LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Po sikur vala e katërt të ishte vala e fëmijëve?

22 Gusht 2021, 13:48, Lifestyle CNA
Po sikur vala e katërt të ishte vala e fëmijëve?

Nga Dr.Blerta Brati, mjeke mikrobiologe prane ISHP

Rritja e rasteve pozitive dhe shtrimeve në spital tek fëmijët nën 12 vjeç po behet shqetësuese për rrezikshmërinë e valës së katërt për më të rinjtë ne bote!

Një mjek në Spitalin e Fëmijëve në Houston, Texas, Dr James Versalovic tregon rënien e moshës mesatare të shtrimeve në spital: midis qershorit dhe gushtit, ajo ra nga një mesatare prej 16 në 5 vjeç.

Për momentin, ata janë shumë pak të prekur nga format serioze të virusit: më pak se 1% e shtrimeve në spital raportohen. Por me variantin Delta, fëmijët po infektohen gjithnjë e më shumë.

Varianti Delta nuk është më i rrezikshëm për fëmijët, por për shkak se është shumë më ngjitës, ka shumë më tepër fëmijë të sëmurë. Në shumicën dërrmuese të rasteve ato kanë forma të lehta, por ka dhe hospitalizime.

Në vendet e zhvilluara, fëmijët vështirë se vdesin nga Covid-19, 0.48% e shkaqeve të vdekjes tek fëmijët sipas Lancet. Në vendet e zhvilluara, fëmijët përfaqësojnë 1 në 1,500 vdekje nga Covid kundrejt 1 në 88 në Indonezi psh.

Shkaku: varfëria.

Faktorët të tjere rëndues janë të shumtë: si ndotja e ajrit, mjedisi i shëndetit të familjes, ushqimi i dobët, mungesa e informacionit dhe diagnoza …

Lajmet e fundit nga