Connect with Us

Dashuria në kohërat e COVID/ Shqiptarët heqin dorë nga luksi

Ekonomi

Dashuria në kohërat e COVID/ Shqiptarët heqin dorë nga luksi

Publikuar

-

/

Nga Deada Hyka

Yllit dhe Armelës, dy të rinj të fejuar të cilët jetojnë prej vitesh në Itali, nuk do t’ua merrte mendja kurrë se, data e vendosur për të festuar dashurinë e tyre në fillim të gushtit 2020 do të anulohej. Të rinjtë ishin ndër të parët që u përballën me izolimin, duke qenë se jetojnë në një nga zonat më të prekura të Italisë nga Covid-19. Si ky çift pati e shumë të tjerë, të cilët në kushtet e një situate emergjence shëndetësore të panjohur, shtynë planet e gëzimit ose i anuluan.

Shprehja e famshme e industrisë së eventeve në vitin 2020, “dashuria nuk anulohet”, bëri thirrje për çiftet që të martoheshin në momentet e rihapjes apo organizime të dasmave më të vogla mes pandemisë dhe të ruajnë një festë madhështore për më vonë.

Në fakt, më shumë se gjysma e çifteve e shtynë vendimin për t’u martuar për një moment të dytë, një pjesë fare e vogël e anuluan tërësisht dhe pjesa e mbetur ishin ata që organizuar një event familjar me rreth 25 veta, duke respektuar rregullat. Po këtë vit, si është panorama e organizimit të eventeve familjare? Bizneset shqiptare pohojnë se si, dritë në fund të tunelit, 2021 po sjell rritje të kërkesës, e cila është në nivelet e vitit 2019, por me një buxhet dukshëm të kufizuar. Shqiptarët po rinisin të martohen, por me organizime më pak vanitoze dhe më ekonomike.

Sipas kontakteve me dhjetëra shitës vendorë, përfshirë fotografë, planifikues e organizues dasmash, luleshitës dhe make up artistë, për të parë se si po zhvilloheshin gjërat në vend, na u bë e ditur se: Disa çifte e kanë anuluar plotësisht; të tjerë po e shtyjnë sërish; një pjesë e tyre e organizuan por me numër të kufizuar të ftuarish; çifte të tjerë bënë dasma në ilegalitet vitin e shkuar, si dhe ka shumë presion për në vjeshtë 2021.

Frederika Muço është administratore e një prej kompanive të para në këtë sektor. Fillimisht, ajo e nisi duke dhënë fustanet e nusërisë me qira, më pas zgjeroi shërbimet, duke përfshirë edhe dekore. Sipas Frederikës, vihet re një sofistikim i kërkesave te fustanet e nusërisë dhe ulje e kërkesës për dekore.

Sipas saj, edhe për shkak të pandemisë, po preferohen dasmat e limituara në numër të ftuarish dhe po kthehet vëmendja te detajet, seti fotografik i mirëkuruar dhe më pak vëmendje te dasmat e mëdha. Për sa u përket kostove, çdo gjë varet nga buxheti i çiftit. Sipas saj, kostot e një fustani nisin nga 400 euro dhe nuk vihet re një ulje e tyre për shkaqe të mbylljes së aktivitetit prej më shumë se një viti.

Violanta Daku, administratore e agjencisë “Class Event”, thotë se puna ka ecur mirë pas rihapjes dhe shqiptarët janë popull që duan të festojnë. Por, sipas znj. Daku, ajo çfarë është vënë re këtë vit është ulja e shpenzimeve. Çiftet e reja e duan luksin dhe të bukurën dhe po i përqendrojnë shpenzimet te vetja dhe më pak te dekori këtë vit, zgjedhim paketat më ekonomike. Ndër vite, sipas saj, kërkohen edhe shërbime si make up, veshje edhe të familjarëve, dekori etj.

Menaxherja e “Ami Event” thotë për “Monitor” se viti i shkuar ishte më i vështiri në dekadën e fundit, në të cilin ajo merret me këtë biznes. Sipas Arjolës, 2021 po nis të sjellë një frymë të re tek industria e eventeve, sidomos ato familjare, me një pjesë të tyre që janë të etur t’i kthehen normalitetit dhe një pjese tjetër, që kanë vuajtur humbjen e njerëzve të dashur dhe nuk mendojnë më për festime. Sipas saj, parashikohet një rritje e kërkesave pas 2022.

