Connect with Us

Nuk përmbahet Galdini/ “LRE e dënuar me harresë nga regjimi skuthokratik”

Politikë

Nuk përmbahet Galdini/ “LRE e dënuar me harresë nga regjimi skuthokratik”

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një ditë më parë në Sheshin Nënë Tereza është organizuar një marshim nga qytetarët dhe LRE.

Kreu i LRE, Arian Galdini është drejtuar me tone shumë të ashpra ndaj tre partive politike në vend, PS, PD dhe LSI.

Sipas Galdinit LRE është e vetmja parti që ka njerëz real por është e dënuar me harresë nga tre partitë, PS, PD dhe LSI, të cilat ai i quan Regjimi Skuthokratik.

LRE është e vetmja parti politike në Shqipëri, që ka njerëz realë, zhvillon aktivitete reale politike, por që është e dënuar me harresë nga Rregjimi Skuthokratik PS – PD – LSI – Tom Dosh. LRE është e vetmja parti politike e mohuar në Shqipëri.

Në mes të Tiranës marshojnë disa qindra qytetarë, buçasin qindra zëra, e rrahin qindra zemra guximtare, e megjithatë asnjë media, asnjë, nuk denjon të vijë për të kryer detyrën e misionin e informimit të publikut. Shqiptarët kanë të drejtë ta dinë që LRE ekziston e mediat do të duhej tua jepnin këtë informacion e dijeni qytetarëve shqiptarë. Por Klubi i Plaçkaxhinjve PS – PD – LSI – Tom Dosh, kanë vendosur që LRE të dënohet me harresë e asnjë media të mos e përmendë e as pasqyrojë LRE.

Marshimi i Dinjitetit ishte prova më e fundit, se ndonëse qindra qytetarë dalin bashkë në një shesh, mediat do ti mohojnë. Por kjo nuk e step e as e ndal LRE. LRE nuk ka lindur në media e as prej mediave. LRE ka lindur nga qytetarët, me qytetarët, për qytetarët. Marshimi i Dinjitetit është nënshkrimi i vendosmërisë së familjes politike LRE, për të rezistuar, për të vazhduar aktivitetin tonë politik me këmbëngulje e për tu rritur me qytetarët, nga qytetarët, për qytetarët.

Ne jemi partia politike opozitare dhe e djathtë, që jemi qartësisht, vendosmërisht, energjikisht pro Reformës në Drejtësi, pro SHBA dhe pro BE, kundër hajnisë dhe korrupsionit. Jemi e vetmja parti politike që nuk pranojmë mes nesh asnjë keqbërës, shkelës ligji apo të korruptuar. Jemi e vetmja parti politike e qytetarëve të thjeshtë, të ndershëm, halleplotë e të papërlyer“, shprehet Galdini./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Oerd Bylykbashi: Përjashtimi i Berishës ka prodhuar reaksion të fortë në bazën e PD

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi shprehet se largimi i ish-kryeministri Sali Berisha nga grupi parlamentar ka sjellë një reagim të fort në bazën e partisë.

Sipas tij, kreu i PD Lulzim Basha ka ndërmarrë një “veprim” me përjashtimin e Berishës pasi si kryetar ai nuk ka asnjë kompetencë për të marrë vendim.

“Kryetari i PD ka një kompetencë të vetme në statut; të sigurojë zbatimin e vendimeve të organeve të tjera qendrore, Kongresit, Këshillit Kombëtar dhe Kryesisë. Këtë vendimmarrje nuk e parashikon statuti”, tha ai.

Oerd Bylykbashi thotë se ky veprim i Bashës ka sjellë pasojë të rëndë që çon në “çarjen e PD”.

“Ka ndodhur diçka e madhe dhe ka  prodhuar dy gjëra. Ka prodhuar një reaksion të fortë në bazën e partisë dhe kjo duket shumë qartë jo vetëm në reagimet në rrjetet sociale, por edhe tek ajo që po ndodh në “Foltoren” e z. Berisha që ka pasur një kreshendo fare të qartë”, deklaroi deputeti i PD.



