Connect with Us

Gjyqtarë dhe prokurorë të grupit “KÇK” sfidojnë Vettingun/ Emrat e tyre në duart e SPAK

Vetingu

Gjyqtarë dhe prokurorë të grupit “KÇK” sfidojnë Vettingun/ Emrat e tyre në duart e SPAK

Publikuar

-

cna lajme aktualitet

Procesi i Vettingut, duket se nuk i ka trembur gjyqtarët dhe prokurorët e grupit “Kap, çfarë të kapësh”.

Ky është konstatimi i Shërbimit Informativ të Shtetit.

Përgjatë vitit 2020, gjyqtarë dhe prokurorë të caktuar, të cilët presin të dalin në Vetting,  janë përfshirë në korrupsion.

Duke e ditur se do të shkarkohen, ata po marrin vendime, në këmbim të ryshfetit dhe jo vetëm.

Sipas SHISH,  gjyqtarë dhe prokurorë të cilët janë në proces verifikimi të pastërtisë së figurës në kuadër të procesit të Vettingut, po e shfrytëzojnë këtë periudhë në funksion të përfitimit personal, duke shpërdoruar detyrën kundrejt ndërveprimit korruptiv, nëpërmjet dhënies së vendimeve gjyqësore në kundërshtim me parashikimet e akteve ligjore në fuqi.
SHISH-i ka grumbulluar të dhëna dhe prova, të cilat i ka dërguar në institucionet përkatëse, si në SPAK  apo Policinë e Shtetit.

cna lajme aktualitet

Korrupsioni ka vijuar në sistemin e drejtësisë, por edhe në disa sektorë të administratës shtetërore, ku konstatohet se palët ndërveprojnë të nxitura nga interesi i përfitimit të përbashkët.

Në sistemin e drejtësisë, punonjës të veçantë  prokurori/gjykata), janë përfshirë në veprimtari të kundërligjshme, të shfaqur në forma si: ushtrim i ndikimit të paligjshëm dhe ndërveprimit korruptiv, me qëllim lehtësimin e pozitës së të pandehurit, nëpërmjet ndryshimit të masës së sigurisë nga arrest me burg në arrest shtëpie ose duke aplikuar dhënien e dënimit alternative”, thuhet në raportin e SHISH-it.

 

A do të pluhurosen emrat e gjyqtarëve dhe prokurorëve KÇK në SPAK?

Praktika ka treguar se gjyqtarë dhe prokurorë të dyshuar për korrupsion dhe të shkarkuar nga Vettingut qoftë për pasuri të dyshimtë apo edhe për pastërti të figurës, nuk iu ka hyrë gjemb në këmbë.

LEXO EDHE:  Abuzimi me minorenen/ SHÇBA nis hetimin për 3 policët e Komisariatit të Sarandës

Pjesa më e madhe e tyre kanë vijuar jetën sikur të mos ketë ndodhur asgjë në kohën që ishin pjesë e gjykatave dhe prokurorive.

Emrat e tyre janë publik, si për opinionin  qytetar ashtu edhe për SPAK-un, i cili është kufizuar vetëm tek disa prej tyre, si Enkeleida Hoxha, Sali Hasa,  Bashkim Dedja, Fatos Lulo e tek-tuk ndonjë tjetër.

Bëhet fjalë prë gjyqtarë dhe prokurorë të dalë në Vetting dhe të shkarkuar.

Por, SPAK-ut i janë dërguar nga SHISH, emra gjyqtarësh dhe prokurorësh të cilët ende s’kanë dalë në Vetting.

Pra, vijojnë të punojnë dhe të kryejnë krime, nën veshjen e gjyqtarit apo prokurorit.

Ata po marrim vendime, po dërgojnë njerëz të caktuar drejt burgut dhe po lirojnë të tjerë, ndërkohë që nuk duhej të ishin fare në Gjykata dhe Prokurori.

Në indiciet e para SPAK, duhej të kishte lëvizur, para ILD, KLP dhe KLGJ.

Veprimet korruptive të gjyqtarëve dhe prokurorëve që thotë SHISH në raport kanë ndodhur që në vitin 2020. Që do të thotë gjyqtarë dhe prokurorë të caktuar janë kthyer në një “minë me sahat” për vetë drejtësinë.

