LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Koronavirusi do të jetë këtu përgjithmonë/ Si të mësohemi të bashkëjetojmë me të

20 Gusht 2021, 11:02, Blog CNA
Koronavirusi do të jetë këtu përgjithmonë/ Si të

Në vitet 1980, mjekët në një spital anglez u përpoqën të infektonin qëllimisht 15 vullnetarë me një koronavirus. Covid-19 nuk ekzistonte ende. Mjekët po studionin efektet e një koronavirus që i përket të njëjtës familje të quajtur 229E, dhe që shkakton të ftohurën e zakonshme.

229E është sa i kudogjendur,po aq edhe i errët. Shumica prej nesh janë prekur prej tij, ndoshta në fillim si fëmijë. Por format e sëmundjes u shfaqën aq të lehta sa mezi dalloheshin. Në fakt nga 15 vullnetarët e rritur që morën koronavirusin 229E nëpërmjet hundës, vetëm 10 u infektuan, dhe nga ata, vetëm 8 zhvilluan simptoma të së ftohurës së zakonshme.

Vitin tjetër, mjekët e përsëritën sërish eksperimentin e tyre. Ata gjurmuan të gjithë vullnetarët e eksperimentit të parë përveç njërit, dhe u spërkatën sërish në hundë koronavirusin 229E. Gjashtë nga të infektuarit e mëparshëm u infektuan sërish, por herën e dytë asnjë prej tyre nuk shfaqi simptoma.

Mjekët supozuan se imuniteti kundër infeksionit zvogëlohet me shpejtësi, dhe ri-infektimet janë të zakonshme. Por infeksionet pasuese ishin më të lehta, madje asimptomatike. Shumica prej nesh ka të ngjarë jo vetëm të jenë infektuar më parë me 229E, por ndoshta ne kemi qenë të infektuar më shumë sesa një herë.

Pastaj, në pranverën e vitit 2020, shkencëtarët nisën urgjentisht kërkimet për të dhëna për imunitetin ndaj një koronavirusi të ri-zbuluar tek ky hulumtim i vjetër. Para shfaqjes së SARS-CoV-2, që shkakton sëmundjen e Covid-19, midis njerëzve qarkullonin vetëm 4 koronaviruse të njohur, përfshirë 229E.

Të katër këta koronavirusë shkaktojnë të ftohurën e zakonshme, dhe në skenarin më optimist, ekspertët thonë se koronavirusi i ri do të përfundojë si i pesti në këtë listë. Në këtë rast, Covid-19 mund të duket më shumë si një e ftohur e zakonshme.

Një e ardhme e tillë, mund të jetë e vështirë të imagjinohet tani që njësitë e kujdesit intensiv nëpër spitale po popullohen sërish gjatë valës së re të pandemisë të shkaktuar nga varianti Delta. Por një ditë dhe në një mënyrë a tjetrën, pandemia do të përfundojë.

Pra, ai nuk do të eliminohet, por nuk do ta ndryshojë më jetën tonë. Në këto kushte, do të ketë më pak shtrime në spital dhe më pak vdekje nga Covid-19. Rastet mund të vazhdojnë të rriten dhe bien sipas një skenari të diktuar ndoshta nga sezonet, por do të shmangen rezultatet më të këqija.

Ne nuk e dimë saktësisht se si filluan 4 koronaviruset e së ftohurës së zakonshme të infektojnë njerëzit. Por disa kanë spekuluar se të paktën njëri prej tyre shkaktoi dikur një pandemi. Nëse imuniteti ndaj koronavirusit të ri do të dobësohet si me të tjerët, atëherë ai do të vazhdojë të shkaktojë infeksione të reja dhe të përhapet me tej dhe gjithnjë e më shumë me kalimin e kohës, por në forma më të buta.

?Kjo është diçka me të cilën do të duhet të jetojmë?- thotë Riçard Uebi, studiues i sëmundjeve infektive.?Dhe për sa kohë që ai nuk ndikon në kujdesin shëndetësor në tërësi, atëherë mendoj se mundemi. Koronavirusi nuk do të jetë më i ri për sistemet imune apo shoqërinë tonë?- thekson ai.

Endemiciteti si fund-loja e Covid-19 duket mjaft i qartë, por jo mënyra se si të arrijmë deri atje. Kjo ndodh pjesërisht sepse rruga varet nga ne. Pasi siç ka shkruar kolegu im Ed Jong , fakti që Covid-19 mund të bëhet endemik, nuk do të thotë që ne duhet të heqim dorë nga të gjitha masat mbrojtëse paraprake.

Sa më shumë që mundemi ta rrafshojmë kurbën tani, aq më pak spitale do të mbingarkohen, dhe më shumë kohë do të blejmë për të vaksinuar të pa vaksinuarit, përfshirë fëmijët. Lënia e virusit që të prekë njerëzit e pa vaksinuar mund të na çojë drejt një endemiciteti më të shpejtë, por në të njëjtën kohë virusi do të vrasë më shumë njerëz.

Rruga drejt shndërrimit në endemik të Covid-19 do të varet gjithashtu nga fakti se sa virusi vazhdon të pësojë mutacione. Varianti Delta i prishi planet e SHBA-së për rihapjen e plotë gjatë kësaj vere. Dhe me kaq shumë pjesë të botës që mbeten ende të prekshme nga infeksioni, virusi ka shumë mundësi për t?u shndërrua në variante të reja, të cilat mund të rrisin aftësinë e tij për t?u përhapur dhe ri-infektuar.

Për shembull, nivelet e antitrupave që neutralizojnë me shpejtësi SARS-CoV-2 bien me kalimin e kohës, siç ndodh kundër shumicës së patogjenëve. Por rezerva e qelizave B dhe qelizave T që e njohin virusin qëndrojnë aty në pritë. Kjo do të thotë që imuniteti kundër infeksionit mund të dobësohet, por mbrojtja kundër sëmundjeve të formës së rëndë dhe vdekjes është shumë më e qëndrueshme.

Mbrojtja kundër sëmundjeve të rënda dhe vdekjes ishte në fakt edhe synimi fillestar i vaksinave. Vaksinat kundër viruseve të frymëmarrjes mbrojnë rrallë kundër infeksionit të plotë, pasi ato janë më të afta në nxitjen e imunitetit në mushkëri sesa në hundë, ku krijojnë bazën e parë viruset e frymëmarrjes.

Pastaj erdhën surpriza më pak të këndshme:variantet e reja si Beta, Gamma, dhe tani Delta, që e zbehin mbrojtjen që ofrojnë vaksinat . ?Tani ne jemi aty ku menduam se do të ishim një vit më parë. Vaksinat na mbrojnë ende kundër sëmundjeve të rënda, siç edhe pritej, por imuniteti i tufës duket sërish i paarritshëm. Virusi do të vazhdojë të qarkullojë, por më pak njerëz do të sëmuren, dhe akoma më pak do të shtrohen në spital apo të vdesin?- thotë Kerron.

Në rastin më të mirë, Covid-19 do të ndjekë të njëjtin model, me infeksionet pasuese që do të jenë të lehta. Në një skenar më pak të mirë, Covid-19 do të shfaqet si gripi, që vret 12.000- 61.000 amerikanë në vit, në varësi të ashpërsisë së sezonit. Por vdekjet do të jenë të krahasueshme ne normat aktuale./CNA.al

Lajmet e fundit nga