Connect with Us

I ka ndihmuar prej vitesh, ndaj Kina duhet të jetë përgjegjëse për krimet e talebanëve afganë

Blog

I ka ndihmuar prej vitesh, ndaj Kina duhet të jetë përgjegjëse për krimet e talebanëve afganë

Publikuar

-

Nga Gordon G.Chang “Fox News”

Kina i ka furnizuar me armë dhe mbështetje logjistike talebanët për dekada të tëra. Megjithatë presidentët amerikanë i kanë injoruar lidhjet e Pekinit me grupimin ekstremist xhihadist, edhe kur këto armë janë përdorur kundër forcave amerikane dhe atyre të NATO-s.

Ambasada e Kinës në Kabul ka mbetur e hapur ditët e fundit, një shenjë kjo e qartë se Pekini ka arritur tashmë një marrëveshje me talebanët gjatë ditëve të kolapsit të shpejtë të qeverisë afgane të mbështetur nga Perëndimi.

Figura të larta të grupimit që ka strehuar në të kaluarën terroristët e A-Kaedës, përfshirë bashkë-themeluesin e lëvizjes Abdul Ghani Baradar, u takuan me Ministrin e Jashtëm të Kinës Wang Yi në qytetin kinez Tianxhin më 28 korrik.

Zyrtarët e shërbimeve sekrete amerikane, besojnë se Pekini do ta njohë së shpejti Emiratin Islamik të Afganistanit, që është shpallur këto ditë nga lëvizje talebane. Por lidhjet e Kinës me talebanët janë të vjetra, dhe shkojnë edhe përtej sulmeve terroriste të11 Shtatorit kundër SHBA-së.

Sipas zyrtarëve të inteligjencës amerikane,të cilët kanë folur në kushtet anonimiteti për të përditshmen “The Washington Times”, kompanitë e mëdha kineze si “Huawei Technologies dhe “Zhongxing Telecom”, e njohur gjithashtu edhe si ZTE, ishin duke punuar prej 2 vitesh në rikonstruksionin e sistemit të telekomunikacionit në Kabul, para asaj ngjarjeje të tmerrshme.

Më 18 shtator 2001, zëdhënësi i ministrisë së Jashtme të Kinës Zhu Bangzao deklaroi se “Kina nuk ka asnjë lloj marrëdhënie,qoftë edhe formale me talebanët”. Lidhjet e Pekinit me grupin, tha ai, ishin në “nivel pune”, teksa i etiketoi si “thashetheme të pabazuara”raportet mediatike, se Kina po ndërtonte rrjete telekomunikacioni dhe diga për talebanët.

Huawei, prodhuesi nr.1 i pajisjeve të telekomunikacionit në Kinë, kishte një marrëdhënie shumë të ngushtë me talebanët. “Electronic Engineering Times”raportoi në dhjetorin e vitit 2001 se zyrtarët indianë të inteligjencës, besonin se ‘Huawei India’ kishte furnizuar me pajisje mbikëqyrëse të komunikimit talebanët në Afganistan.

Huawei i hodhi poshtë këto akuza, dhe një zëdhënëse e ministrisë së jashtme kineze tha se ato ishin “gënjeshtra”. BBC dhe mediat të tjera kanë raportuar shpesh sesi Pekini i furnizoi talebanët me armë edhe pas sulmeve të11 Shtatorit 2001, si për shembull me raketa tokë-ajër, armë kundërajrore, mina tokësore, granata dhe pjesë për ndërtimin e bombave që shpërthejnë në rrugë, si dhe snajperë të kalibrit të madh, të shoqëruara me miliona fishekë dhe municione të tjera.

LEXO EDHE:  BE miraton një paketë miliardëshe për pasojat ekonomike të Coronës

Disa nga këto armë u dërguan direkt nga fabrikat kineze. Një shqetësim të veçantë përbënte raketa kundërajrore kineze HN-5. Pra me pak fjalë, Kina ishte furnizuesja kryesore për talebanët më armë të kalibrave të vegjël.

Edhe pse disa nga pajisjet u dërguan në Afganistan përmes palëve të treta me bazë në Iran dhe Pakistan, autoritetet qendrore kineze duhej ta dinin me siguri se çfarë po ndodhte, pasi këto armë prodhoheshin në fabrikat e saj shtetërore. Për më tepër Pekini atëherë, ashtu siç bën tani, drejtonte një shtet që mbikëqyrte thuajse çdo gjë.