Po shtojnë pasurinë në mënyrë të dyshimtë, të njëjtën pasuri po e fshehin dhe duke ditur bëmat dhe krimet që kanë kryer gjatë punës së tyre në Gjykata dhe Prokurori dhe po luftojnë fort për versionin “Kap ç’të Kapësh”.

Çështja është se kur do të reagojë SPAK dhe sa do të lërë gjyqtarët dhe prokurorët e krimit të bëjnë drejtësi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Vetingu

Seancë me tensione/ Pasuria i “ha kokën” prokurorit Dritan Gina

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur shkarkimin nga detyra të prokuroitv të Tiranës, Dritan Gina.

Gina ka pasur të njëjtin fat si të bashkëshortes së tij, Rovena Gashi, e cila u shkarkua në korrik të 2018 si prokurore pasi bashkë me babanë e saj, nuk justifikonin një pasuri me vlerë rreth 930 mijë USD.

Pas tetë seancash në KPK, Dritan Gina mori sot vendimin përfundimtar nga Komisioni i Vetingut.

Seanca është zhvilluar me tensione pasi Gina ka refuzuar të kontrollohej nga Garda e Republikës dhe u përpoq të hynte në sallë me forcë, por nuk u lejua. Kështu që vendimi i KPK është marrë në mungesë.

Duke vënë në balancë shpenzimet dhe të ardhurat, Komisioni i Vetingut kishte konstatuar se prokurori Dritan Gina nuk justifikonte rreth 100 mijë USD për vitet 2010-2015.

Komisioni konstatoi si pasuri problematike një apartament me sipërfaqe 121 m2 në Tiranë. Këtë pasuri, Dritan Gina ka deklaruar se ia ka dhuruar vjehrri në vitin 2004. Apartamenti kishte vlerë rreth 34 mijë euro. Por, nga hetimi ka rezultuar se kontrata me shoqërinë ndërtuese ishte nënshkruar nga Dritan Gina dhe bashkëshortja e tij, Rovena Gashi, duke paguar edhe detyrimin monetar. Sipas KPK-së, çifti nuk kishte burime të të ligjshme të ardhurash për të blerë këtë apartament.



Nga ana e tij, Dritan Gina këmbënguli se këtë pasuri ia kishte dhuruar vjehrri atij dhe bashkëshortes së tij Rovena Gashi. “Vjehrri ka deklaruar kalimin e të drejtës reale të pronës në emër të vajzës dhe emrin tim. Me ç’të drejtë është konkluduar se e kam paguar unë? Si ma faturoni mua?”, tha ia.

Në vitin 2011, prokurori Dritan Gina ka blerë një apartament në Durrës tek “Shkëmbi i Kavajës”, me sipërfaqe 105 m2, me vlerë 88 mijë USD. Nga ky çmim, Gina tha se shitësi i kishte ulur atij 35 mijë euro pasi e kishte shok. Megjithatë, KPK-ja konstatoi se Gina kishte mungesë të ardhurash të ligjshme në vlerën 19 mijë USD për të përballur blerjen e këtij apartamenti. Gina kundërshtoi këtë konkluzion, duke pohuar se ishte i vetmi nga radhët e prokurorëve që kishte deklaruar trajtimin preferencial në blerjen e kësaj pasurie. Gina akuzoi këshilltarët ligjorë dhe ekonomikë të KPK-së se kanë krijuar tymnajë rreth pasurisë së tij.

LEXO EDHE:  “Duart e krimit mbi bashkinë e Fierit”/ SPAK nis verifikimin e deklaratave të deputetit socialist

LEXO EDHE:  “Duart e krimit mbi bashkinë e Fierit”/ SPAK nis verifikimin e deklaratave të deputetit socialist

Komisioni i Vetingut konstatoi se Dritan Gina nuk kishte burime të ligjshme të ardhurash as për të justifikuar blerjen e një makine me vlerë 15 mijë euro në vitin 2016. Për këtë konstatim Gina tha se “Makina është blerë ne emër të subjektit Rovena Gashi dhe nga hetimi i Komisionit për atë subjekt nuk janë gjetur probleme. Ç’punë kam unë tani që më dalin probleme?”.