Ai tha se ky motivim vjen nga një “veprim i padrejtë i kryetarit të partisë” dhe shtoi se tani po ndesh “një zgjim” në PD pas humbjes në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

LEXO EDHE:  “Do ta tresim LSI-në”/ Braho: Meta i çmendur, krijon çeta vagabondësh

LEXO EDHE:  Kryemadhi letër Lu dhe Vlahutin/Procesi i vettingut në rrezik

Sipas z. Bylykbashi pëlqyeshmëria për ish-kryeministrin brenda bazës së PD mund të jetë shumë më e lartë se sa e nxjerr sondazhi i “Barometrit” për qytetarët dhe votuesit e PD në veçanti.

“Ajo që nuk arrin dot sondazhi ta prekë, kjo është një përplasje e madhe për demokracinë brenda partisë, tek baza e anëtarësisë që është më e vogël se sa votuesit e PD që janë rreth 75 mijë zyrtarisht. Ata kanë ide shumë më të qarta dhe interesa shumë më të forta mbi atë që po ndodh”, u shpreh deputeti i PD.

Oerd Bylykbashi tha më tej se Basha do të duhet të arsyetonte para vendimit për përjashtimin e Berishës dhe shtoi se “përpos Berisha apo Basha, ka një vorbull që po rritet me shqetësimin që kemi ne për mënyrën si PD qeveriset, nëse kjo do të na çojë në fitore”./euronews

LEXO TE PLOTE

Politikë

Murrizi leksion Bashës/ ‘Nuk bëhesh gango 47 vjeç, lëre retorikën!’

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kryetar i Lëvizjes Demokratike Shqiptare, Myslim Murrizi, i ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Repolitix’ ka komentuar kërkesën e Bashës për ngritjen e komisionit hetimor për masakrën zgjedhore.

Me tone të forta, Murrizi tha se Basha megjithëse i njeh zgjedhjet, pasi është futur në Parlament, do të bëjë rolin e gangos mezor.

“Retorika e Bashës që do të bëhet i fortë me zor, tani o lind, o bëshësh  deri tek klasa 4-5, pastaj  nuk bëhësh më.



LEXO EDHE:  KAS i dha të drejtë për listat PD/ PS ankimon vendimin në Kolegjin Zgjedhor

Gango 47 vjeç nuk bëhesh se nisesh për gango del lango.

Unë do të shikoja  a ka masakër zgjedhore? A janë vjedh votat? A janë bler votat? I njef ky këto zgjedhje? Fakti që është atje tregon që i njeh.

Tashi leje retorikën. Lëri të dalmet në komision hetimorë se nuk zgjidhe gjë. Është një komision hetimorë ai ku Basha ka qene emigrant dhe është drejtu nga i ndjeri Olldashi”, tha Murrizi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Sondazh-Zgjedhja e votuesve të PD-së/ Berisha më i pëlqyer se Basha

Publikuar

-

Nga

Votuesit e Partisë Demokratike preferojnë më shumë Sali Berishën sesa Lulzim Bashën. Në anketimin e muajit shtator, Euronews Albania pyeti shqiptarët se cilin prej dy udhëheqësve pëlqejnë më shumë.

65% e votuesve të PD pëlqejnë sot më shumë Berishën, ndërsa 57% preferojnë Lulzim Bashën.

Ky rezultat përmbys atë të një muaji më parë, kur ende pa shpallur vendimin për largimin e Berishës, Lulzim Basha gëzonte popullaritet në 67% të votuesve të PD, ndërsa Berisha ishte në nivelin e 56%.

LEXO EDHE:  Trualli i shkollës “Sami Frashëri”/ LSI kallëzon penalisht Erion Veliajn

LEXO EDHE:  Basha premton: Do zhdukim mafiozët nga Vora në Durrës



Këtë trend ruajnë edhe shifrat që tregojnë popullaritetin e Berishës dhe Bashës në të gjithë popullsinë.

Në muajin gusht, Lulzim Basha gëzonte popullaritet më të lartë se Berisha mes shqiptarëve.

Anketa e muajit Shtator tregon rritje të mbështetjes në popullsi për Sali Berishën, nga 19% në 29%. Ndërkohë për Lulzim Bashën mbështetja mbetet thuajse e njëjtë, nga 26% në 24% të shqiptarëve./ Euronews

LEXO TE PLOTE