Tregtarët kinezë të armëve ishin dashakeqë, por këtë e lejuan amerikanët dhe të tjerët. Një seri presidentësh amerikanë – veçanërisht Xhorxh W.Bush –kthyen kokën nga ana tjetër,duke mos reaguar ndaj furnizimit më armëve nga Kinës tek talebanët në Afganistan dhe rebelët në Irak.

Nuk ka pasur asnjëherë asnjë justifikim për këtë neglizhencë të qëllimshme. Udhëheqësit dhe politikë-bërësit amerikanë, as që e panë si të tillë. Kjo pasi në atë kohë, Uashingtoni shpresonte se mund ta integronte regjimin komunist të Kinës në sistemin ndërkombëtar, dhe se partia-shtet e Kinës do të bëhej një “aktor i përgjegjshëm”, siç shprehej zëvendës/sekretari i Shtetit i atëhershëm Robert Zollik në një fjalim tashmë të famshëm të vitit 2005.

Të gjithë donin që të “angazhoheshin” me Kinën, ndaj që të gjithë i duruan sjelljet tinëzare të kësaj të fundit. Pas dy dekadash të akteve agresive, dashakeqe dhe provokuese kineze, ai optimizëm është zhdukur dhe toleranca është ezauruar, jo vetëm në Uashington, por në kryeqytetet e mbarë botës.

Tani, askush nuk ka luksin ta anashkalojë sjelljen e rrezikshme të Pekinit. Nëse talebanët do të lejojë edhe një herë që Afganistani të përdoret si një terren për organizimin e sulmeve terroriste, Uashingtoni do të duhet që t’i kërkojë llogari jo vetëm talebanëve, por edhe  sponsorëve të tyre. Kjo do të thotë, para së gjithash, mbështetëses së tyre më të rëndësishme, Republikës Popullore të Kinës.

Shënim:Gordon G.Chang, studiues dhe anëtar i “Gatestone Institute”.Autor i disa librave, duke përfshirë librin e fundit“Rënia e ardhshme e Kinës”./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Blog

Pse NATO duhet të transformohet për të përballuar sfidat e shekullit XXI

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Nga Nikolas K.Gvosdev “National Interest”

Dy vjet më parë, me rastin e festimit të 70-vjetorit të Traktatit të Uashingtonit, shkrova një artikull me titullin provokues “A do të ekzistojnë NATO deri në 75-vjetorin e saj?”. Ndërsa përgjigja ime atëherë dhe sot e kësaj dite mbetet ende “po”, probabiliteti që kjo të ndodhë është zvogëluar.

Dhe kjo pavarësisht nga pohimet se vështirësitë brenda aleancës mund t’i atribuohen presidencës së Donald Trump, dhe se me ardhjen e Xho Bajden në Shtëpinë e Bardhë, do të niste procesi i përtëritjes trans-atlantike. Në fakt, kjo qasje sugjeron se ajo që e dëmton NATO-n, ka pak të bëjë me personalitetet e udhëheqësve, dhe është më shumë e rrënjosur në strukturat e vetë aleancës.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg e përmbledh hapur problemin kryesor: “Mjafton të shihni shifrat:80 për qind e shpenzimeve të mbrojtjes të NATO-s vijnë nga aleatët që nuk janë anëtarë të BE-së”. Në këto kushte perspektiva strategjike dhe prioritetet e 3 shteteve kryesore të NATO-s që nuk janë anëtare të BE-së, Turqia, Britania dhe Shtetet e Bashkuara, shkon në drejtim të kundërt me përzierjen e misionit të NATO-s me mbrojtjen e Evropës.

Së pari, çështja e Turqisë. Dy vjet më parë, shumë njerëz shpresuar se vendimi i Rexhep Tajip Erdogan për të vazhduar me blerjen e një sistemi rus të mbrojtjes ajrore S-400, do të ishte një krizë e izoluar, një incident, por jo një problem i vazhdueshëm.

Por Turqia jo vetëm që bleu sistemin e parë, por tanimë është në bisedime për një sistem të dytë, dhe po sheh mundësinë e bashkëpunimit me industrinë ruse të mbrojtjes për ndërtimin e avionëve luftarakë dhe nëndetëseve.

Vendimi i Erdogan për t’iu drejtuar Rusisë për disa mekanizma të mbrojtjes, të cilat partnerët e tij në NATO ose ngurrojnë t’ia shesin (apo t’i transferojnë teknologjitë përkatëse), buron nga vlerësimi i tij se Turqia jeton në një “lagje” të rrezikshme dhe të paqëndrueshme (Siria, Irani dhe Rusia).

