LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

U fut me ‘Benz’ brenda dyqanit/ Arrestohet shoferi që plagosi 5 persona në Berat

23 Gusht 2021, 17:28, Kronika CNA
U fut me ‘Benz’ brenda dyqanit/ Arrestohet shoferi që plagosi 5

Është arrestuar drejtuesi i mjetit Ergys Petro i cili ditën e djeshme humbi kontrollin e mjetit duke përfunduar brenda një dyqani elektroshtëpiakesh, duke lënë 5 të plagosur.

Për pasojë janë dëmtuar shtetasit: A.K., L.R., T.R., A.V., të katër banues në Arrëz, Memaliaj si dhe pasagjeri i cili ndodhej në mjet shtetasi R.S., banues në Berat. Shtetasi L.R., është transferuar në Spitalin e Traumës Tiranë për mjekim më të specializuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale ?Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor.

Njoftimi i Policisë:

Nga specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Ergys Petro, pasi më datë 22.08.2021, në aksin rrugor Axhensi-Ura e Goricës, duke drejtuar mjetin tip Benz, ka dal nga rruga dhe është përplasur me një dyqan elektroshtëpiakesh.

Për pasojë janë dëmtuar shtetasit: A.K., L.R., T.R., A.V., të katër banues në Arrëz, Memaliaj si dhe pasagjeri i cili ndodhej në mjet shtetasi R.S., banues në Berat. Shtetasi L.R., është transferuar në Spitalin e Traumës Tiranë për mjekim më të specializuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale ?Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor?.

 

Lajmet e fundit nga