LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bayerni blindon yllin e ekipit, Kimish rinovon deri në vitin 2025

23 Gusht 2021, 08:28, Sport CNA
Bayerni blindon yllin e ekipit, Kimish rinovon deri në vitin 2025

Pas afrimeve tani Bajerni i Mynihut kërkon që të mbajë pranë dhe yjet e skuadrës. Joshua Kimish është lojtari që ditën e sotme ka hedhur të zezën në të bardhë duke rinovuar për 4 sezone me bavarezët, më konkretisht deri në 30 qershor 2025.

Këtë lajm e ka bërë vetë publike Bajerni i Mynihut me anë të një komunikate zyrtare në sajtin e saj. Aktualisht pranë rinovimit është dhe Leon Gorecka, ndërsa për Kingsli Koman pas disa tentativash priten që të rifillojnë sërish bisedimet.

Lajmet e fundit nga