Gjithsesi, presidenti turk nuk beson se partnerët e tij në NATO do t’i japin Turqisë mbështetjen që ai kërkon, apo se ata nuk do të gjejnë mënyra të tjera për të shmangur angazhimet që kanë ndaj Ankarasë.

Nga ana tjetër, Erdogan i sheh marrëdhëniet e Turqisë me Rusinë nga një perspektivë më e gjerë e NATO-s, duke treguar se Ankaraja nuk do të sakrifikojë interesat e saj jetike me Moskën, si një gjest solidariteti ndaj aleatëve dhe partnerëve të tjerë të aleancës.

Ankaraja është e vetëdijshme se kritikat e fundit ndaj marrëveshjes Hungari-Rusi mbi furnizimin me gaz, dhe që e përjashton plotësisht Ukrainën nga çdo rol në transportin e tij, është në fakt një kritikë indirekte ndaj Turqisë, për shkak të dëshirës së saj për të luajtur një rol më të madh në ndihmën ndaj eksporteve të energjisë ruse për të arritur tregjet perëndimore.

Me gatishmërinë e tij për t’i shitur dromët ushtarakë Ukrainës, apo për të kundërshtuar ndikimin rus në Kaukaz, Erdogan ka treguar se Turqia nuk do t’i plotësojë në çdo aspekt preferencat e Moskës. Por njëkohësisht, Erdogan nuk do të ndihmojë aleatët e NATO-s, të cilët në cilësinë e anëtarit të Bashkimit Evropian, nuk duket se janë të prirur që t’i bëjnë ndonjë favor Turqisë.

Dhe tani kemi arritjen e një marrëveshje në fushën e mbrojtës midis Greqisë dhe Francës, të konsideruar me kujdes nga kryeministri grek Kiriakos Micotaqis si një hap kyç për mbrojtjen e “interesave evropianë” në Mesdhe, dhe që me fjalë të tjera nënkupton përdorimin e nenit 5 të Traktatit të Uashingtonit, që i angazhon të dyja palët të përgjigjen “me të gjitha mjetet që kanë në dispozicion, në rast se nevojitet edhe forcat e armatosura, nëse konstatojnë se po ndodh një sulm kundër territorit të njërës prej tyre”.

Ajo që nuk e thotë hapur ky pakt, është se ai do të aktivizohej edhe kundër Turqisë, aleatit tjetër të NATO -s. Nga ana tjetër, francezët e shohin këtë si fillimin e një procesi për krijimin e një pakti të veçantë evropian të mbrojtjes dhe sigurisë.

LEXO EDHE:  Ja si temperaturat e larta ndikojnë në shtimin e kriminalitetit

LEXO EDHE:  Ja si temperaturat e larta ndikojnë në shtimin e kriminalitetit



Presidenti francez Emanuel Makron e ka bërë të qartë se ai e sheh rolin e NATO-s në terma të kufizuar gjeografikë, pra të kufizuar tek pellgu i Atlantikut, gjë që vë në pikëpyetje se sa larg në lindje duhet të shtrihet përgjegjësia e aleancës, sidomos sa i përket marrëdhënieve me Rusinë, por edhe idenë se NATO duhet të luajë një rol më aktiv në partneritetin me miqtë amerikanë në pellgun më të madh të Indo-Paqësorit.

Megjithatë, Londra dhe Uashingtoni e shohin ngritjen e Kinës si një sfidë globale dhe jo thjesht rajonale, ndaj duan që t’i shohin shtetet perëndimore në një bashkëpunim më të ngushtë të sigurisë me partnerët e Paqësorit.

Sidoqoftë, nënshkrimi i paktit të ri të mbrojtjes Australi-SHBA-Britani të Madhe, sinjalizon se as Londra dhe as Uashingtoni, nuk duan që ky proces t’i nënshtrohet një vetoje evropiane. Por një përqendrim më i madh tek Kina, ka ndërkohë pasoja mbi rëndësinë relative të Rusisë në aspektin e kërcënimit të aleatëve të ndryshëm evropianë.

Një tipar përcaktues i administratës Bajden, ka qenë vartësia nga konsideratat e tjera për zhvillimin dhe forcimin e një koalicioni partnerësh evropianë dhe aziatikë për të balancuar Kinën. Edhe marrëdhëniet me Rusinë, shihen tashmë në këtë kuadër.

Refuzimi i zgjatjes së sanksioneve mbi gazsjellësin “Nord Stream II”, të cilat do të kishin ndikuar negativisht tek kompanitë gjermane (në mënyrë që Gjermania të pajtohet me qasjen që e cilëson Kinën si një sfidë të staturës të NATO-s), i përshtatet një pikëpamjeje botërore, sipas së cilës sfida e Rusisë është më pak ekzistenciale për Shtetet e Bashkuara.