Armand Peza, drejtues i “Geraldina Sposa”, pohon se këtë vit kërkesa ka por janë pretendime të ulëta, me buxhet të reduktuar.

“Mendoj që industria e eventeve shpërthimin do ta ketë pas 2023. Krizat e mëdha duan kohë. Jemi sektor vanitoz, luksi gjithnjë lihet në fund në kohë krize. Këtë vit e kemi nisur mirë, por gjithsesi jemi në përpjekje të vazhdueshme, s’bëhet fjalë më për fitime dhe çmimet nuk mund të zbresin. Ne jemi Ballkan, ne vazhdojmë të festojmë, ne shpenzojmë edhe atë që nuk e kemi” – thotë ai.

Peza pohon se aktualisht, i gjithë tregu është i tkurrur. Ka rënë numri i eventeve si prezantime produktesh, promovime e biznesesh apo protokolle shteti. Ndërsa eventet familjare, vijojnë të zhvillohen.. Sipas tij, tregu ndërkombëtar nuk është gati, Shqipëria është një hap përpara pasi nuk pati mbylljen e Europës.

“Sektori ynë ka qenë ndër më të goditurit, pasi përveç kaosit të momentit të parë, që askush nuk e dinte se si do të duhet të ristrukturonte veten për të vepruar në një treg me pandemi, nga ana tjetër kemi qenë të varur nga urdhrat e qeverisë, të cilat nuk ishin favorizuese për ne.

Nuk diskutohet që në ruajtje të shëndetit, masat e para ishin të drejta, por më tej, viti ishte aspak favorizues për zhvillimin e organizimin e eventeve. Nuk ishin vetëm dasmat që u ndërprerë. Ishin evente promovimi, korporatash, etj. Të gjitha u zhvendosën në një normalitet të ri, atë online. Për hir të së vërtetës, janë bërë edhe festa familjare, por në shkelje dhe të fshehura.

Kjo ka ndodhur sepse shqiptarët e kanë të shenjtë ditën e dasmës, nuk duan kurrsesi që ta shtyjnë, lidhet me një besëtytni. Çiftet më intelektuale gjetën një zgjidhje më operative, realizuan një set fotografik dhe një darkë të ngushtë familjare. Kjo të kushtëzon, sepse shpenzimet e tyre ishin më të tkurrura, nuk ishin të gatshëm të përballonin strukturat tona që, në rastin e Geraldinës ka 64 punonjës. Ne dëshironim që të riaktivizonim motorin tonë, por s’e bëmë dot me sukses. U detyruam të shkurtonim vende pune, aktualisht kemi 22 punonjës” – thotë ai.

LEXO EDHE:  “Jeni bërë burim barcaletash “Made in Albania”/ Këlliçi tregon pse nuk u lejohet telefoni pacientëve me Covid

Sipas z. Peza, problematikë të madhe patën me paradhëniet. “Nëse xhiroja jonë vjetore shkon në rreth 600 mln lekë të vjetra, 1/3 e vlerës ishte parapagim. Nëse do ndiqnim udhëzimet e qeverisë, 200 mijë euro do na duhet të kthenim, para të cilat nuk ishin pasi përdoren për riinvestime, prodhime etj.

Gjetëm një kompromis me klientët tanë, që kjo shumë ju njihet deri në një moment që do vendosni për një datë tjetër ose mund ta merrni përmes shërbimeve të brendshme të kompanisë në formë tjetër nëse çifti nuk të dojë të bëjë dasmë më. Eventet që u anuluan ishin të pakta, të tjerat u shtynë për një moment të dytë, ”-thotë ai.

Problematika e parapagimit në kohën e mbylljes

Analizë e Geraldina Sposa referuar vitit 2019:

xhiro vjetore = 481 770 €

parapagime = 1/3 e xhiros = 160 590 €

 Pyetje:

Çfarë do të ndodhë nëse ne do të kthejmë të gjithë shumën e parapagimeve për të gjithë klientët, ndërkohë që shtetit ia kemi paguar taksat për këto parapagime?!

Çfarë do të ndodhë nëse të 1 350 subjektet në të gjithë Shqipërinë që operojnë në sektorin e eventeve, do të jenë të detyruar që t’u kthejnë klientëve parapagimet?!

1/3 e xhiros vjetore në sektorin e eventeve është me përafërsi 55 112 396 €.

A i kanë subjektet këto para për t’ua kthyer klientëve që po insistojnë?

Cilët u dëmtuan nga mungesa e eventeve familjare?