Shqiptarja.com ka publikuar më parë një raport të Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, drejtuar Komisionit të Vetingut, në të cilin thuhej se Rovena Gashi, është një individ i mundshëm për t’u vënë nën presion nga strukturat kriminale, ndërsa bashkëshorti i saj prokuror, Dritan Gina është implikuar në veprimtari korruptive.

Ky raport prodhoi debate dhe tension dje në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, gjatë seancës dëgjimore. Ashtu si konkluzionet për pasurinë, Gina e konsideroi raportin prodhuar nga Shërbimi Informativ Shtetëror dhe DSIK si dashakeqës. Komisioni i Vetingut nuk ka mbajtur ende një qëndrim përfundimtar për raportin e DSIK. Seanca për Dritan Ginën do të vijojë në datën 25 shtator.

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Për një apartament i “pritet koka”/ Një tjetër prokuror del jashtë sistemit të drejtësisë

Publikuar

-

Nga

cna lajme vetting

Prokurori i Vlorës, Erion Çelaj, është shkarkuar sot nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit

Procesi i vetingut për prokurorin Çelaj u krye nga trupa gjyqësore e kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me relatore Etleda Çiftjen dhe anëtare Brunilda Bekteshin.

Ndërsa përfaqësuese e ONM ishte Elka Ermenkova.

Sipas KPK prokurori nuk justifikonte një apartament në Selitë, sipas të cilit i ishte dhuruar nga vjehrri.

Erion Çelaj e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1998 dhe ka punuar fillimisht si prokuror në Përmet dhe në Fier. Prej vitit 2008, ai e ushtronte funksionin në Prokurorinë e Rrethit Vlorë.

Relatimi i KPK-së për pasurinë u fokusua më së shumti në një apartament në Selitë të Tiranës, i blerë nga subjekti në vitin 2012 kundrejt çmimit 48 mijë euro, pasuri për të cilën Çelaj pretendoi se nuk kishte shpenzuar asnjë “centezë” dhe se i ishte dhuruar nga vjehrri.



Relatorja Çiftja sqaroi se subjekti kishe deklaruar si burim krijimi të kësaj pasurie në vitin 2012 marrëveshjen e vjehrrit të ndjerë më një shoqëri ndërtuese. Nga verifikimi i pronës ka rezultuar se është e regjistruar në dy apartamente të ndryshme, që janë bashkuar në një.

LEXO EDHE:  “Qytetarëve u është ndryshuar vendbanimi”/ PD thirrje SPAK: Nisni hetimet

LEXO EDHE:  Gjyqtarja Arjana Caco e paditur për mitmarrje/ Kush i mbylli hetimet ndaj saj

Çelaj ka shpjeguar për KPK-në se vjehrri i tij së bashku me ortakun kanë dakordësuar një marrëveshje në vitin 2007 me firmën ndërtuese për të kryer gjithë instalimet elektrike kundrejt vlerës 94 mijë euro ose në këmbim të dy apartamenteve, që përbëjnë banesën e blerë nga subjekti, shkruan Reporter.al.

Komisioni vëren se kontrata e shitblerjes ishte nënshkruar nga prokurori Çelaj dhe se është shënuar se vlera 48 mijë euro është likujduar plotësisht. Sipas relatores, subjekti ka shpjeguar se kontrata ishte nënshkruar vetëm prej tij, pasi bashkëshortja ishte e angazhuar në disa situata familjare.

Komisioni i ka kaluar barrën e provës prokurorit Erion Çelaj se duket se nuk provohet që apartamenti të jetë përfituar nga vjehrri, pasi në aktin e shit-blerjes nuk përcaktohet marrëveshja e vitit 2007 si burim, si dhe është shënuar se subjekti ka shlyer çmimin 48 mijë euro. Sipas KPK-së, nga hetimi administrativ nuk është provuar marrëdhënia mes ndërtuesit dhe vjehrrit dhe as përfitimi i ndonjë apartamenti nga ortaku i tij./CNA.al

“E kam dhuratë nga vjehrri”/ Si e justifikon pasurinë, në Tiranë prokurori Çelaj?

