Connect with Us

Zjarri rrezikon banesat në Finiq/ Kryebashkiaku thirrje për ndihmë, nevojiten zjarrfikëse

Aktualitet

Zjarri rrezikon banesat në Finiq/ Kryebashkiaku thirrje për ndihmë, nevojiten zjarrfikëse

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në fshatin Aliko të Finiqit.

Mësohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike dhe tashmë rrezikohen edhe banesat.

Zjarri favorizohet nga erërat teksa deri më tani janë vetëm banorët që po përpiqen ta ndalin me mjete rrethanore.

Kryebashkiaku i Finiqit, Kristaq Kiço ka kërkuar publikisht ndihmë për zjarrfikëse.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Sekuestrohen pasuri me vlerën 150 mijë euro/ Ja kujt i përkisnin

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme kronike

Policia e Tiranës bën të ditur se në kuadër të punës për për gjurmimin, identifikimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga aktiviteti kriminal, janë sekuestruar pasuri me vlerë 150 mijë euro, në ngarkim të dy vëllezërve me precedent penal në fushën e krimeve ndaj jetës.

Në vijim të punës gjurmuese për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaria kriminale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave në DVP Tiranë, kishin dërguar materialet paraprake hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka regjistruar procedimin penal për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”.

Në zbatim të këtij procedimi, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, u bë ekzekutimi i vendimit të prokurorit për vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme në ngarkim të shtetasve:  A. L. 30 vjeç, dhe O. L, 30 vjeç, vëllezër), me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve ndaj jetës.

Nga të dhënat e marra shtetasi A. L, është arrestuar në Spanjë në 2018 pasi akuzohet për veprën penale “Trafikimi i personave të rritur”, e kryer në bashkëpunim.



LEXO EDHE:  Foto-Zjarri nuk kursen as Himarën/ Shtëllunga tymi mbi kodrën e qytetit

LEXO EDHE:  Foto-Zjarri nuk kursen as Himarën/ Shtëllunga tymi mbi kodrën e qytetit

Ndërsa shtetasi O. L, është nën hetim nga autoritetet Spanjolle për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur dhe “Shfrytëzim i prostitucionit”.

Gjithashtu, në zbatim të këtij procedimi si dhe vendimit të Prokurorit u bë sekuestrimi i pasurive të shtetasve të lartpërmendur dhe familjarëve të tyre që arrijnë vlerën 150.000 euro.

Nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për të zbuluar asete të tjera që këta shtetas dhe familjarët e tyre mund t’i kenë regjistruar në emër të personave të tjerë.”-thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Foto-Yuri Kim me “Fjongo rozë”/ Shfaqet në krah të deputeteve të PD

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim dhe deputetet e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku e Grida Duma, i janë bashkuar marshimit sensibilizues dedikuar tetorit rozë, muajit të ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.

Me broshura nëpër duar dhe tullumbace, vajza dhe gra kanë “pushtuar” pasditen e djeshme rrugët e kryeqytetit për të shpërndarë informacion dhe për të ndërgjegjësuar qytetarët për rëndësinë e shëndetit të gjirit.

LEXO EDHE:  I vuri me qëllim zjarrin pyllit/ Arrestohet 64- vjeçari

LEXO EDHE:  Zjarri në Peqin/ Dëmtohet rrjeti elektrik, rrezikohen banesat



“Fjongo rozë” është një simbol ndërkombëtar i ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta jep alarmin/ Gjendja është shumë e rëndë, duhet reflektim

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Presidenti Ilir Meta ka dhënë alarmin sot për zbatimin e ligjit në Shqipëri si dhe korrupsionin.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta ka publikuar raportin e “Indeksi i Sundimit të Ligjit 2021”, përgatitur nga Ëorld Justice Project, sipas të cilit zbatimi i ligjit në Shqipëri po përkeqësohet në mënyrë të ndjeshme.

Meta thekson se ky raport është tregues i gjendjes reale ku ndodhet vendi dhe një “thirrje” e fuqishme për të reflektuar dhe marrë masa për të luftuar korrupsionin dhe mundësuar një drejtësi efektive dhe të paanshme për të gjithë.