Dëmet sipas sektorëve si më poshtë:

Te fermerët, të cilët po e ndiejnë krizën. Tufa të tëra të bagëtive të imta të destinuara për tregun e eventeve do të ngelen pa shitur, pasi dihet që tregu më i madh për ta është pikërisht.

Për njësitë tregtare me shumicë dhe pakicë të produkteve të kuzhinës.

Për bujqësinë, pasi frutat dhe perimet zënë një vend të rëndësishëm në tavolinë.

Për verërat, birrat dhe pijet e tjera shqiptare, të cilat nuk do të kenë mundësinë për t’u konsumuar në evente.

Te bulmeti shqiptar, i pranishëm në kuzhinën e eventeve.

Te dyqanet e luleve.

Të gjitha parukeritë dhe sallonet estetike.

Për pastiçeritë dhe furrat e bukës.

Për agjencitë e animatorëve (tullumbace, facepaint, animatorë etj.)

Për bandat muzikore dhe DJ.

Për shërbimin e kameramanëve dhe fotografëve.

Numri i martesave ra me 22% më 2020 për shkak të pandemisë

Numri i martesave, vitin e kaluar, shënoi rënie drastike për shkak të pandemisë. Sipas të dhënave të INSTAT, vitin e kaluar në të gjithë vendin u realizuan rreth 17 mijë e 500 martesa, mbështetur te të dhënat zyrtare që janë marrë nga Gjendja Civile, me një rënie rreth 22% në raport me vitin 2019. Shumë martesa u shtynë në kohë për shkak të masave kufizuese dhe ndalimit të grumbullimeve, pasi ceremonitë nuk mund të realizoheshin.

Numri mesatar i martesave në vend në një vit normal është 22-23 mijë, por gjatë viteve në vijim, kjo normë pritet të pësojë rënie, edhe për shkak të uljes së popullatës së re në moshë.

Tek gratë, rreth 50% e martesave realizohen deri në moshën 24 vjeç, dhe deri në moshën 29 vjeç janë kryer 78% e tyre. Kjo shpjegon dhe moshën relativisht të re (krahasuar me burrat) në martesë për gratë e cila është 27,7 vjeç. Për burrat, 52% e martesave realizohen deri në moshën 29 vjeç, dhe 81% e martesave deri në moshën 34 vjeç. Mosha mesatare e martesës për burrat është 31,1 vjeç.

Norma e martesave të grave sipas grupmoshave ndër vite tregon se ka një rënie të normës së martesës deri në moshën 24 vjeç. Kjo shpjegon dhe rritjen e moshës mesatare në martesë të vajzave. Numri i vajzave të martuara para moshës 18 vjeç gjatë vitit 2020 është 16. Ky numër është ulur në krahasim me një vit më parë, kur u regjistruan 20 martesa të vajzave nën 18 vjeç. Përqindja e vajzave të martuara në moshat 15 deri 17 vjeç është shumë e ulët, ndërsa shënon vlerat më të larta në moshën 18 dhe 19 vjeç, përkatësisht 6,4% dhe 5,5%. Ndërsa djemtë nuk kanë martesa para moshës 18 vjeç dhe përqindja e djemve të martuar në moshën 18-19 vjeç është nën 1%.

Shqiptarët mbeten ende tradicionalë sa i përket martesës si institucion. Martesa mbetet një ngjarje e rëndësishme në jetë dhe në shumë raste ceremonitë marrin një pjesë të konsiderueshme të jetës që çiftit.

Në vitin 2018, Shqipëria ishte vendi me numrin më të lartë të martesave në Europë për 1000 persona. Në vitin 2018, për çdo 1000 persona që jetojnë në Shqipëri, u lidhën 8.1 martesa. Së bashku me martesat që janë lidhur nga shqiptarët e Kosovës, thyejnë rekordin në Europë dhe rajon për numrin më të lartë të tyre.

Sipas Eurostat, në Kosovë u lidhën 9.6 martesa për çdo 1000 banorë, thuajse dyfishi i martesave që janë lidhur në të gjithë Bashkimin Europian. Eurostat raporton se në vitin 2018, kishte 4.4 martesa për 1000 banorë.