Por për disa nga aleatët e nivelit lindor të NATO-s, hapat e ndërmarrë për të parandaluar afrimin e mëtejshëm të Rusisë me Kinën, bartin problemin e shtuar të forcimit të kapaciteteve ruse dhe shndërrimit të Moskës në një sfidante më të aftë në zonat përreth saj.

Stoltenberg është detyruar të ketë një qasje pajtuese.

Për ata anëtarë të NATO-s qënuk duan të përfshihen në një përplasje SHBA-Kinë – sigurisht jo për çështje si Tajvani – Sekretari i Përgjithshëm thekson se Kina nuk është as kundërshtare dhe as armike e aleancës, ndërsa premton se aleanca do të synojë të thellojë lidhjet me partnerët e saj strategjikë në Azi (si Japonia, Koreja dhe Australia).

Për disa aleatë të NATO-s, siguria e tyre varet nga shtrirja e zonës së sigurisë euro-atlantike më tej në territorin post-sovjetik; të tjerër besojnë se Evropa ka një perimetër mbrojtës të mjaftueshëm në raport me Rusinë. Në fakt në letër, aleatët mund të mos e shikojnë njëri-tjetrin si partnerë të vërtetë të sigurisë.

Asnjë nga këto nuk rrezikon shpërbërjen e aleancës, dhe infrastruktura që ajo ka ndërtuar gjatë 72 viteve të ekzistencës së saj, nuk duhet që të shpërfillet aq lehtë. Asnjë anëtar i NATO-s nuk është gati që të largohet, dhe nuk ka asnjë mekanizëm për dëbimin e anëtarëve.

Megjithatë, marrëveshja e AUKUS dhe pakti franko-grek, tregojnë atë që ka të ngjarë të jetë tipari përcaktuese i aleancës në mesin e viteve 2020:jo një koalicion i fuqishëm prej 30 shtetesh, por një “kuti mjetesh”, ku shtetet do të përdorin praktikën dhe ndërveprimin e aleancës për të formuar grupe më të vogla ose koalicione të përkohshme, dhe ku disa shtete do të marrin pjesë në aktivitete të përbashkëta, ndërsa të tjerat jo.

Stoltenberg vëren se NATO “po i përshtatet vazhdimisht” kushteve në ndryshim të botës. NATO do të mbijetojë me siguri për të kremtuar 75-vjetorin e vet, por aleanca ka filluar të duket shumë ndryshe nga dikur./ CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Blog

Historia e vërtetë e vdekjes së Stalinit

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Nga Jackie Mansky “Smithsonianmag”

Nga fundi i jetës së tij, udhëheqësi sovjetik Josif Stalin e kalonte gatë të gjithë kohën e tij të lirë në shtëpinë e tij në fshat, në periferi të Moskës, Kuntsevo. Për shkak se binte lehtësisht në depresion kur mbetej vetëm, ai thërriste rregullisht 4 pjesëtarë të rrethi të tij të ngushtë për të darkuar dhe parë së bashku ndonjë film.

Në atë kohë “bashkëluftëtarët” ishin Georgi Malenkov, pasardhësi i mundshëm i Stalinit; Lavrenti Beria, shefi i plotfuqishëm i policisë sekrete të Stalinit, Nikita Hrushovi, të cilin Stalini e kishte sjellë në Moskë për të balancuar dinamikën e fuqisë midis Malenkovit dhe Berias; dhe Nikolai Bulganin, Ministër i Mbrojtjes.

Ai do të na telefononte sapo zgjohej nga gjumi që të katërve, do të na ftonte të shihnim ndonjë film,ose për të zhvilluar një bisedë të gjatë për një çështje që mund të ishte zgjidhur në dy minuta”- rrëfeu më vonë Hrushovi. Stalini synonte që të shoqërohej me dikë por pjesërisht, dhe ti mbante nën kontroll bashkëpunëtorët e tij.

Në vitin 1953, Stalini ishte 73 vjeç. Ai pësoi një sulm në zemër dhe një seri problemesh shëndetësore në vitin 1945, dhe nga ai momenti shëndeti i tij nuk ishte më i njëjtë. Edhe paranoja e tij kishte arritur nivelin më të lartë të të gjitha kohërave.

