LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pse Irfani nuk e quan më Festa e "Birra Korça"

22 Gusht 2021, 09:34, Aktualitet CNA
Pse Irfani nuk e quan më Festa e "Birra Korça"

Ka 15 vjet që zhvillohet Festa e Birrës në Korçë dhe gjithmonë ka pasur diçka konfuze.

Një festë që personalizohej tërësisht nga Irfan Hysenbelliu dhe mediat e tij, pra nga News 24, dhe Panorama Group.

Të gjitha këto me një qëllim, personalizim total i festës, që të shiteshin sa më shumë produkte të Birra Korça.

Pra, shumë kompani të cilat tregtojnë birrë, vinin paguanin një tarifë të caktuar për pjesëmarrjen në këtë event. Shumat e parave dhe një fond i caktuar nga Këshilli Bashkiak i Korçës, më pas përdorej për organizimin e këtij eventi.

Pra, në mënyrë abuzive tentohej që nga një festë e shumë birrave, për më tepër e birrave nga Kosova, nga Maqedonia, produkte nga Greqia dhe birra Gjermane apo Austriake, të cilat ishin pjesë e kësaj feste birre, e këtij Panariri të Birrës, liheshin në harresë, sepse nuk kishin suportin mediatik dhe nuk kishin televizione apo gazeta që t?i përgjigjeshin Irfan Hysenbelliut, se nuk ishte festa e Birra Korçës, por se ishte Festa e Birrës në Korçë.

Festa e birrës u kthye pas dy vitesh dhe të gjithë pamë se si Irfan Hysenbelliu këtë herë e drodhi.

Nuk thotë më është festa e Birra Korçës, por është Festa e Birrës dhe Birra Korça është në shtëpinë e saj, duke tentuar të distancohet disi nga Festa e Birrës.

Nuk po e personalizon atë, nuk po e merr përsipër, por birrën Korça ai tenton të trajtojë si produk më vete, jashtë kësaj feste.

Sepse, këtë herë pati një debat. Pati një reagim për shkak të të ftuarve, që ishin thirrur në këtë event. Bashkia e Korçës ka thirrur Goran Bregoviçin, i cili performon sot dhe pati një reagim të ashpër nga shumë personazhe publike, njerëz me ngarkesa emocionale, por që në fakt përtej qëndrimit ndaj Bregoviç, bënë një të mirë.

Irfani nuk e personalizoi pikërisht për këtë çështje, sepse shumë qytetarë apo tifo-grupe bënë thirrje që të mos pihej Birra Korça dhe të bojkotohej pasi ishte ajo, sponsore.

Sapo u sqarua situata, se ftuesi i Bregoviç ishte Bashkia e Korçës dhe këtë u përpoq shumë ta bënte edhe Irfan Hysenbelliu, ky i fundit reagoi menjëherë duke shmangur qëndrimin e tij, të përvitshëm në më shumë se një dekadë e gjysëm, se është Festa e Birra Korçës dhe tashmë doli në linjën,  se është Festa e Birrës në Korçë.

Mesa duket, reagimi për Bregoviç edhe pse me ngarkesa të theksuara nacionaliste, i nxitur politikisht por edhe e qëllimshme në fakt, dha disa të mira.

Pasi i mësoi Irfan Hysenbelliut, se është Festa e Birrës në Korçë dhe nuk mund të luajë me evente të tilla kombëtare, duke e personalizuar edhe pse shumë vasalë të tij, që i vijnë vërdallë dhe kërkojnë ta quajnë si Festën e Birrës së Irfanit, që ai t?ju japë disa sekonda më shumë në mediat e tij./CNA.al

Lajmet e fundit nga