Connect with Us

Raporti i SHISH për korrupsionin/ Administrata dhe gjyqtarët në proces Vetting-u po mbushin xhepat

Aktualitet

Raporti i SHISH për korrupsionin/ Administrata dhe gjyqtarët në proces Vetting-u po mbushin xhepat

Publikuar

-

cna lajme aktualitet

Shërbimi Informativ i Shtetit (SHISH) ka publikuar të dhënat mbi korrupsionin. Gjatë punës në vitin 2020, SHISH njofton një rritje të nivelit të korrupsionit në gjykata, prokurori dhe në administratën publike.

As karantina nuk e frenoi korrupsionin në Shqipëri. Shërbimi Informativ i Shtetit, në raportin e tij për 2020-n, thekson se përgjatë vitit të shkuar ka pasur një ndërveprim të administratës shtetërore me sistemin e drejtësisë në kryerjen e korrupsionit: “Korrupsioni ka vijuar në sistemin e drejtësisë, por edhe në disa sektorë të administratës shtetërore, ku konstatohet se palët ndërveprojnë të nxitura nga interesi i përfitimit të përbashkët”.

Alarmant mbetet fakti se elementë të sistemit të drejtësisë po e shfrytëzojnë kohën para vetting-ut për të mbushur xhepat, të vetëdijshëm se nuk kanë shanse të kalojnë testin e trefishtë: “Elementë të veçantë të këtij sistemi, të cilët janë në proces verifikimi të pastërtisë së figurës në kuadër të procesit të Vetting-ut, po e shfrytëzojnë këtë periudhë në funksion të përfitimit personal, duke shpërdoruar detyrën kundrejt ndërveprimit korruptiv, nëpërmjet dhënies së vendimeve gjyqësore në kundërshtim me parashikimet e akteve ligjore në fuqi”, shkruan A2 CNN.

LEXO EDHE:  Seanca e jashtëzakonshme/Paralajmëron Rama: Populli do heqë qafe pengmarrësit!

SHISH njofton gjithashtu se po përdor metoda të reja teknologjike në veprimtarinë e tij, ndërsa sulmet kibernetike ndaj këtij institucioni nuk kanë munguar: “SHISH-i ka aplikuar metoda dhe teknologji të reja në mbrojtjen e perimetrave dhe parandalimin e çdo situate katastrofike nga sulmet kibernetike, referuar edhe kërcënimeve të shfaqura rishtazi edhe si pasojë e situatës pandemike. Gjatë vitit 2020, krahasuar me vitin 2019, është hasur një aktivitet i shtuar keqdashës dhe kërcënues drejtuar infrastrukturës publike të SHISH-it”.

Në 2020, volumi i punës së SHISH është rritur me 13%, ku në krye të listës së institucioneve që ka marrë më shumë informacion është kryeministri Edi Rama, ndjekur më pas nga Presidenti Ilir Meta./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

U gjetën të pajetë në saunën e një hoteli/ Zbardhen detaje nga tragjedia e familjes ruse në Kavajë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar.

Katër turistë rus janë gjetur të pajetë në saunën e një hoteli në Qerret.

Sipas Abc news, viktimat janë pjesë e një familje. Bëhet fjalë për prindërit, vajzën dhe dhëndrin që kishin ardhur për pushime në Shqipëri.

Viktimat janë Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç dhe Ekaterina Burenkova 31 vjeçe.



Sipas asaj që raporton Abc news, turistët rusë pasi kishin kthyer disa gota ishin futur në sauna duke qëndruar rreth 70-80 minuta.

LEXO EDHE:  Raporti për dokumentet e “Ish-Sigurimit”/ Balla: Kemi një institucion që po bën transparencë

LEXO EDHE:  Ahmetaj: Berisha nuk e kalon Vettingun!

Ka qenë recepsionisti i hotelit që i ka gjetur trupat e pajetë të katër turistëve rusë, ndërsa ka njoftuar menjëherë policinë.

Dyshohet se turistët kanë humbur jetën për shkak të temperaturës së lartë. Ndërkohë po bëhet ekspertiza e trupave të pajetë për të zbardhur shkakun dhe gjithashtu po zhvillohet ekspertiza bakteriologjike e ambienteve të saunës së hotelit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Me Bashën nuk ka të ardhme”/ Kulluri thirrje demokratëve

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së Edvin Kulluri, u ka bërë thirrje të gjithë demokratëve që të firmosin për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD.

Sipas Kullurit Partia Demokratike nuk ka të ardhme me Bashën.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kulluri shkruan  se Mbledhja e Kuvendit Kombëtar do të nxjerrë partinë nga kriza më e rëndë në 31 vjet të ekzistencës së saj.

Ne Kuvendin e fundit te PD nuk moren pjese me shume se 1700 delegate nga 5300 te tille!

Berisha duke mos qene kryetar i PD po mbledh mbi 2500 firma delegatesh ende pa mbaruar procesi!



Mungesa e delegateve ne Kuvendin e fundit ka qene bojkot ndaj Bashes dhe jo mbeshtetje per Berishen qe ende nuk kishte dale ne qendrimet e sotme!

Luzim Basha nuk eshte kryetar legjitim qe pas 13 qershorit! Pra te ardhme me Bashen nuk ka!

Se c’do prodhoje Kuvendi i thirrur nga delegatet do shihet por nje gje eshte e sigurt: eshte nje mundesi per ta nxjerre Partine Demokratike nga kriza me e rende ne 31 vjet te eksiztences se saj!

Ndaj, firmosni dhe merrni pjese per te ardhmen e PD dhe tuajen! Shqiperia nuk humb nga demokracia por humb vetem nga mungesa e opozites se kryetarit pa anetare”, shkruan Kulluri./ CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

62 vjeçarja u hodh nga dritarja dhe ndërroi jetë/ Zbulohet detaji, dyshohet se zjarri u vendos nga djali

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Mëngjesin e sotëm, një apartament në Astir është përfshirë nga flakët.

Shtetasja H. O, rreth 62 vjeçe së bashku me djalin e saj 36 vjeçar janë hedhur nga dritarja për tu shpëtuar flakëve.



Si pasojë, 62 vjeçarja ka ndërruar jetë, ndërsa djali i saj është në spital nën kujdesin e mjekëve.

LEXO EDHE:  EKSKLUZIVE/ SHISH raportoi te kryeministri policët e përfshirë në mbjelljen e drogës

Një tjetër detaj është zbuluar rreth zjarrit. Sipas asaj që raportohet dyshohet se zjarri është vënë qëllimisht nga djali i saj, i cili sipas banorëve vuante nga shëndeti mendor./ CNA.al

LEXO TE PLOTE