Kur iu nënshtrua një vizite rutinë në vitin 1951, mjeku i tij i tha se duhej që të pushonte më shumë dhe të punonte më pak, këshillë të cilën Stalini nuk e priti aspak mirë, shkroi biografi Roman Brakman në librin e tij “Dosja e fshehtë e Jozef Stalinit:Një jetë e fshehur”.

Disa dekada më parë ai kishte komplotuar vetë për ta përshpejtuar vdekjen e Leninit, edhe pse publikisht shtirej sikur shqetësohej për shëndetin e tij. Stalini këmbëngulte që Lenini t’i përmbahej detyrave të tij të përditshme”- thekson Brakman. Mjeku që guxoi ta këshillonte diktatorin u arrestua dhe u akuzua se punonte si spiun i inteligjencës britanike.

Por pavarësisht nëse Stalini donte ta pranonte apo jo, gjendja e tij shëndetësore ishte vërtet shqetësuese. Kur thirri kongresin e Partisë Komuniste – i pari në më shumë se një dekadë – në vitin 1952, ata që morën pjesë prisnin që ai të caktonte trashëgimtarin e tij.

Por në vend të kësaj, shkroi korrespondenti i “The New York Times”, Herrison Salisbëri“roli i madh dhe i vetëm i rëndësishëm në kongres, u luajt nga vetë Stalini”. Pra në vend se të përcaktonte një drejtim të qartë përpara, Stalini vazhdoi ta habiste hierarkinë e Kremlinit, duke emëruar në pozicione kyçe një mori figurash të panjohura.

Kur ishte fjala për anëtarët e rrethit të tij të ngushtë, ai u kujtonte shpesh atyre se pa të ishin të mbaruar. “Atij i pëlqente të na përsëriste:Ju jeni të verbër si kotele. Pa mua, imperialistët do t’ju mbysin!”– do të kujtonte me vonë Hrushovi. Por gjatë muajve të fundit të jetës së tij, vëzhguesit e Bashkimit Sovjetik zbuluan se me të po ndodhnin gjëra të tjera.

Në dimrin mes viteve 1952-1953, Stalini sulmoi hapur hebrenjtë sovjetikë, në një fushatë që parashikonte një valë të re spastrimesh dhe trazirash partiake që kujtonin Terrorin e Madh të viteve 1930. Ajo kishte potencialin të trondiste themelet e Bashkimit Sovjetik dhe udhëheqjen e tij.

Ndaj është e mundur që “bashkëluftëtarët” e tij ta kenë helmuar Stalinin natën e 28 shkurtit 1953. Në orët e vona të asaj mbrëmje, Stalini telefonoi Malenkovin, Berian, Hrushovin dhe Bulganin, si zakonisht për të parë një film.

Më pas ata u ulën të hanin darkë, gjatë së cilës Stalini i pyeti nëse ishin gati rrëfimet për një gjyq që do të orkestronte shumë shpejt. Atë dimër, Stalini kishte zhvilluar një gjueti shtrigash kundër mjekëve të Kremlinit, shumë prej të cilëve ishin hebrenj, duke pretenduar se ata kishin vrarë shumë zyrtarë të lartë sovjetikë, në atë që hyri në histori si “komploti i mjekëve”.

Gjyqi kundër këtyre mjekëve do të fillonte brenda disa javësh. Sipas dëshmisë së Hrushovit, ata biseduan deri rreth orës 5 apo 6 të mëngjesit. “Ne u përshëndetëm me shokun Stalin dhe u larguam. Mbaj mend që Stalini doli dhe na përcolli si zakonisht. Ai ishte shumë në humor, dhe atë natë bëri shumë shaka”- shkroi më vonë pasardhësi i tij.

Po ndoshta jo gjithçka ishte aq rozë natën e 28 shkurtit.

“A plasi atë natë ndonjë grindje e madhe?”pyet Salisbëri në librin e tij me kujtime. “A ishin ata të përgatitur për skenarin kur fushata e re e spastrimeve, mund t’i përfshinte në fund edhe ata vetë? Tre prej tyre, Malenkov, Beria dhe Hrushovi ishin shumë dinakë, të aftë, dhe të egër. A do të marshonin që të tre në rrugën drejt greminës, pa bërë asnjë lëvizje për të shpëtuar veten?”-shkruan gazetari amerikan.



Të nesërmen, Hrushovi thotë se qëndroi në shtëpi, duke pritur që Stalini t’i telefononte përftesën e radhës atë mbrëmje. Por Stalini nuk e telefonoi as atë dhe askënd tjetër. Ai nuk telefonoi për të kërkuar nga shërbëtorët mëngjesin, dhe sensorët e instaluar në dhomat e Stalinit nuk zbuluan asnjë lëvizje.