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Ish-kryeprokurori në qeli për korrupsion/ Zëvendësuesi, jep llogari në Vetting

Publikuar

-

Nga

cna lajme vetting

Drejtësia po kalon mes prangave dhe nderit. Gjyqtarë  dhe prokurorë që një vit më parë ndanin drejtësi sot janë pas hekurave.

Ndërsa të tjerë kanë dalë në Vetting apo presin të dalin në Vetting.

Një ish-kryeprokurori ndodhet në qeli ndërsa zëvendësuesi i tij ka përballjen me Vettingun.

Ky është rasti i Sarandës.

Mesditën së nesërmes, pra Komisionit të Pavarur të Kualifikimti pritet të dalë, kreu në Prokurorisë së Sarandës, Lorenc Mërkuri.

Dosja e tij do të shqyrtohet nga trupa gjykuese e KPK,e përbërë nga  Valbona Sanxhaktari, Lulzim Hamitaj dhe Xhensila Pine.

Javën e kaluar Mërkuri u emërua nga KLP, në krye të Prokurorisë së Sarandës, në vend të Sali Hasës i cili gjendet në burg.

Ky i fundit më herët është shkarkuar nga detyra nga Këshilli i Lartë i Pokurorisë, pasi Prokuroria pranë Gjykatës të Rrethit Gjyqësor Sarandë,  caktoi masën “arrest me burg” pë të.

Prokurori i Sarandës Sali Hasa është arrestuar me urdhër të SPAK, si i dyshuar për korrupsion.

Sali Hasa akuzohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”. Ka qenë një dosje që ai kishte në dorë dhe po bënte hetime, e cila “i ka bërë gropën” prokurorit të Sarandës.

Teksa Hasa kryente hetime për Emiljano Miranin, motra e këtij të fundit Elsona Papa i ka shkuar në zyrë dhe i ka dhënë para. Mirani akuzohej për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe pasi prokurori mori paratë, hetimet ndaj të pandehurit të sipërpërmendur u pushuan.



Hasa dhe bashkëpunëtorët e tij

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal nr.102/2 të vitit 2020, për veprat penale të “Trafikimit të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” etj, parashikuar nga nene 245/1, 319/ç, 28/4, 283/a, 333/a, 334 etj, të Kodit Penal.

Nga ky hetim u grumbulluan prova të mjaftueshme të cilat krijuan dyshimin e arsyeshëm se jemi para veprave penale të korrupsionit pasiv të prokurorëve, sipas nenit 319/ç të Kodit Penal. Gjithashtu, nga hetimet u evidentuan të dhëna edhe në lidhje me një vepër penale tjetër siç është ajo e e “Paracaktim i rezultateve në garat sportive”, parashikuar nga neni 197/a/2 i Kodit Penal.

LEXO EDHE:  Zbardhet e shkuara kriminale e kandidatëve për zgjedhjet vendore

LEXO EDHE:  Abuzimi me minorenen/ SHÇBA nis hetimin për 3 policët e Komisariatit të Sarandës

Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.40 datë 17.06.2021 ka caktuar masat e sigurimit arrest në burg për shtetasit:

Sali Hasa, prokuror në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal.

Napolon Hodaj, Oficeri i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Sarandë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i dytë i Kodit Penal.

Qerim Ruçi, arbitër i ndeshjeve të futbollit, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Paracaktimi i rezultateve në garat sportive”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 197/a/2 dhe 25 të Kodit Penal.

Bledar Hajredini, zyrtar i klubit sportiv SHS “Përmeti”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Paracaktimi i rezultateve në garat sportive”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 197/a/2 dhe 25 të Kodit Penal.

Julian Zera, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 245/1/1 – 25 i Kodit Penal.

Emiljano Mirani, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 245/1 – 25 i Kodit Penal.

Gjithashtu me vendimin nr.40 datë 17.06.2021 Gjykata ka caktuar masën e sigurimit “arrest në shtëpi”, për të hetuarën Elsona Papa, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 245/1/1 – 25 i Kodit Penal.

Kurse ndaj shtetasit Hysen Korenica (ish ekspert mjeko – ligjor), Gjykata ka caktuar masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ekspertim i rremë”, parashikuar nga neni 309 i Kodit Penal.

LEXO TE PLOTE