Në vitin 2018, vendet e Bashkimit Europian me numrin më të madh të martesave në raport me popullsinë ishin Qipro (7.8 martesa për 1 000 banorë), Rumania (7.4), Lituania (7.0) dhe Letonia (6.8). Këto ndiqen nga Malta (5.8), Sllovakia (5.7) dhe Danimarka (5.6). Nga ana tjetër, vendet me nivelin më të ulët të martesave rreth 3 martesa për 1 000 banorë, ishin Luksemburgu (3.1), Italia (3.2) dhe Portugalia (3.4), ndjekur nga Spanja, Franca (të dhënat e vitit 2017) dhe Sllovenia (të gjithë 3.5) ./Monitor

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Ekonomi

Monedha e eurozonës në ditët më të vështira/ Këmbimi valutor, 5 Dhjetor 2021

Publikuar

-

Nga

cna lajme ekonomi

Dollari amerikan sot blihet me 104.7 Lekë dhe shitet 110.7 Lekë.

Euro blihet me 119.1 Lekë dhe shitet me 124.1 Lekë.

Paundi britanik blihet me 140.4 Lekë dhe 145.4 Lekë.



Franga zviceriane blihet me 114.4 Lekë dhe shitet me 119.4 Lekë.

Dollari kanadez blihet me 81.5 Lekë dhe shitet me 86.5 Lekë.

LEXO EDHE:  Parlajmëron Alimehmeti/ “Duhet të mësohemi të bashkëjetojmë me Covidin, nuk zhduket nga rritja e temperaturave”

LEXO EDHE:  Varianti i ri Omikron frikëson botën

Më poshtë po sjellim të dhënat e këmbimit valutor, sipas Credins Bank./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Para dy ditësh ligji kaloi në Kuvend/ “Shpërthen” gazetari: Votuat një kryevepër budallallëku

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Gazetari i ekonomisë Klodian Tomorri ka folur me tona të ashpra për votimin në Kuvend të ndryshimeve në ligjin e parandalimit të pastrimit të parave.

Ai ironizuar duke shprehur se është bërë një “hajvanllëk”, duke e cilësuar kështu aktin si antikushtetues dhe që shkel parimin e  proporcionalitetit.

“Para dy ditesh votuan disa ndryshime ne ligjin per Parandalimin e Pastrimit te Parave keta ne Kuvend. Kane votuar nje kryeveper te budallekut aty.

Sipas ndryshimeve, nese nje banke apo nje zyre te kembimit valutor i shpeton nje transaksion i dyshimte per pastrim parash, asaj i vihet automakisht gjobe 10 per qind e xhiros ose 5 milione euro.



Shikoni pak cfare hajvanlleku kane bere. Transaksioni mund te jete edhe 100 mije euro. Por gjoba do jete 5 milione euro.

E para kjo eshte antikushtetuese se shkel haptazi parimin e proporcionalitetit. Ndeshkimet jo proporcionale jane shtremberimi me i madh i drejtesise.

Se dyti, qe ta kuptoni sa mend kane kur bejne dhe votojne ligje. Keta bejne ligj per t’u vene gjobe 5 milione euro, bankave tona? Me keto lloj gjobash palos Cityn dhe Ëells Fargon, jo me keto bankat tona, sidomos keto me pronare shqiptare njehere.

“Na ka thene eksperti gjerman”- thone. Po ca gjermani ere? Mendoni pak para se te votoni keto lloj xhevahiresh se me dy gjoba si keto palos gjysmen e bankave ketu”, shkruan Klodian Tomorri në rrjetin social facebook./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Këmbimi valutor/ Ja, me sa këmbehen sot, euro, dollari apo paundi

Publikuar

-

Nga

cna lajme ekonomi

Dollari amerikan sot këmbehet në blerje me 104.7 Lekë dhe në shitje me 110.7 lekë.

Euro blihet me 119.1 Lekë dhe shitet me 124.1 Lekë.

Paundi britanik blihet me 140.4 Lekë dhe shitet me 145.4 Lekë.



Franga zviceriane blihet me 114.4 Lekë dhe shitet me 119.4 Lekë.

LEXO EDHE:  Pandemia rrit vëmendjen e shqiptarëve për shtëpinë/ Importet e furniturës rritje të lartë edhe me 2021

Dollari kanadez blihet me 81.5 Lekë dhe shitet me 86.5 Lekë.

LEXO EDHE:  Parlajmëron Alimehmeti/ “Duhet të mësohemi të bashkëjetojmë me Covidin, nuk zhduket nga rritja e temperaturave”

Më poshtë po sjellim këmbimin valutor për të gjitha moonedhat e huaja, sipas Credins Bank./CNA.al

LEXO TE PLOTE