LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkrumbohet nga flakët magazina ushqimore në Gjirokastër

20 Gusht 2021, 20:52, Aktualitet CNA
Shkrumbohet nga flakët magazina ushqimore në Gjirokastër

Një magazinë ushqimore është shkrumbuar nga flakët mbrëmjen e sotme në Gjirokastër.

Shkak është bërë një shkarkesë elektrike në kutinë e shpërndarjes së linjës së energjisë.

Si pasojë e zjarrit, u dogjën dyshemeja e drunjtë, një printer, një kompjuter, kaseta elektrike, tavanet e gipsit e dyert e drunjta.

Ndërhyrja bëri të mundur shuarjen e flakëve që mund të përhapeshin në drejtim të dy banesave aty pranë.

Pranë zjarrit ndodhej edhe një depozitë gazi që mund të rrezikohej të shpërthente nëse flakët do të përhapeshin.

Objekti është në pronësi të Kristaq Pirpos dhe Aleko Lengos./CNA.al

Lajmet e fundit nga