Sipas tij, Shqipëria ka korrupsionin më të lartë në Europë dhe rajon dhe se asnjë tregues nuk njeh përmirësim, por vetëm rënie të vazhdueshme në krahasim me vendet e tjera.

Raportet e organizatave ndërkombëtare prestigjioze, konfirmojnë vit pas viti, se zbatimi i ligjit në Shqipëri po përkeqësohet në mënyrë të ndjeshme.

“Indeksi i Sundimit të Ligjit 2021”, përgatitur nga Ëorld Justice Project, është tregues i gjendjes reale ku ndodhet vendi dhe një “thirrje” e fuqishme për të reflektuar dhe marrë masa për të luftuar korrupsionin dhe mundësuar një drejtësi efektive dhe të paanshme për të gjithë.

Ky Raport mat mënyrën e qeverisjes; sa i pavarur është gjyqësori; sa funksionojnë agjencitë audituese dhe sa pavarësi kanë këto organe të kontrollojnë Qeverinë; nëse zyrtarët hetohen dhe dënohen për shkelje; nëse mediat janë të pavarura; nëse zyrtarët zgjidhen sipas rregullave e procedurave të parashikuara nga Kushtetuta.

Konkluzionet e ËJP konfirmojnë se Shqipëria ka korrupsionin më të lartë në Europë dhe rajon dhe se asnjë tregues nuk njeh përmirësim, por vetëm rënie të vazhdueshme në krahasim me vendet e tjera.



LEXO EDHE:  “Rama po bën propagandë me COVID-19”/ Gjekmarkaj: Media e gazetarët duhen përfshirë në paketën e ndihmës

LEXO EDHE:  I vuri me qëllim zjarrin pyllit/ Arrestohet 64- vjeçari

Sipas këtij Indeksi, nga matja e 4 parimeve universale të Sundimit të Ligjit, ai i llogaridhënies, ligjit të drejtë, qeverisjes së hapur, drejtësisë së paanshme dhe të aksesueshme, rezulton se Shqipëria ka pësuar rënie sa i takon sundimit të ligjit, duke u renditur për vitin 2021, e 83-ta nga 139 shtete, mes Suriname, Algjerisë apo Uzbekistanit.

Është për të ardhur keq, që sa i përket faktorit mbi respektimin e ligjit nga Qeveria, Shqipëria jo vetëm që renditet e 109-ta, por ka arritur të lërë pas, me 0,01 pikë, Afganistanin.

Matja e faktorit të mungesës së korrupsionit (që ka matur tregues mbi rryshfetin, ndikimin e paligjshëm, shpërdorimin e fondeve dhe burimeve publike), e rendit Shqipërinë të 105-ën, pas Ganës, Kolumbisë, Beninit, apo 0,01 pikë më mirë se Zambia, Mozambiku dhe El Salvadori.

Këto të dhëna, për fat të keq, përputhen plotësisht me bindjen dhe perceptimin e përgjithshëm të qytetarëve tanë, të cilët nisur nga kjo situatë e rëndë, kanë humbur shpresën dhe gjithmonë e më shumë po largohen nga vendi, për ta ndërtuar jashtë Shqipërisë të ardhmen e tyre.

Jam thellësisht i shqetësuar për faktin se këto raporte, që tregojnë me vërtetësi realitetin tonë, edhe pse na konfirmojnë prej vitesh përkeqësim të vazhdueshëm, sërish nuk gjejnë reflektim tek ata që kanë përgjegjësi për të ndërmarrë masat respektive.

Nëse Parlamenti, Qeveria dhe institucionet e pavarura vazhdojnë të anashkalojnë këtë regres të pandalshëm, atëherë si do të përmirësohet zbatimi i ligjit në vend?

Gjendja është shumë e rëndë dhe kërkon reflektim të menjëhershëm, efektiv dhe të përgjegjshëm.”-shkruan Ilir Meta./CNA.al

LEXO TE PLOTE