biznesmeni turk drejt prangave/ Drejtësia amerikane "fundos" mikun e Lulzim Bashës?



Çmimi Nobel për Paqen, që ndahet çdo vit, nderon individë apo organizata që “bëjnë angazhimin më të madh për të mirën e njerëzimit dhe miqësisë mes kombeve”.

Vitin e kaluar Çmimi Nobel iu nda Programit Botëror të Ushqimit, një agjenci e Kombeve të Bashkuara që përpiqet të luftojë urinë në botë.

Fituesit e Çmimit Nobel do të marrin një medalje ari dhe do të ndajnë mbi 1.1 milion dollarë.

Industrialisti suedez Alfred Nobel themeloi çmimet në testamentin e tij, të shkruar një vit para vdekjes së tij më 1896.

LEXO TE PLOTE

Bota

Rritja e çmimit të ushqimeve në botë/ FAO: Niveli më i lartë në 10 vjet

Publikuar

-

Nga

cna lajme bote

Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë me bazë në Romë, FAO, ka deklaruar rritjen e çmimeve në të gjithë botën gjatë muajit shtator, duke arritur kulmin 10-vjeçar.

Sipas FAO-s shkak janë bërë kushtet e furnizimit dhe rritja  e kërkesës për produktet kryesore, grurin dhe vajin.

Në raport me një vit më parë, FAO raporton se Indeksi i Çmimeve të Ushqimit është rritur me 32.8%.

“Ndër drithërat kryesore, gruri do të jetë fokusi në javët e ardhshme pasi kërkesa duhet të testohet kundrejt rritjes së shpejtë të çmimeve”, ka deklaruar ekonomisti i lartë i FAO -s, Abdolreza Abbassian.



Sipas FAO-s çmimet e drithërave u rritën me 2% krahasuar me muajin gusht, ndërsa çmimet e grurit në tregjet ndërkombëtare janë rritur deri në 41% krahasuar me një vit më parë. Sa i takon çmimit të misrit ai është rritur me 0.3%.

LEXO EDHE:  Afganistan, Trupat shtesë vënë në provë planet e tërheqjes amerikane brenda gushtit

LEXO EDHE:  Thirrje Kinës/ SHBA-ja dhe trembedhjetë shtete të shqetësuara me raportin e OBSH-së

Gjithashtu është shtrenjtuar me 1.7% çmimi i vajit vegjetal në raport me muajin gusht, ndërsa në krahasim me shtatorin e 2020, çmimi i vajit është rritur me rreth 60%.

Ndërsa çmimet globale të sheqerit u rritën me 0.5% në shtator, për shkak të shqetësimeve për motin e keq në Brazil, që është eksportuesi kryesor.

Kjo është kompensuar pjesërisht nga ngadalësimi i kërkesës për import dhe një perspektivë e favorshme e prodhimit në Indi dhe Tajlandë, sipas FAO-s./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Covid-19/ Pfizer kërkon miratimin e vaksinës për fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç

Publikuar

-

Nga

Studimi shpresëdhënës/ Sa zgjat imuniteti nga vaksinat e ARN-së si Pfizer e Moderna

Kompania farmaceutike “Pfizer” ka kërkuar nga Agjencia e Ushqimit dhe Barnave në SHBA, FDA, miratimin e vaksinës së saj për fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç. Lajmi është bërë i ditur nga një postim në Twitter i kompanisë.

“Jemi të përkushtuar që të punojmë me FDA-në me qëllim që të ndihmojmë në mbrojtjen e fëmijëve kundër këtij kërcënimi serioz për shëndetin publik”, tha kompania Pfizer.

Agjencia e Barnave në SHBA-së tha se komiteti këshillues do të shqyrtojë të dhënat dhe para datës 26 tetor, do të paraqesë vendimin nëse duhet t’i jepet autorizimi përdorimit të vaksinës te fëmijët e kësaj grupmoshe./ CNA.al

 



LEXO EDHE:  CDC: Covid-19 po kërcënon kryesisht njerëzit e pavaksinuar në SHBA

LEXO TE PLOTE