LEXO EDHE:  Të mbyllen apo të hapen shkollat për shkak të Covid-19? Secili vend ka përgjigjen e tij

LEXO EDHE:  U përball me talebanët/ Njihuni me gazetaren që iu bëri pyetjen e guximshme

Sipas intervistave të mëvonshme, ata që punonin në vilën e tij pohuan se kishin frikë ta shqetësonin Stalinin. Por në librin e tyre“Stalini i panjohur”, historianët  Zhores Medvedev dhe Roi Medvedev janë dyshues. Sipas tyre “nuk do të ishte normale që stafi të kishte frikë të  hynte në dhomën e Stalinit apo edhe t’i telefononte atij”.

Vetëm në orën 10:30 të mbrëmjes dikush hyri në dhomë që të kontrollonte se si ishte Stalini. Sipas një dëshmie, ai që hyri i pari ishte roja Peter Lozgaçev, me justifikimin e dorëzimit tek shefi të postës zyrtare që vinte nga Kremlini. Dëshmitë të tjera thonë se ishte shërbëtorja.

Por cilido që hyri e pa diktatorin të shtrirë përtokë të veshur me pizhamet e tij, dhe me dyshemenë e njomur nga urina. Mbi tryezë ndodhej një gotë bosh dhe një shishe me ujë mineral. Dukej sikur Stalini ishte ngritur nga shtrati për të pirë ujë, por më pas kishte pësuar një goditje në tru.

Stafi i shërbyesve në vilë e çoi Stalinin në divanin e dhomës së ngrënies, ku e mbuloi me një qilim. Ndërsa shumë nga të pranishmit ishin gati të thërrisnin një mjek, oficerët që ishin roje donin të prisnin udhëzimet e udhëheqjes së partisë. Këta të fundit telefonuan Berian, i cili u tha të mos i tregonin askujt për atë që kishte ngjarë me Stalinin.

Beria dhe Malenkov ishin të parët që shkuan në rezidencën  e Stalinit.

Sipas dëshmisë së  botuar nga Migel A.Faria në revistën “Surgical Neurology International”, roja Lozgaçev tha se kur pa Stalinin duke gërhitur rëndë, Beria pyeti:“Lozgaçev, pse të ka kapur paniku? Nuk e sheh, shoku Stalin po fle shumë mirë. Mos e shqetësoni, dhe mos na shqetësoni ne të tjerëve”.

Edhe nëse askush mund të mos e ketë helmuar Stalinin një natë më parë, Simon Sebag Montefiore pretendon në librin e tij “Stalin: Në oborrin e Carit të Kuq” se ata mund ta kenë ditur gjendjen e tij të rënduar shëndetësore, dhe morën vendimin për ta shpejtuar vdekjen e tij.

Beria nuk ishte më i preferuari i Stalinit, ndaj ai kishte shansin të përfitonte më shumë nga vdekja e udhëheqësit. Por Beria mund ta ketë besuar vërtet atë që po thoshte .Për syrin e dikujt që nuk ishte mjek, Stalini mund të dukej se ishte duke fjetur. Dhe me “provat” e komplotit të mjekëve, askush nuk donte që të telefonte mjekët.

Me dashje apo jo, vetëm rreth orës 7 të mëngjesit të ditës tjetër, u vendos të njoftohej  Ministri i Shëndetësisë për të përzgjedhur mjekët për një diagnostikim fillestar. Kur mjekët mbërritën,ata gjetën një Stalin që nuk reagonte, me krahun dhe këmbën e tij të djathtë të paralizuar, dhe me tensionin 19 me 11.

Ata duhej ta ekzaminonin atë, por duart u dridheshin. Madje dentisti i nxori nga goja protezat e tij që i ranë përtokë”-sipas dëshmisë së Lozgaçev. Ata urdhëruan qetësi të plotë nga të pranishmit dhe i vinin Stalinit shushunja pas veshëve për ti thithur gjakun e shkaktuar nga hemoragjia, një kompresë të ftohtë në kokë, dhe rekomanduan që të mos i jepej për të ngrënë.

Dy ditë më vonë, Radio Moska njoftoi se Stalini kishte pësuar një goditje në tru të dielën në mbrëmje. Në njoftim thuhej se ai po merrte trajtimin e duhur mjekësor nën vëzhgimin e ngushtë të drejtuesve të partisë, i formuluar në mënyrë të tillë për ta siguruar publikun e zemëruar se asnjë nga mjekët nuk ishte i lidhur me komplotin e pretenduar.

