LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dogji një sipërfaqje pylli/ Shpallet në kërkim 20-vjeçari

20 Gusht 2021, 07:56, Aktualitet CNA
Dogji një sipërfaqje pylli/ Shpallet në kërkim

Policia e Elbasanit ka shpallur në kërkim një 20-vjeçar me iniciale I.H, i cili dyshohet se ka vendosur zjarr në fshatin Rrajcë Skënderbe, në vendin e quajtur ?Guri i Dhelprës?. Si pasojë është djegur një sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme.

 ?Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, specialistët për Hetimin e Krimit në Stacionin e Policisë Prrenjas, shpallën në kërkim policor shtetasin: I.H., 20 vjeç, banues në fshatin Rrajcë Sutaj, Prrenjas. Ky shtetas dyshohet se është autori i zjarrvënies në fshatin Rrajcë Skënderbe, në vendin e quajtur ?Guri i Dhelprës?, pjesë e parkut kombëtar Shebenik-Jabllanicë, ku si pasojë është djegur një sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme?, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan i ka bërë apel të gjithë banorëvë që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie pasi do përballen me ligjin./CNA.al

Lajmet e fundit nga