LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Memelli i pakënaqur me gjendjen e ekipit: Do flas me presidentin Takaj

20 Gusht 2021, 11:45, Sport CNA
Memelli i pakënaqur me gjendjen e ekipit: Do flas me presidentin Takaj

Trajneri Migen Memelli ka folur pas ndeshjes me Erzenin ku skuadra e tij barazoi 1-1. Së pari, ka qartësuar se është i pakënaqur nga skuadra e pjesës së dytë, ndërsa deklaroi se do flasë me presidentin për merkaton.

?Jam totalisht i zhgënjyer nga lojtarët që luajtën pjesën e dytë. Duket qartë që kemi pak alternativa në ekip dhe sigurisht që kjo na penalizon. Do të flas me presidentin për të riparë mundësinë e të ndërhyrjes sërish në merkato. Të paktën shoh që mesfusha duhet përforcuar, pasi është reparti me më pak mundësi për të ndërhyrë me zëvendësime.

Tani ka ardhur koha që në ndeshjet miqësore të shohim edhe rezultatet pasi këto do të jenë të rëndësishme në vazhdim. Nuk duhet të ngelemi vetëm me lojën e cila deri tani ka qenë e kënaqshme. Na mungojnë futbollistët, të cilët ende nuk na janë bashkuar apo që janë jashtë për shkak dëmtimi?, mbylli Memelli.

Lajmet e fundit nga