Ironikisht, ata që u konsultuan për atë rast ishin edhe disa mjekë të burgosur.

Njëri prej tyre ishte patologu Aleksandër Miaznikov, që rrëfeu se ishte në mesin e marrjes në pyetje nga hetuesit, kur këta të fundit t’i kërkonin këshilla mjekësore.

Më 5 mars, Stalini nisi të vjellë gjak, një detaj ky i censuruar në raportin përfundimtar të lëshuar nga Komitetit Qendror, derisa ky detaj u ri-zbulua në vitin 2013 nga Xhonatan Brent dhe Vladimir Naumov. Provat e varrosura prej kohësh mund të sugjerojnë një mbulim.

Dihet se natën e 28 shkurtit, Stalini piu si zakonisht “lëng frutash” (verë gjeorgjiane e holluar me ujë). Helmi, ndoshta në formën e varfarinës helmuese, pa shije, që e hollon gjakun, mund të jetë hedhur në pijen e Stalinit, duke i shkaktuar hemoragji në stomak, shkruan Faria.

Por nëse është kështu, kjo ka të ngjarë të mbetet përgjithmonë një çështje spekulimi, theksojnë Brent dhe Naumov në librin e tyre “Krimi i fundit i Stalinit: Komploti kundër mjekëve hebrenj, 1948-1953”. Atë natë, sundimi mizor 30-vjeçar i Stalinit mbi Bashkimin Sovjetik përfundoi. Vdekja e tij u regjistrua në orën 21:50 të mbrëmjes./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

A po e humb BE-ja Ballkanin Perëndimor?

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Nga Nikolla Gjorgjevic “Emerging Europe”

Një samit “urgjent” BE-Ballkani Perëndimor, i thirrur nga Sllovenia javën e kaluar, vend që aktualisht mban presidencën e radhës së Këshillit të Bashkimit Evropian, dështoi Që t’u ofrojë 6 vendeve të rajonit ndonjë lloj udhërrëfyesi drejt anëtarësimit në BE.

Ndërsa disa zyrtarë të BE-së ishin të prirur të theksonin se zgjerimi mbetet në axhendën e saj. “Ballkani Perëndimor, është pjesë e së njëjtës Evropë me Bashkimin Evropian. BE-ja nuk është e plotë pa to”-tha Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen. Por të tjerët ishin më pak optimistë.

E them me sinqeritet:midis 27 vendeve anëtare ka diskutime dhe mosmarrëveshje mbi kapacitetin tonë për të pranuar anëtarë të rinj”-u shpreh Sharl Mishel, president i Këshillit Evropian. Në fakt, pasi përfundoi samiti në mbrëmjen e 6 tetorit, shumë njerëz në Ballkanin Perëndimor nisën të ndiejnë se vendet e rajonit jo vetëm që nuk janë më pranë anëtarësimit në BE, përkundrazi ato janë më larg se kurrë.

Është më se e qartë se procesit i anëtarësimit nuk po ecën përpara”– thotë Erik Gordi, profesor në Shkollën e Studimeve Sllave dhe Evropës Lindore (SSEES) në Universitetin e Kalifornisë.“Për shkak se shtetet e Ballkanit Perëndimor, nuk po i përmbushin dot kriteret e anëtarësimit – veçanërisht në lidhje me sundimin e ligjit, mediat, gjyqësorin dhe politikën e jashtme dhe të sigurisë – por edhe sepse ka një mungesë gatishmërie nga ana e BE-së për të pranuar anëtarë të rinj. Deklaratat kontradiktore që pasuan samitin, tregojnë gjithashtu se Bashkimit Evropian nuk ka një pozicion të unifikuar dhe të qëndrueshëm”- shton ai.

Përpara samitit, Sllovenia sugjeroi që të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor të pranohen në BE deri në vitin 2030. Por kjo ide gjeti pak mbështetje midis anëtarëve të tjerë të BE-së.“Unë personalisht nuk mendoj se ishte e gabuar këmbëngulja për të pasur një afat konkret.

Koha është malli më i shtrenjtë, dhe qytetarët e Ballkanit janë të përfshirë në këtë proces, një proces që po i ndryshon në thelb këto shoqëri, veçanërisht në dy dekadat e fundit”-thotë Marko Savkoviç, drejtor ekzekutiv i Fondit të Beogradit për Përsosmëri Politike.

