LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Strehimi i afganëve/ Ministri Lavrov: Të gatshëm për të evakuuar çdo qytetar

21 Gusht 2021, 17:36, Aktualitet CNA
Strehimi i afganëve/ Ministri Lavrov: Të gatshëm për të

Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë Sergei Lavrov ka bërë të ditur se Rusia është e gatshme të ofrojë shërbime të aviacionit civil rus për të evakuuar çdo qytetar afganë që dëshiron të largohet nga vendi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lavrov shkruan se nuk ka asnjë pengesë parimore për mbërritjen dhe nisjen e avionëve rusë në/nga Kabuli. Siguria e avionëve, ekuipazheve dhe pasagjerëve është e garantuar?.

?Për mundësitë e rusisë për evakuimin e qytetarëve afganë që dëshirojnë të largohen nga vendi i tyre (nga brifingu i përfaqësueses zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë znj. Maria Zakharova, Moskë, më 19 gusht 2021)

?Duke u nisur nga situata që po vezhgohet tani për tani në aeroportin e Kabulit dhe paaftësia e një serë shtetesh perëndimor të organizojnë evakuimin e diplomatëve, ushtarakeve dhe civilëve të tyre nga Afganistani, pa përmendur afganët që bashkëpunuan me ta dhe familjet e tyre që duan të largohen nga vendi, por nuk e kanë një mundësi të tillë, ne do të donim të informonim si më posht vijon.

Me qellim parandalimin e përkeqësimit të situatës humanitare në Afganistan, ne jemi të gatshëm të ofrojmë shërbime të aviacionit civil rus për të siguruar evakuimin e çdo numri të qytetarëve afganë, përfshirë gratë dhe fëmijët, drejt vendeve të huaja që do të tregojnë interes për t’u pritur dhe akomoduar.

Siç na siguruan përfaqësuesit e autoriteteve të reja në Afganistan, nuk ka pengesa parimore për mbërritjen dhe nisjen e avionëve rusë në/nga Kabuli. Siguria e avionëve, ekuipazheve dhe pasagjerëve është e garantuar.

Për sa i përket mundesisë së pranimit të refugjatëve nga Afganistani në vendin e vet, Rusia do të udhëhiqet nga detyrimet e saj ndërkombëtare në fushën humanitare?, deklaroi Ministri i Puneve të Jashtme të Federates Ruse Sergei Lavrov./ CNA.al

Lajmet e fundit nga