LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tre leksione që Evropa duhet të mësojë nga rënia e Afganistanit

21 Gusht 2021, 06:22, Blog CNA
Tre leksione që Evropa duhet të mësojë nga rënia e

Nga Jean-Marie Guéhenno ?European Council on Foreign Relations?

Evropianët nuk ka qenë asnjëherë seriozë në lidhje me Afganistanin. Kjo ndoshta sepse thellë-thellë, ata e dinin se nuk mund të fitonin dot aty. Tani duket se marrja nën kontroll e vendit nga talebanët do t?i izolojë akoma më shumë evropianët dhe do t?i bëjë më të frikësuar nga një botë që ata nuk e kuptojnë.

Dhe konsensusi që po shfaqet me shpejtësi se shtet-ndërtimi është një proces i pamundur, mund ta shtojë ankthin e tyre në lidhje me angazhimet në vendet e huaja. Ky mendim është një lloj acidi që shkatërron lidhjet që duhet t?i mbajnë evropianët të bashkuar, duke çuar në llojet e qëndrimeve ksenofobike që u panë edhe gjatë krizës së refugjatëve të krijuar nga lufta në Siri.

Megjithatë ekziston vetëm një distancë e vogël midis pranimit se disa njerëz nuk mund të ndihmohen, dhe mendimit se ata nuk ia vlen që të ndihmohen. Vetëbesimi i Evropës- që është thelbësor nëse kontinenti dëshiron që të formësojë në mënyrë aktive të ardhmen e tij-është dëmtuar jo vetëm nga kapacitetet e tij të dobëta operacionale.

Por po aq, nga kriza etike e një kontinenti që pretendon të jetë universalist, por që e rezervon këtë universalizëm vetëm për popujt e vet të privilegjuar. Gjithsesi mund të nxirren disa mësime të mira nga dështimi në Afganistan, që së shpejti mund të përsëritet edhe në vende të tjera sipër shembull Somalia, një shtet me të cilin evropianët janë angazhuar prej vitesh. Ekziston rreziku që madhësia e misionit amerikan në Afganistan – që kushtoi triliona dollarë – t?i bindë evropianët se është e kotë që ata të përfshihen në misione të tilla, duke pasur parasysh se zotërojnë shumë më pak burime sesa aleati i tyre amerikan.

Por ky do të ishte një lexim shumë sipërfaqësor i situatës. Vitet e fundit, prania e Shteteve të Bashkuara në terren ishte e kufizuar në më pak se 5.000 trupa. Dhe kostoja njerëzore për forcat e armatosura amerikane ka qenë më pak se sa 5.000 viktima në dy dekada, krahasuar me më shumë se 58.000 në një dekadë gjatë luftës në Vietnam.

Vetëm atëherë, ajo mund të ngrejë gradualisht dhe realisht kapacitetet e veta, në vend se të synojë të zbatojë skema të mëdha që nuk kanë mbështetje publike. Një vend i mirë për t?ia filluar është reforma e sektorit të sigurisë. Kjo fushë është në thelbin e çdo strategjie të ndërtimit të shtetit.

Të gjitha aspektet e tjera të konsolidimit të shtetit – arsimi, kujdesi shëndetësor, infrastruktura – varen prej tij. Pa ofruar siguri, shteti nuk mund të arrijë një përparim të qëndrueshëm. Kjo është gjithashtu një fushë në të cilën, nga Somalia në Mali dhe Republikën e Afrikës Qendrore, Bashkimi Evropian dhe shtetet evropiane luajnë një rol të rëndësishëm nëpërmjet misioneve trajnuese dhe bashkëpunimit dypalësh.

Në këtë aspekt, ngjarjet e fundit në Afganistan ofrojnë 3 leksione të rëndësishme.

?Skeleti? i siguruar nga një prani e kufizuar ushtarake e huaj, e bën të mundur qëndrimin në këmbë të një ushtrie të brishtë. Është një model që evropianët duhet ta studiojnë dhe ndoshta ta përsërisin në Sahel. Kjo mund të mos kërkojë vendosjen atje të një force të madhe ushtarake, por është aktualisht përtej kapaciteteve të Evropës.

Ushtritë standarde të NATO-s, varen nga një sistem mbështetës jetik, në të cilin batalionet e këmbësorisë janë vetëm pararoja. Komponentët thelbësorë të sistemit përfshijnë ndërgjegjësimin e situatës përmes burimeve të integruara të inteligjencës, zinxhirëve logjistikë kompleksë dhe të shtrenjtë, dhe mbështetjes së afërt ajrore.

Kur forcat lokale kanë mbështetjen e një force perëndimore, siç ishte rasti në Afganistan për shumë vite me radhë, këto aftësi u sigurojnë atyre një avantazh të konsiderueshëm. Por nëse aleati perëndimor i braktis, forca lokale e gjejnë veten të dobët dhe të papërgatitur, pasi e kanë humbur aftësinë për të vepruar në mënyrë të pavarur. Nëse përveç kësaj, sistemi i pagave të forcave është jofunksional për shkak të korrupsionit, ushtarët demoralizohen plotësisht dhe nuk dëshirojnë që të luftojnë.

Ky është një përfitim i rëndësishëm. Në kundërshtim me atë që thonë tani shumë njerëz për Afganistanin, shumë gjëra kanë ndryshuar për mirë në atë vend. Dhe mund të ketë qenë e gabuar këmbëngulja mbi një strategji daljeje – e nxitur nga konsiderata politike të brendshme dhe jo nga faktorë objektivë – duke marrë parasysh koston relativisht të ulët të një pranie të vogël ushtarake dhe koston potencialisht të lartë të kolapsit të qeverisë afgane.

Çdo strategji daljeje varet nga gatishmëria e ushtarëve të një ushtrie kombëtare për të dhënë jetën e tyre për një vend, udhëheqjen e të cilit ata e besojnë. Nëse ata nuk i respektojnë oficerët e tyre, nëse i përçmojnë udhëheqësit e tyre, apo nëse dyshojnë se ndjekin interesat e tyre personale apo etnike, kolapsi është gjithmonë i mundur edhe pas dekadash përpjekje.

Është kjo arsyeja pse nëse evropianët nxjerrin mësimet e duhura nga Afganistani dhe përgatiten për angazhime të huaja të kufizuara por të qëndrueshme, ata duhet të kenë parasysh kontekstin politik të këtyre misioneve. Ata nuk duhet të harrojnë asnjëherë se procesi i konsolidimit politik është jetik për suksesin afatgjatë./CNA.al

Lajmet e fundit nga