Asnjë premtim, vetëm “inkurajim”

Për disa kohë, vitit 2025 u pa si një datë e mundshme, kur të paktën disa vende të Ballkanit Perëndimor, dhe sidomos Serbia, mund t’i bashkoheshin BE-së. Por në vitin 2018, Zhan-Klod Junker, president i atëhershëm i Komisionit Evropian, e bëri të qartë se ky nuk kishte qenë kurrë një premtim, por një “inkurajim” për vendet kandidate.

Që nga ajo kohë për shumë anëtarë të BE-së, çështja e zgjerimit është bërë shumë më e ndjeshme politikisht.“Dhe për të qenë i sinqertë, ne nuk e kemi ndihmuar veten. Politikanët tanë paraqesin vizionin e një rajoni në mosmarrëveshje të vazhdueshme,vetëm disa hapa larg konfliktit të ripërtërirë. Ata janë mbi të gjitha të interesuar në “kapjen e shtetit”-thekson Savkoviç.

LEXO EDHE:  U përball me talebanët/ Njihuni me gazetaren që iu bëri pyetjen e guximshme

LEXO EDHE:  BE miraton një paketë miliardëshe për pasojat ekonomike të Coronës

Për shembull, qeveritë e Francës apo Gjermanisë, nuk janë të gatshme që të na japin një datë konkrete për anëtarësimin, pasi kjo do t’i jepte argumente të forta opozitës në ato vende”- shton ai. Por a sjell dështimi për t’i ofruar shteteve të Ballkanit Perëndimor ndonjë lloj shprese të mirëfilltë, shkatërrimin e besueshmërisë së BE-së në rajon?



Savkovic mendon se BE po vuan prej disa vitesh nga një “krizë besueshmërie”, dhe kjo qëkur u bë e qartë se “premtimi” i Junker për anëtarësim deri në vitin 2025 nuk ishte i tillë për të tjerët. Zijad Beçiroviç i qendrës së studimit me qendër në Lubjanë, IFIMES, pajtohet me idenë se besueshmëria e BE-së është dobësuar ndjeshëm në rajon.

Konfirmimi i kësaj është bllokimi nga Bullgaria i bisedimeve të pranimit me Maqedoninë e Veriut, por edhe dështimi për të hapur ndonjë kapitull të ri negociues me Serbinë”- thotë ai.

Në këtë moment,shumë vende të BE-së nuk do të plotësonin kushtet që po u imponohen vendeve të Ballkanit Perëndimor. Besueshmëria është zbehur edhe për shkak të mënyrës

se si është zhvilluar dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit”– nënvizon eksperti boshnjak.

Një e ardhme jashtë BE-së

Erik Gordi nga SSEES thotë se disa faktorë e ndryshuan qëndrimin e BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor nga fillimi i viteve 2000 dhe deri më sot. Vokacioni i saj ndaj vlerave demokratike, është gërryer nga toleranca që ka treguar Brukseli ndaj autoritarizmit dhe ekstremizmit të krahut të djathtë.

Krizat i kanë zbehur premtimet e saj ekonomike, ndërsa trajtimi i vendeve të Evropës Juglindore, si Rumania dhe Bullgaria kur është fjala për çështjen e emigracionit, ka lënë një “shije hidhur të keqpërdorimit”.

BE-ja nuk ka më monopolin e besnikërisë ndaj saj të shteteve jo-anëtare, pasi në skenë janë shfaqur konkurrentë të rinj. Kjo e kombinuar me perspektivat e zvogëluara të arritjes reale të anëtarësimit, i kanë dhënë më shumë nxitje elitave politike që të parashikojnë një të ardhme jashtë BE-së, edhe pse jo domosdoshmërisht si pjesë e një blloku tjetër”-deklaron Gordio.

Ndërkohë për Savkoviç, nuk ka asnjë dyshim se të paktën në aspektin ekonomik, vendet e Ballkanit Perëndimor do të qëndrojnë pranë BE -së. Aty ku blloku po humbet tashmë kontrollin e tij janë vlerat mbi të cilat është themeluar.“Sondazhet e përsëritura të opinionit publik, e tregojnë këtë si një prirje gjatë 5 viteve të fundit.

Ata që e kuptojnë si duhet konceptin e fuqisë në marrëdhëniet ndërkombëtare, e dinë se Kina dhe Rusia duket se janë në rritje, teksa BE-ja dhe Perëndimi në tërësi janë duke u tërhequr.“BE-ja nuk është aspak e aftë në komunikimin, apo“shitjen e produktit” të saj, pasi varet nga bashkëpunimi i vendit kandidat. Dhe ka humbur shumë terren në rajon, pasi zakonisht i duhet shumë kohë për të reaguar”- përfundon ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE